Sot debati në Kuvend/ Buxheti dhe paketa fiskale, pikat që ndajnë të majtën, nga taksat tek tatimet dhe akciza

0
105

Gëzim Saliu

Opozita s’merr pjesë në diskutim, krahas kundërshtive pritet miratimi në parim për tu rikthyer diskutimi nen për nen në komisione. 40 deputetë të regjistruar për diskutim

seanceparlamentPas miratimit në parim në komisionet parlamentare, projektbuxheti  i vitit 2015 dhe paketa fiskale që e shoqëron atë, do të diskutohen sot në në Kuvend. Seanca plenare që do të nisë në orën 11:00, do të mundësojë miratimin në parim të ligjit më të rëndësishëm të financave publike, por vetëm votat e mazhorancës, pasi opozita për shkak të bojkotit parlamentar, nuk do të jetë e pranishmë në diskutim. Por pavarësisht mungesës së opozitës, oponenca duket se nuk do të mungojë në Parlament, pasi 40 deputetë të mazhorancës të regjistruar për diskutim, pritet të shprehin qëndrimet e tyre mbi ndarjen e parasë publike për vitin e ardhshëm. Më parë në komisionet parlamentare, disa prej tyre kanë shfaqur rezerva, duke ngritur shqetësimin se buxheti nuk arrin të realizojë premtimet kyçe si ulja e papunësisë apo uljen e borxhit publik. Po ashtu, rezerva janë shfaqur edhe për rritjen e disa taksave, siç parashikohet në paketën fiskale. Ndërkaq një tjetër pikë që ndan qeverinë nga deputetë e majtë është ajo që lidhet me propozimin e Ministrisë së Financave për heqjen e akcizës së pijeve energjike. Komisioni i Ekonomisë, i përfaqësuar nga kryetari Erjon Braçe pritet të propozojë rrëzimin e këtij propozimi, pasi sipas të majtëve pikërisht një vit më parë më këmbënguljen e trye u vendos për akcizën e këtyre pijeve. Nga ana e saj, opozita ka kundërshtuar ashpër buxhetin dhe paketën fiskale, ku ekspertët e PD kanë argumentuar se qeveria po rrit taksat për qytetarët, ndërsa nuk ka parashikuar asnjë plan zhvillimi, asnjë rritje pagash dhe asnjë investim. Ndërkohë sipas qeverisë, pr/buxheti 2015 parashikon rritje të ndjeshme të të ardhurave, me rreth 49 miliardë lekë, një rritje modeste të shpenzimeve dhe ulje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik deri në 70.6% të GDP-së. Këto shifra përbëjnë një angazhim të qeverisë të marrë para FMN-së, me qëllim konsolidimin e financave publike.

 

Pikat e debatit për paketën fiskale

Paketa fiskale sipas qeverisë ka 14 masa në tërësinë e tyre, ku tre masa realizojnë gjenerim të ardhurash, kurse 11 masa janë lehtësim i biznesit dhe qytetarit, konsumatorit, individit në Shqipëri. Njëkohësisht, hartimi i paketës fiskale 2015 është bërë në drejtim të mbështetjes së reformave të qeverisë për vitin 2015, për disa sektorë të ekonomisë, duke hequr TVSH për produktet e jo-jetës prej 20% dhe aplikimi i një takse mbi primin prej 3%. Po ashtu, kjo paketë mbështet edhe rafineritë vendase, duke hequr taksën doganore të naftës bruto prej 10%. Sektori i pensioneve vullnetare, është një tjetër sektor që mbështet gjatë vitit 2015 duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale kontributet në fondet vullnetare të pensioneve që në momentin e kontributit. Po ashtu planifikohet rritja e rentës minerare për pushtetin vendor dhe heqja e kushtëzimit me transfertën e pakushtëzuar, duke rritur kështu financat e pushtetit vendor. Por ndërsa këto pika janë mirëprnuar janë disa ndryshime të tjera të paketës që nuk janë pritur mirë si nga një pjesë e deputetëve ashtue dhe edhe nga grupet e interesit apo edhe qytetarët. Kështu tatimi mbi të ardhurat personale synon ndryshimin e normës së taksimit mbi të ardhurat personale nga 10% në 15%, përveç normës së tatimit mbi të ardhurat e përfituara nga paga që u ulën vitin e kaluar me Paketën Fiskale 2014. Po ashtu taksa e qarkullimit është një taksë tjetër që synohet të rritet me 10 lek / litri për naftën dhe benzinën, masë e cila gjithashtu ka hasur kundërshti.  Në të njejtën linjë edhe propozimi për heqjen e akcizës së pijeve energjike është kundërshtuar fort nga një pjesë e mirë e deputetëve të majtë, të cilët i janë kundërvënë nismës së Ministrisë së Financave.

 

Diskutimi për projektbuxhetin

Qeveria planifikon që vitin e ardhshëm të ardhurat totale të arrijnë në 27.8 për qind e Prodhimit Kombëtar, me një rritje prej 49 miliardë lekësh krahasuar me këtë vit.  Totali i të ardhurave buxhetore për vitin 2015 është parashikuar në nivelin rreth 414.4 miliardë lekë ose rreth 27.8% e PBB, me një rritje në terma nominalë prej 49.7 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2014.  “6 vite të qeverisjes së Partisë Demokratike realizojnë shtesë të ardhurash vetëm 75.6 miliardë lekë. Vetëm 2 vite të kësaj qeverie, realizojnë 87.3 miliardë lekë. Atë që realizohet në 2 vite, nuk është realizuar as në 6 vite më parë”, ka theksuar ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Totali i shpenzimeve publike për vitin 2015 është planifikuar të arrijë 475 miliardë lekë ose rreth 31.7% e PBB. Niveli total i investimeve publike i parashikuar për periudhën 2015-  2017, reflekton një trend konstant përgjatë kësaj periudhe me një mesatare prej 5.3% të PBB.  Por pavarësisht parashikimeve optimiste të qeverisë, projektbuxheti ëështë kundërshtuar hapur nga demokratë, të cilët përmes analizimit të shifrave kanë pohuar se qeveria dhe mazhoranca e majtë nuk ka përmbushur në asnjë pikë të tij premtimet për shëndetësi falas, legalizime falas e ulje taksash.

 

 Ulen 15 taksa/ Rama:Projekti i 2015-ës,kush ka më shumë paguan më shumë. Sa do marret pas heqjes së fashës

Kryeministri Rama u shpreh dje krenar për arritjet e vitit të parë të qeverisjes së majtë.  “Nesër (sot) diskutojmë buxhetin e ri; krenarë për arritjet e vitit të parë e ambiciozë për një tjetër vit domethënës në rrugën e Rilindjes që duam”, shkruante kryeministri në rrjetin social. Ndërkaq në reagimin e tij, kreu i qeverisë u përqëndrua tek premtimi për taksën progresive.  “Projekti i vitit tjetër besnikërisht në përputhje me frymën e Rilindjes: Kush ka më shumë paguan me shumë kush merr me pak paguan më pak!”, tha ai. Sipas Ramës, ndryshimet do të jenë reale sepse do të zeron dhe ulen 15 taksa. “Zerohen ose ulen 15 taksa për nxitjen e prodhimit, konsumit, mbrojtjes mjedisore; falen kamatëvonesat për sigurimet në fshat. Ndryshime reale”. Më tej, kryeministri pohoi se me këtë buxhet do të ketë ,: “mbështetja për bujqësinë përmes një paketë financiare afro 100% më të larte se në vitin 2013. Buxheti2015 vazhdon rruga e ndryshimit real”. Sa i përket heqje së fashës, kreu i qeverisë bëri të ditur se,: “+10 mln USD për familjet në ndihmë ekonomike e personat me aftësi të kufizuar dhe 16 mln USD direkt pas heqjes së fashës 300kw”.

 

LSI, Vasili: Opozita të bëhet pjesë e kryedebatit të politikës

Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri dje apel opozitës që të thyejë bojkotin parlamentar dhe të bëhet pjesë e diskutimit për të përmbushur detyrimin e saj elektoral dhe kushtetues. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili theksoi se është e pavend që opozita ti mungojë kryedebatit të politikës. “Oponenca konstruktive dhe me fakte siguron formësimin e alternativave të tjera. Opozita sado që të përpiqet ti shmanget, salla e parlamentit është rruga e pashmangshme e saj nëse ajo do të jetë korrekte me votat që elektorati i ka besuar. Asnjë nuk e ndalon opozitën të ketë disa axheda, por asnjë nga këto nuk mundet dhe nuk zëvendëson dot detyrimin elektoral dhe kushtetues për ta bërë këtë në sallën e parlamentit. Të pagabueshëm në këtë botë nuk ka, asnjë nuk ka monopolin e të vërtetës absolute, debati kthjellon dhe evidenton qartë kush ka të drejtë dhe kush jo”, deklaroi Vasili. Ndërkaq lidhur me pr/buxhetin 2015, Vasili theksoi se është një buxhet i orientuar drejt objektivave, duke e larguar vendin sipas tij nga çdo lloj aventure e karakterit ekonomik. “Eshtë për tu shënuar rritja e subvencionit për bujqësinë. Shtesat e buxhetit në arsim dhe shëndetësi janë provë se nuk mbeten thjesht prioritete deklarative, por paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë atje ku është dhe problematika kryesore”, deklaroi Vasili.

 

Ish-kryeministri/ Berisha: Rama kërcënime fizike gjyqtares në Krujë

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi dje se kryeministri i vendit ka kërcënuar gjykatësen në qytetin e Krujës lidhur me lirimin që kjo e fundit i bëri një të arrestuari mbi aksionin e vjedhjes së eenrgjisë elektrike. Sipas deputetit demokrat, në mugesë totale të provave, gjykatësja e ka liruar të arrestuarin e policisë, gjë që theksoi Berisha solli kërcënimin e kreut të qeverisë.  “Rama vazhdon sulmet e egra, kërcenimet fizike ndaj gjykatësve, – shkruan Berisha, – që për mungesë të plotë të provave, lirojnë të arrestuarit e Policisë për abuzim me energjinë elektrike. Kështu, dy javë më parë Rama kërcënoi me jetë gjykatesën e nderuar të Kukësit pse nuk mbajti në burg, babain e papunë dhe pa ndihmë sociale, të tre femijëve.  Pesë ditë më parë, Rama, si skizofren, kërcënon gjykatesën e Krujës, të cilën pasi e shan me gjuhë ordineri i thotë: “Ti ke shkurtuar afatet, une të shkurtoj këmbët”. Kurse gjykatësja e guximshme i përgjigjet: “Ti je rrugaç, nuk je kryeministër!” . më tej, Berisha i bëri thirrjes Prokurorisë së Shtetit,: “që të përdorë të gjithë forcën e ligjit ndaj këtij të semuri psikik, për ta vendosur para drejtësisë dhe për ta detyruar të vizitohet për aktet e tij të papërgjegjshme, kërcënimet antikushtetuese dhe antiligjore që u bën thuajse çdo ditë gjykateësve por dhe qytetarëve të tjerë të vendit!”.

 

Ngërçi këstit/ Sot FMN në Tiranë, do jepen 26 mln euro?!. Diskutohet edhe buxheti e energjia

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërrin sot në Tiranë, për të vijuar bisedimet me qeverinë, që u lanë përgjysmë në muajin shtator. Dy janë temat kryesore ku do të përqëndrohen negociatat dypalëshe, ku kryesore mbetet diskutimi në realizimin e kritereve të performancës, që do të mundësojnë lëvrimin e këstit të prapambetur të kredisë së FMN-së dhe këstit të radhës, disbursimi i të cilave pritet të bëhet brenda dhjetorit të këtij viti. Pjesë e bisedimeve të sotme do të jenë edhe buxheti i shtetit, që pritet të miratohet në parim nga parlamenti në seancën plenare dhe më pas të rikthehet në komisionet parlamentare për diskutimin nen për nen. Diskutimet e qeverisë me FMN-në do të përqëndrohen edhe tek situata në sektorin energjetik, ku brenda dhjetorit, Enti Rregullator i Energjisë do të marrë vendimin për tarifat e reja që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari.  Lidhur me ardhjen e FMN-së, zv.ministri Meta ka pranuar se me Fondin do të diskutohen një sërë çështjesh, por ka anashkaluar lëvrimin e këstit të radhës. “Po vjen një mision i radhës i FMN, ne kemi pasur misione të shpeshta, qoftë asistence, qoftë konsultimesh me ta. Do të thosha që marrëdhëniet janë shumë të mira. Sigurisht ka debate për një sërë çështjesh, por ne dakortësojmë për vendimet kryesore”, ka theksuar ai. Ndërkaq zv.ministri ka premtuar se brenda këtij muaji do të filloj shlyerja e detyrimeve të prapambetura   për bizneset. “Pagesa e detyrimeve të prapambetura të pjesës tjetër që ishte parashikuar të paguhej brenda këtij viti, do të fillojë brenda këtij muaji. Pra deri tani janë paguar 260 milionë dollarë. Nga fundi i këtij muaji deri në në fund të vitit parashikohet të paguajnë edhe 90 milionë dollarë, 9 mld lekë, pjesë e 350 milionë dollarëve detyrime të prapambetura që ishte parashikuar të paguanim për këtë vit”, tha ai. Afati për të marrë këstin e trete të kredisë referuar marrëveshjes ishte 22 tetori, por FMN-ja dhe qerveria nuk arritën dakordësi për temrat e plotë të këstit në atë kohë, Megjithëse sipas qeverisë shtyrja e vendimit te bordit te Fondit Monetar per 26 mln eurot nuk përben problem, nga ana tjetër ai ka detyruar ekzekutivin që të kërkojë financime në tregun e brendshem duke rritur presionin mbi tregun e letrave me vlerë.

 

70-vjetori i çlirimit të kryeqytetit,/ Bashkia e Tiranës nderon veteranët e LANÇ

Bashkia e Tiranës ka nderuar dje me çerfitikata mirënjohjeje për kontributin e tyre në çlirimin e Tiranës me titujt “Heroi i Kombit” dhe “Nderi i Popullit”, veteranët që me guxim, 70 vjet më parë luftuan ndaj pushtuesve nazifashistë. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, tha se sot 70 vjet më pas, Tirana dhe Shqipëria është e lirë por përballet ende me sfida.“70 vite me vone shqiperia nuk eshte me e pushtuar dhe as ne lufte me ndonje vend tjeter. Kosova eshte e pavarur dhe shqiptaret jetojne ne nje vend te lire, pjese te familjes europiane, pjese e demokracive perendimore. Edhe 70 vjet me vone sfidat e shoqerise shqiptare jane po aty”. Nga ana tjetër, ai tha se ,: “kjo lufta jone nuk eshte aq e veshtire sa ajo qe ju veteran bëte dje. Neve sot na kërkohet: kur sistemi vihet ne rrezik, nga diktatura te hapura, apo te kamufluara, kur antivlerat si shkelja e ligjit apo korrupsioni duket se jane bere rregullat kryesore te lojes. Dhe kur vlera me e madhe per njeriun duket se eshte pasuria apo kapja e nje rangu te larte shoqeror”. Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës, Bashkia por edhe pushteti qëndror kanë organizuar një sërë aktivitetesh mes tyre, ekspozita, ndërhyrje infrastrukturore në varrezat e dëshmorëve, botimi i një albumi me fotografi të panjohura të luftës, konferenca shkencore etj. Certifikat e mirëonjhjes u dorëzuan dje për: Rrahman Parllaku, Skënder Malindi, Edip Ohri, Myfi Guxholli, Liri Belishova, Sotir Budina , Flora Dishnica, Themistokli Çule, Dhimitër Ndrenika, Tase Çorri, Isuf Imeraj, Jorgji Terca, Petrit Hajdëri (Çami), Beqir Pepa, Jani Dori, Xhavit Ferra, Fiqiri Karapici, Filloreta Fejzo, Zenel Hoxha dhe Zekie Voshtina

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency