ISSH/ Kontributet, Vitet e punës procedura për të bërë pagesën për vitet 1994-2005

0

Nëse personi i interesuar bie dakort për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore

Loading...

pagesa e pensionevePas faljes së kamatvonesave mijëra individë nga fshati i drejtohen zyrave të ISSH-s për të blerë 8 vite pune. Por cila është procedura për të bërë pagesën për të gjitha vitet e punës. Individët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk u ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që në përmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.

 

Shembulli

Një shtetas ka gjithsej 15 vjet periudhë kohore të ndarë në 12 vjet periudhë sigurimi dhe tre vjet të pambuluar me sigurim. Ai dëshiron t’i mbulojë këto tre vjet me sigurim vullnetar. Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi  do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre-vjeçare.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara: Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension ose pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

 

Pagesa për sigurim vullnetar

Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 19 406 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 4 192 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote. Të punësuarit – sigurohen me pagë minimale mujore  19 406 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 4 192 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote. Punëdhënësit – sigurohen me pagë minimale mujore 19 406 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim e kuotë fikse 4 192 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

 

Përfitohet

– Pensionit  të plotë të pleqërisë

– Pensionit të pjesshëm të pleqërisë

– Pensionit të reduktuar të pleqërisë

– Pensionit të invaliditetit

– Pensionit të pjesshëm të invaliditetit

 

Procedura

Personi i interesuar, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentat e mëposhtme:
Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit. Fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon. Fotokopje të letërnjoftimit elektronik/ kartës së identitetit. Nëse personi i interesuar bie dakort për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore . Duke disponuar këtë “Urdhër veprim”, personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”. Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (mandati  arkëtimi në asnjë rast nuk i dorëzohet punonjësit të sigurimeve shoqërore. Ai është personal dhe mbahet nga vetë personi i interesuar). Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë të re në qoftë se nuk ka.

 

Pagesa për vitet e kaluara

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha pas univesitare është me pagesë.
Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë  ato nëpërmjet sigurimit vullnetar. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994, deri në datën që kanë lënë shtetësinë.

Nisma/ Nga 1 janari njehsohen tarifat celulare për thirrjet jashtë rrjetit

Tarifat e telefonisë celulare që nga 1 janari do të njëhsohen. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka marrë një vendim në bazë të të cilit çdo thirrje jashtë rrjetit do të ketë çmim të njëjtë. Altin Rrapaj, Drejtori Rregullator i Tregut pranë AKEP shpjegon se një vendim i tillë synon rritje të konkurrencës dhe më shumë përfitim nga qytetarët. “Vendimet e AKEP synojnë që nga 1 janari, 4 operatorët celularë të mos dallojnë për thirrjet brenda rrjetit dhe jashtë rrjetit, përfshirë edhe ofertat apo minutat e përfshira në oferta. Ky vendim duhet të zbatohen nga operatorët celularë duke filluar nga 1 janari.” Ndërkohë AKEP synon që të balancojë dhe tarifat. Sipas Rrapaj në Shqipëri tarifat vlerësohen në nivel mesatar por përsëri tregu po analizohet. “Ajo që është vënë re është që konkurrenca ka qenë intensive por e fokusuar në tarifat e thirrjeve brenda grupeve brenda rrjeteve dhe këto janë shumë të lira. Ndërkohë tarifat e thirrjeve standarde janë më të larta. Mesatarisht tarifat në Shqipëri janë në nivel mesatar në rajon, madje edhe me e ulët se vendet e BE” Por disa prej kompanive celularesh prehen kundër këtij vendimi pasi sipas tyre ka vetëm synim favorizues.Ndërkohë si shqetësim është ngritur edhe qëndrueshmëria financiere e operatorëve në treg.

 

Loading...