Mosmarrëveshje mbi moshën e Sfinksit dhe Piramidës së Madhe

0
129

piramida e madheNë vitin 1993, “NBC” në Amerikë transmetoi “Mysteries of the Sphinx”, i cili paraqiste evidence gjeologjike që Sfinksi ishte të paktën dyfish më i vjetër (9000 vjet) sesa deklaronin egjiptologët. Është bërë shumë i njohur si “Debati i Erozionit të Ujit”. Egjiptologu autodidakt, John Anthony West solli në qendër të vëmendjes çështjen e erozionit përpara gjeologut Dr. Robert Schoch. Ata shkuan në Egjipt dhe filluan një hetim shumë intensiv. Mbasi studioi Sfinksin, gjeologu pranoi opinionin e West-it dhe bashkërisht publikuan zbulimin e tyre. Dr. Zahi Hawass, personi përgjegjës për monumentet e Gizës nuk priti asnjë minutë për të nisur një fushatë të ashpër kriticizmi publik ndaj të dyve. Egjiptologu me famë, Dr. Mark Lehner, i cili konsiderohet si eksperti më i mirë në botë për Sfinksin, iu bashkua këtij sulmi. Ai akuzoi West dhe Schoch si “injorantë dhe aspak sensitivë”. Kjo akuzë ishte shumë interesante, pasi spostoi çështjen nga një plan profesional në një plan personal. Nuk trajtoi aspak faktet apo vetë çështjen dhe mbi të gjitha ishte shumë jo shkencore. Tani duhet të kuptojmë teknikën standarde të diskreditimit që aplikohet ndaj kujtdo që guxon të vërë në dyshim teoritë e pranuara prej kohësh. Largimi i fokusit nga objekti kryesor dhe “personalizimi” i debatit është një strategji shumë efikase, e cila përdoret shumë shpesh nga politikanët që ndihen të pasigurtë për pozicionet e tyre. Hawass dhe Lehner i bënë apel statusit të tyre të të paprekshmëve dhe autoritetit. Në këtë rast, logjika normale të shtyn të mendosh që në këtë pikë deklaratat e një gjeologu janë shumë herë më bindëse. Pak kohë më pas Schoch, Hawass dhe Lehner u ftuan të debatonin çështjen në Shoqërinë amerikane për Avancimin e Shkencës. West nuk u lejua të merrte pjesë me pretendimin që atij i mungonin kredencialet e duhura. Kjo përbën dhe anën tjetër të arrogancës së sistemit: vetëm shkencëtarët me diplomë mund të praktikojnë shkencën. Janë dy filtra, të cilët mbajnë larg studiuesit e pavarur dhe pa kredenciale: kredencialet dhe rekomandimet. Dhe nëse të mungon e para është e kotë të kërkosh të dytën. Pra, West u ndalua që të merrte pjesë. Që nga ajo kohë elementet e debatit janë rrahur para e mbrapa pa zgjidhur asgjë. Është e njëjta gjë me debatin që ekziston mbi faktin sesi u ndërtua Piramida e Madhe e Gizës dhe nga kush. Kjo sjell në skenë çështjen e “Gënjeshtrës së Madhe” dhe sesi është prezantuar për gjenerata të tëra përpara gjithë njerëzimit. A është e mundur që një shkencëtar i mirëfilltë, i trajnuar dhe i përgatitur në nivele të larta, të besojë se 2.3 milionë gurë ku disa prej tyre peshojnë 70 ton, të jenë transportuar dhe ngritur me metoda primitive? Kjo duket e pamundur e megjithatë ata shkruajnë libra dhe mbrojnë këtë teori kundër teorive të tjera alternative. Dhe si rezultat duhet të kuptojmë që ata nuk do e bënin veten e tyre subjekt të një testi të tillë kaq demaskues. E vetmja gjë që egjiptologët kanë bërë është rrëzimi i teorive alternative duke përdorur teknika aspak të ndershme. Po çfarë e shtyn një shkencëtar të fshehë të vërtetën dhe t’i shmanget çdo testimi të hipotezave që ngrenë të tjerët? Motivimet e tyre janë po aq transparente. Nëse mund të provohet që Piramida e Madhe nuk u ndërtua nga egjiptianët dhe as në vitet 2500 p.e.s., duke përdorur metoda primitive apo që Sfinksi të datohet në vitet 9000 p.e.s., atëherë e gjithë “ndërtesa prej letre” mund të shembej brenda një çasti. Këndvështrimet ortodokse mbi evolucionin kulturor janë të bazuara në një kronologji që thotë se civilizimi ka filluar në Sumeri jo më herët se 4000 vjet p.e.s. Teoria nuk lejon që të ketë ekzituar një civilizim përpara kësaj kohe. Fundi i diskutimit.

 

Sekretet e jetës në det

Arkeologët kanë zbuluar gjurmë të vjetra afër 7000 vjet në Danimarkë dhe kjo mund të ofrojë një pasqyrë themelore se si njeriu ka jetuar buzë detit dhe si ka luftuar me çuditë e detit. Dy fërkeme të këmbës së njeriut i kanë zbuluar arkeologët e Loland-Falster.
Fërkemet u gjetën në fjordin tharë të ujdhesës daneze Loland, sipërfaqja e të cilës përshkohet nga përroska e ujdhesa është shumë e shpërndarë. Gjurmët janë gjetur afër bregut ku mendohet të ndaleshin anijet e aty është gjetur një rrjetë e ndërthur peshkimi e vjetër 3.000 e cila ishte përdorur në epokën e gurit.
Është hera e parë që në këtë ajon zbulohen fërkeme njerëzish të cilat mendohen të jenë 5000 ose 2000 vjet para epokës sonë.
Sipas arkeologëve, gjurmët dëshmojnë se banorët e asaj kohe ishin përpjekur të ruanin sistemin për peshkim para se ai të mbulohej nga uji e zalli. Në afërsi janë gjetur edhe eshtra kafshësh të cilët mendohen të kenë qenë ushqim i këtyre njerëzve.

 

Deklarohet e vdekur, 91-vjeçarja zgjohet në morg pas 11 orësh

Mjeku e deklaron të vdekur, 91-vjeçarja zgjohet në morg pas 11 orësh. Kur ajo hap sytë thotë se ndjen ftohtë dhe ka nevojë për një supë të ngrohtë.
Ngjarja ka ndodhur në Poloni, ku e moshuara është gjetur në banesën e saj nga mbesa. Kjo e fundit vëren se Janina Kolkiewicz nuk merrte frymë dhe nuk reagonte. Ajo telefonon mjekun, i cili e deklaron të vdekur.
Rreth 11 orë më pas, me certifikatën e vdekjes trupi i dërgohet morgut, ndërkohë që të afërmit përgatiteshin për funeralin. Ata nuk e besuan kur morën një telefonatë nga morgu, të cilët thanë se hallë Janina ishte gjallë dhe shumë mirë me shëndet. Pas kësaj gruaja u dërgua në shtëpi.
Doktor Weslawa Czyz, i cili kishte konstatuar vdekjen e saj, thotë se nuk e kupton se çfarë ka ndodhur. “ Isha i sigurt që ajo kishte vdekur”,-tha mjeku i hutuar. Janina nuk mban mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur, përveç faktit se u ankua se kishte pak ftohtë. Ajo që është e sigurt, është fakti se për ta deklaruar 91-vjeçaren të vdekur, duhet ta mendojnë dy herë një gjë të tillë.

 

Sonda robotike evropiane ulet në kometë

Agjencia Evropiane e Hapësirës uli një sondë robotike në një kometë në lëvizje, gjysmë milionë kilometra larg Tokës.
Drejtori i Agjencisë, Thomas Reiter tha se kjo arritje historike është një përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjeve për origjinën e universit.
Sonda Philae u ul sot mbi kometën e njohur si 67P Churyumov-Gerasimenko, shtatë orë pasi u shkëput nga anija e hapësirës Rosetta, që e transportoi sondën deri skajet më të largëta të sistemit diellor.
Sonda do të kryejë një seri eksperimentesh shkencore për eksplorimin e përbërjes së kometës.
Kontrollorët në qendrën e operacioneve të Agjencisë Hapësinore Evropiane në Gjermani kishin konfirmuar se sonda Philae ishte shkëputur me sukses nga anija Rosetta sot paradite për të filluar zbritjen e saj në drejtim të sipërfaqes së Kometës 67P.
Me që kometa që udhëton më shumë se 400 milionë kilometra larg Tokës, u deshën disa orë para se kontrollorët të merrnin konfirmim se sonda u ul.
Anija Rosetta 1.7 miliardë dollarëshe bëri takimin e parë me kometën në gusht. Rosetta do të shoqërojë Kometën 67P deri vitin e ardhshëm dhe do ta vëzhgojë atë ndërsa i drejtohet diellit.
Fotografitë e dërguara në Tokë nga Rosetta tregojnë shkëmbinj të thepisur dhe shtresa akulli në sipërfaqen e kometës.
Shkencëtarët shpresojnë se Rosetta – e emëruar pas gurit që ndihmoi në kuptimin e gjuhës heroglife të egjiptianëve të lashtë – do të ofrojë më shumë të dhëna për mbetjet shkëmbore dhe të grira nga krijimi i sistemit diellor.

 

Krijesat mistike ekzistojnë

 

 CHUPACABRA

Chupacabra, që në spanjisht do të thotë gjakpirës bagëtish, u raportuan për herë të parë në vitin 1995 në Porto Riko, kur tetë dele u gjetën të ngordhura dhe u qe thithur gjaku, sipas CNN. Pamje të tilla janë raportuar gjithashtu në Teksas, Maine, Minesota, Missouri, Misisipi, Borneo dhe Vietnam. Ndërsa raportet nga Porto Riko thanë se ishte një krijesë e komplikuar 3-këmbë e gjatë që ecën drejtë, ajo është përshkruar tani në mënyrë tipike, si një kafshë me katër këmbë. Një artist ka fantazuar një Chupacabra. Në disa raste, janë kapur chupacabras të supozuara. Por sipas National Geographic, shkencëtarët kanë përdorur një kombinim të sekuencave të ADN-së dhe teorisë evolucionare për të përcaktuar se chupacabras të dyshuara janë me të vërtetë vetëm ulkonja që vuajnë nga zgjebja, një sëmundje e lëkurës të shkaktuara nga insekte parazitare që i bëjnë gjitarët të humbasin leshin e tyre.

 

Popo Bawa

Popo Bawa, që do të thotë “krah lakuriqi” në suahilisht, është një krijesë demoniake me origjinë nga Tanzania. Raportimet e Popo Bawas së parë fillojnë në Pemba, një ishull në brigjet e Tanzanisë, por tregime të qënies u përhapën shpejt në Zanzibar dhe me raste kanë arritur edhe në kontinent. Sipas një raporti të BBC në një nga sulmet e dyshimta në kryeqytetin e Tanzanisë, Popo Bawa transformon veten nga një lakuriq në një njeri gjatë natës dhe sulmon seksualisht viktimën në gjumë. Ndërsa shumica e viktimave të tij thuhet se janë burra, gratë pretendojnë se kanë qenë gjithashtu në shënjestër. Në vitin 2001, një varg i sulmeve të dyshuara çoi në panik aq të përhapur në Zanzibar, sa shumëbanorë zgjodhën të flinin jashtë shtëpive të tyre, duke besuar se demoni godet vetëm ata që janë në komoditetin e shtretërve të tyre, raportoi BBC. Në vitin 2008, emisioni mbi realitetin “Destinacioni: E vërteta” në kanalin Syfy bëri Popobawa-n qendrën e njërës prej hetimeve të saj. Sipas një raporti në faqen e internetit të këtij kanali, “skeptikët insistojnë se raportime për sulme të tilla janë të makthe të këqija, me shumë gjasa të ardhura nga episode të paralizës në gjumë.”

 

MOKOLE MBEMBE

Shumë nga Eksploruesit e hershëm të pellgut të Kongos kanë shkruar për një bishë tjetër në bote të cilën ata e kanë vërejtur ose dëgjuar në tregime gjatë udhëtimeve të tyre. Me një qafë të gjatë dhe një trup të rëndë, krijesa është përshkruar si një përbindësh që banon në ujë, që duket si një dinosaur sauropaud, sipas National Geographic. Ajo është e njohur si Mokole Mbembe në rajonin Likouala të Kongos, e cila thuhet të jetë në shtëpinë e saj. Deri më sot, ka pasur më shumë se 50 ekspedita që janë përpjekur të kuptojnë, nëse krijesa është specia e fundit e mbijetuar e një dinosauri. Deri tani, shkencëtarët kanë dalë duarbosh. Megjithatë, sipas BBC, 80 për qind e rajonit Likouala të Kongos ende nuk është pasqyruar në hartë. Kjo është 66.000 kilometra katrorë të terrenit të pashkelur. “Unë do ta vendosja Mokele-Mbembe në të njëjtën kategori si përbindëshin e liqenit Ness,” i tha BBC Bill Laurance, një profesor në Universitetin James Cook në Australi. “Ndjesia ime është se mundësia e ekzistencës së krijesës në të vërtetë sot është e vogël. Megjithatë, një gjë që ju ta mësoni herët në shkencë, është kurrë mos thoni kurrë. Ne jemi ende duke zbuluar lloje të reja speciesh.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency