Urdhri i qeverisë/ Afat 10 ditë, administrata duhet të dorëzojë faturën e energjisë, masa deri në heqje nga puna

0
113

faturën e energjisëTë gjitha ministritë kanë përgatitur një urdhër mbi bazën e atij të Kryeministrit Rama, i cili detyron kontrollin e punonjësve nëse paguajnë apo jo energjinë elektrike. Mbi bazën e këtij urdhri të gjithë punonjësit e administratës publike janë të detyruar që të çojnë në vendin e tyre të punës kontratën që kanë me kompaninë e shpërndarjes së energjisë dhe librezën që kanë paguar të gjitha faturat dhe nuk janë debitorë pranë OSHEE-së. Vendimi i marrë nga qeveria synon që të shmangë të gjitha borxhet që konsumatorët kanë pranë operatorit të shpërndarjes. Sipas urdhrit, punonjësve u lihet 10 ditë afat që të çojnë informacionin e kërkuar dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore duhet të bëjë këtë verifikim brenda 30 ditësh. Në rast se punonjësit nuk çojnë informacionin e kërkuar, kjo do të konsiderohet një shkelje e rëndë disiplinore dhe do të merren masa deri në largim nga puna.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency