Operacioni/ Armë drejt Sirisë, shkatërrohet një grup kriminal në Shijak

0
116

sekuestrimi i armeve ne shijak qe niseshin per ne siri  Sami Mema, 44 vjeç, banues në Shijak, Artan Aruçi, pistoleta automatikPolicia e Shtetit  ka shkatërruar një grup kriminal, i cili dyshohet se trafikonte armë në Siri. Burime të Policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se grupi i përbërë prej tetë personash, u shkatërrua në bazë të operacionit të koduar “armëtari”.  Ishte Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ai që njoftoi arrestimin e  disa personave dhe shpalljen në kërkim të disa të tjerëve. Sipas numrit një të policisë së kryeqytetit, grupi funksiononte i bashkuar dhe i strukturuar. Për të shkatërruar bandën e trafikantëve të armëve Çipa tha se është kryer hetim intensive për disa muaj rresht. Ndërkohë që ishin të dhënat operative, ato që çuan policinë tek baza ku të dyshuarit si trafikantë i mbanin me qëllim organizimin dhe nisjen drejt Sirisë. Të arrestuarit janë  Sami Mema, 44 vjeç, banues në Shijak, Artan Aruçi, 44 vjeç,  banues në Shijak, Alban Mançja,  29 vjeç,  banues në Durrës, Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak, Festim Mema,  19 vjeç,  banues në Shijak, Shkëlqim Varaku,  44 vjeç, banues në Shijak, Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë, Ervin Xhaja,  28 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni u finalizua  nga Njësia e Posaçme Operacionale në DPPSH, ndërsa mësohet se policia sekuestroi automatikë, pistoleta dhe fishekë, përkatesisht: 6 armë zjarri automatike tip kallashnikov, 1 pistoletë TT, 3 pistoleta tip miniblou, 1 automatik tip skorpions me silenciator, 5 granata, 2 armë gjahu tip shotgan si dhe një sasi e konsiderueshme fitili zjarrëpërcjellës dhe municione. Blutë kanë shpallur në kërkim katër shtetas të tjerë si bashkëpunëtorë të të arrestuarve në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve dhe municioneve.

 

Masat kundër terrorizmit në Britani

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, njoftoi se do të prezantojë së shpejti një projekt-ligj kundër terrorizmit, me qëllimin për të ndaluar xhihadistët për t’u rikthyer në Britani. Zoti Cameron tha sot nga Australia se ky ligj synon t’i ndalojë të dyshuarit për terrorizëm të udhëtojnë, dhe do të mundësojë edhe anulimin e pasaportave të tyre ndërkohë që ndodhen jashtë vendit.

“Së shpejti do të prezantojmë një legjislacion kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar, që do t’i japë më shumë autoritet policisë për të sekuestruar pasaporta në kufi, për të ndaluar të dyshuarit të udhëtojnë, dhe për të ndaluar rikthimin e shtetasve britanikë në vend, përveç rasteve kur bien dakort të kthehen sipas kushteve tona. Do të ketë rregulla të reja për ato linja ajrore që nuk do të respektojnë kufizimet në listën tonë të personave që u ndalohet fluturimi, ose që nuk do të zbatojnë masat tona të kontrollit përpara mbërritjes në Britani.”

Kryeministri britanik e bëri këtë njoftim gjatë një fjalimi në parlamentin australian në Canberra.

Zoti Cameron do të shkoje në Brisbane për të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të Grupit 20.

Niveli i sigurisë në Britani u ngrit në muajin gusht në nivelin e dytë më të lartë, për shkak të rrezikut nga luftëtarë islamikë që rikthehen nga Iraku dhe Siria.

 

Elbasan/ Arrestohen tre elektricitë, nuk u prenë energjinë debitorëve

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga 3 elektricistë, të cilët nuk u janë bindur urdhrave të OSHEE për ndërprerjen e energjisë ndaj debitorëve. Sipas burimeve zyrtare, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë arrestuar në flagrancë: Bashkim Gjerdumi, 54 vjeç; Abdulla Plaku, 56 vjeç; Pëllumb Sinani, 58 vjeç, të tre me profesion elektricistë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, kanë marrë detyrë për të prerë energjinë elektrike për abonentë debitorë në fshatin Çengelaj Peqin, nga ku kanë ndërprerë energjinë vetëm për pese abonentë, ndërsa për 16 abonentë të tjerë debitorë nuk e kanë bërë. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency