Ndahet nga jeta këngëtari Doktor Flori

0
170

Doktor-Flori1-620x600Këngëtari i njohur, Doktor Flori ka ndërruar jetë paraditen e sotme për shkaqe ende të paqarta.

Vdekja e tij u konfirmua nga mjekët e Urgjencës në Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, të cilët thanë se këngëtari mbërriti i vdekur në spital rreth orës 10 e 20 të kësaj të hëne. Aktualisht trupi i këngëtarit ndodhet në morgun e urgjencës ku dhe do t’i nënshtrohet autopsisë për të nxjerrë shkaqet e vdekjes. Florian Kondi i njohur ndryshe dhe si Doktor Flori është autor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë. Ai ka qenë pjesëtar i grupit West Side Family si dhe fitues i disa çmimeve në eventet muzikore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency