Referendumet/ Rrëzohet propozimi për pezullim i PS-së, KQZ pajisë me formularin tip 129 kërkesa

0
114

Erneta Shevroja

KQZ i hap rrugë referendumeve. Pajisë 126 nga 135 komuna/bashki me formulatin tip ku ata do të shprehen kundër pro ose kundër shkrirjes së komunave dhe bashkive

kqz,Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje kërkesat e 135 komunave dhe bashkive për fillimin e procedurave për referendum kundër reformës së re Administrativo-Territoriale me 61 bashki.  KQZ-ja pasi mori në shqyrtim të gjitha kërkesat e grupeve nismëtare për zhvillimin e referendumit, miratoi kërkesat e 129 komunave dhe bashkive nga 135 gjithsej që kërkonin të merret mendimi i tyre para se të shkrihen. KQZ-ja  me 4 vota pro, vendosi miratimin e kërkesës së nismëtarëve për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum vendor për çeshtjen e qeverisjes vendore të 129 komuna/bashki dhe modelin e fletës tip. Nga numri i përgjithshëm i kërkesave të dorëzuara në KQZ,  6 komuna nuk morën miratimin për pajisjen me fleta tip pasi kishin mungesë dokumentacioni. Fleta tip e miratuar nga Komisioni Zgjedhor përmban pyetjen “Dëshironi që kjo njësi të shkrihet?”.

 

Debati në KQZ

Ndërkohë në fillim të mbledhjes përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj kërkoi pezullimin e vendimmarjes nga ana e KQZ-së për shqyrtimin e kërkesave të grupeve nismëtare,  me argumentin se ndarja e re administratiov-territoriale tashmë është depozituar në Gkykatën Kushtetuese nga deputetët demokrat. Arsyetimi i Gjonçaj ishte se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të priste deri në një vendim përfundimar të Gjykatës nëse do ta hedh apo miratojë ndarjen e re të territorit dhe më pas të fillonin procedurat.  Përfaqësuesi i PS-së kërkoi që grupet nismëtare duhet të ishin prezente në komision, mungesa e tyre arsyetoi Gjonçaj,  tregon se nuk janë qyetatërt që kundërshtojnë ndarjen e re por pas kërkesave fshihen grupe njerëzish që kanë interesa politike. Një tjetër pretendim i Gjonçaj ishte edhe mbështejta ligjore që kanë bërë grupet nismëtare për zhvillimin e referendumit kundër ndarjes së rë të territorit. Ai u shpreh se baza ligjore ku banzohen kërkesat për referendim dhe ajo e deputetëtve të PD-së është e njëjtë. Gjë që sipas tij fakton se mbas të kërkesave të grupeve nismëtare qëndron Partia Demokarike. “Besoj se e dini që në Gjykatën Kushtetuese është duke u zhvilluar ose është paraqitur një  kërkesë nga PD-ja lidhur me shpalljen si anti-kushtetues të ligjit 515, për ndarjen administrative territoriale. Në kërkojnë pezullimin e shqyrtimit për kësaj kërkese banzuar në nenin 23 dhe për rrjedhojë edhe të kërkessave të tjera, pasi lehtësisht mund të verifikoni që ata janë fotokopje të njëra-tjetrës me pikë dhe preseje, të shkruara nga një dorë dhe nuk kanë lidhje me interesa të shprehura nga qytetarë”,- tha Gjonçaj. Në përgjigje ndaj këtij pretendimi, foli përfaqësesi i Parisë Demokratik, Njazi Kosovrasti. Ai tha se, “pretendimi që është e njëta çështje që gjykohet këtu dhe në Gjykatyë Kushtetuese kjo nuk është e vërtete, tjetër gjë ka ankimuar PD në Gj.K dhe tjetër gjë kërkojnë qytetarët në referendumet vendore”.

Ndërkohë, KQZ i konsideroi të paligjshme kërkesat e përfaqësuesit të PS-së dhe i hodhi poshtë si të pabazuara në rregullore dhe vijoi me shqyrtimin e një për një të kërkesave për referendume. Sipas Kushtetutës,  KQZ-ja  analizon vertetësinë e firmave që mblidhen dhe më pas  136 nismat i kalojnë Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit  brenda 60 ditëve vlerëson  kushtetueshmërinë e tyre. Ndërsa më pas presidenti i Republikës brenda 45 ditësh cakton datën e mbajtjes së referendumit.

 

Debati në KQZ

Genc Gjonçaj: Këtu duhet të ishin prezent grupet nismëtare që kanë kërkuar referendum.

Lefteri Luzi: KQZ  është vënë në lëvizje nga kërkesa individësh sepse të paktën formalisht në letra figurojnë emra personash.

Gjonçaj: Së paku përfaqësuesi i tyre të ishte këtu dhe të prezantonte kërkesën që i ka prezantuar KQZ-së.  Do të doja të parashtroja edhe një kërkesë paraprake, lidhur me pezullimin e kësaj vendimmarrjeje.

Luzi: Që në krye të herës, administratori tha që janë njofuar palët me të gjitha mënyrat. Por nuk kanë ardhur.

Gjonçaj: Zhvillimi i një referenumi është një përgjegjësi shumë e madhe qoftë e institucionit, pra KQZ-së por edhe atyre që e kërkojnë. Dhe mosprezenca e tyre  tregon që së paku janë neglizhent ndaj kërkesës. Po të ishin këtu do na e argumentonin cili ka qenë interesi i tyre publik apo grupit të interesit që përfaqësojnë. Por fakti që ata nuk janë,  nuk është interesi i qytetarëve por i personave të komunave dhe bashkive të vendosur të mbrojnë interesa  të veçanta politike. Kërkesa e dytë:  besoj se  e dini që në Gjykatën Kushtetuese është duke u zhvilluar ose është paraqitur një kërkesë nga PD-ja lidhur për shpallejen si anti-Kushtetuese të ligjit 515, për ndarjen administrative territoriale në Republikën e Shëqipërisë. Në fakt këtë kërkesë ne e bazojmë në nenin 23, dhe në zbatatim të këtij neni ne kërkojnë pezullimin e  shqyrtimit të kësaj kërkese dhe për rrjedhioj edhe të kërkesave të tjera, pasi lehtësisht mund të verifikoni që ata janë fotokopje të njëra-tjetrës me pikë dhe presje të shkruara me dorë dhe nuk kanë lidhje me interesa të shprehura nga qytetarë, por është një dorë që një grupi personave. Besoj se e dini në Gjykatë Kushtetuese e është paraqitur nga PD-ja kërkesa për shfuqëzim të ligjit për reformën territoriale me argumentin se ky ligj nuk ka respektuar kriteteret e kushteuetshmerisë. I njëjti argument, dhe bazë ligjore përdoret edhe para KQZ-së  me kërkesën për  referendum ligjor ku baza ligjore dhe arsyetimi i kërkesës është pikërisht shkelja e nenit 108 të Kushtetutës.

Njazi Kosovrasti: Sa i përket pretendimit që kërkuesi duhet të jetë prezentë në sallë, kjo është një e drejtë e tyre dhe nuk është një detyrim ligjor. Pretendimi që është e njëta çështje që gjykohet këtu dhe në Gjykatë Kushtetuese kjo nuk është e vërtete. Tjetër gjë ka ankimuar PD-ja në Gjykatën Kushtetuese dhe tjetër gjë kërkojnë qytetarët në referendumet vendore. PD-ja në gjykatë ka kërkuar shfuqëzimin e një ligji, i cili sipas pretendimeve të PD-së është anti-kushtetues. Ndërsa kërkesat për referedume nuk kanë thënë asgjëkundi nëse kërkojmë shfuqëzimin  e një ligji”. Qytetarët thonë duam të na merret mendimi në lidhje me shkrirjen e apo jo të komunave apo bashkive.

Gjonçaj: Unë besoj që letrat flasin qartë, merrni reference kërkesat e PD-së dhe krahasojeni me përmbajtjen që keni përpara. Janë e njëta gjë. Të dyja kundërshtitë i referohen nenit 108 të Kushtetutës. Jeni përpara të njëtës kërkesë.

Lefterie Luzi: Në këtë fazë kam detyrimin vetëm të miratojë fletën tip, sipas kodit. Këtë kam detyrim, objektin e shqyrton Gjykata Kushtetuese. I ka të ndara, unë nuk mund ta shqyrtoj objektin dhe pastaj të shkoj në Gjykatën Kushtetuese.  Unë bëj procedurën, Gjykata Kushtetuese ka një fazë tjetër, ka objektin”,

Vera Shtjefni (anëtare e KQZ): Ne shqyrtojmë vetëm kërkesat nëse bazohen në ligj: që janë zgjedhës dhe njëherazi janë banorë të komuniteteve respektive në emer të të cilave bëhet kërkesa. Kërkesa për pezullim është abzolutisht pa asnjë bazë ligjore.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency