Lawrence sulmohet nga fansat

0
129

laurencPas incidentit të fundit që i ndodhi Kim Kardashian e ku u detyrua të shtonte edhe më shumë forcat e sigurisë, edhe aktorja Jennifer Lawrence është sulmuar nga një fans.Truprojat e saj menjëherë janë hedhur në sulm duke e mbrojtur atë, pasi një fans do të hidhej sipër saj. E ftuar për emisionin “Late Show” të David Letterman, aktorja më e paguar e vitit, pas emisionit ka rrezikuar të sulmohet nga një admirues.  Aktorja ndalon për të dhënë autografe, por vetëm pas pak çastesh është larguar me shpejtësi nga truprojat. Një prej admiruesve të saj tentoi të kalonte traun dhe të hidhej sipër aktores bukuroshe.

 

Kim pas fotove nudo: “Nuk mendoj se do të ekzistoja po të mos ishin rrjetet sociale”

KimYlli televiziv amerikan, Kim Kardashian, nuk ka lënë vend aspak që lexuesit të përqëndrohen në intervistën e dhënë për revistën Paper, shkaku dihet pse. Fotografitë nudo zënë kryetitujt dhe bënë bujë gjithandej nëpër internet dhe në gjithë botën, por Kim ka dhënë një intervistë shumë të mirë po për këtë revistë që pozoi nudo. Kim thotë se ajo nuk përdor filter në postimet e saj në Instagram, teksa ka pranuar se nuk do të ekzistonte po të mos ishin rrjetet sociale. “Unë nuk preferoj filtrat. Jam shumë kundër tyre dhe postoj të gjitha fotot në mënyrë natyrale”. “Nuk mendoj se do të ekzistoja po të mos ishin rrjetet sociale”, u shpreh Kim.

 

Një nudo super e nxehtë edhe nga Renata

renata nudo 2Nuk është vetëm Kim Kardashian, ajo e cila i dha publikut pamje të trupit të saj krejtësisht lakuriqe, kohëve të fundit.Kardashian, tundi internetin ndoshta për shkak të famës së saj, por sa i përket pamjes dhe formave seksi, Kim nuk mund ta hedh poshtë këngëtaren braziliane Renata Frisson. Frisson, është zhveshur krejt lakuriq në plazhet e Rios, dhe paparacët e kanë kapur atë, e cila dukej mjaft e lumtur dhe e çliruar. Frisson, në Brazil njihet me nofkën “Melon Girl”.Kjo nuk eshte hera e pare e shfaqjes se saj nudo, pasi ajo edhe më parë ka shokuar me pamjen e saj drithëruese.

 

Një tjetër trofe për Taylor Swift

Taylor SwiftTaylor Swift kryeson me çmimet e shumta të marra gjatë viteve të fundit, e ndërsa një tjetër trofe e bën atë edhe më të lumtur. Edhe këtë javë ajo kryeson renditjet më të rëndësishme të muzikës në Amerikë, atë të këngës më të dëgjuar të javës dhe albumit më të shitur.  Është java e katërt për Swift që po qëndron në vendin e parë në top listën e Billboard në SHBA, me këngën e saj të parë nga albumi më i ri ‘Shake it off’.  Bukuroshja bionde kryeson edhe Billboard Hot 200 me ‘1989’ për javën e dytë me radhë, si albumi më i shitur, pas rekordeve të shumta që ka thyer javën e parë të publikimit.

 

Cyrus e lidhur me djalin e Arnold Schwarzenegger?

cyrysÇdo ditë e më shumë po konkretizohen zërat për një lidhje të mundshme të djalit të Arnold Schwarzenegger dhe këngëtaren problematike Miley Cyrus. Teksa ditë më parë paparacët kishin fotografuar këngëtaren duke dalë nga shtëpia e tij, ata janë parë sërish bashkë. Daljet në publik po bëhen edhe më të shpeshta, e ku së fundmi janë parë në një kinema. Miley Cyrus dhe Patrick Schwarzenegger janë fotografuar teksa kanë qënë duke biseduar. Këngëtarja dhe djali i aktorit Arnold Schwarzenegger u fotografuan në një kinema në Hollywood, teksa qëndronin pranë njëri-tjetrit. Shkas për daljen e tyre në publik u bë filmi i ri i Kristen Stewart dhe Julianne Moore “Still Alice”, ku e ëma e Patrick, Maria Shriver është producente.

 

Motra e Kimit refuzohet nga Victoria’s Secret

kendall-1_1498Na vjen keq Kendall! Nuk je përfshijë në listën e modeleve të Victoria’s Secret. Më parë mediat ndërkombëtare raportuan se Kendall Jenner do të jetë supermodelja e radhës e Victoria Secret – por pasanikja që u cilësua si një princeshë e pistave të modës u largua nga lista ekskluzive për bukurinë e saj të pamjaftueshme në paraqitjen e veshjeve. Megjithatë, sipas një shkrimi të New York Post, motra e Kim Kardashian që po del me të pasme nëpër revista, do të jetë pjesë e një kompanie tjetër, kësaj radhe e Chanel. Shefi i dizajnit në Chanel është Karl Lagerfel dhe ai do të shpalos koleksionin e tij Metier d’Art në Hotelin “Schloss Leopoldskron”, në Salzburg të Austrisë më 2 dhjetor, në të njëjtën ditë kur do të mbahet show i Victoria Secret në Londër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency