Këshillat, si të fitosh një vend pune

0
137

Dorëzoni një CV që bie në sy

Commission having a Job interview.Të gjithë ata që janë në kërkim të një pune, e dinë se një rezyme me kualifikime të rëndësishme do t’u bëjë përshtypje përfaqësuesve të burimeve njerëzore. Por tashmë një dokument i thjeshtë në Word, ku ti liston të gjitha arritjet e tua mund të mos jetë mjaftueshëm për t’i rënë atyre në sy. “Sot, paraqitja e një rezymeje është po aq e rëndësishme sa dhe përmbajtja e saj, veçanërisht kur aplikoni për role që kërkojnë kreativitet”, – shprehet Diane Domeyer, drejtore ekzekutive e firmës The Creative Group. “Punëmarrësit duan të krijojnë një ide jo vetëm për aftësitë e personit, por edhe për vëmendjen e tij ndaj detajeve dhe nivelin e kreativitetit”.

 

Mos ji kurrë “i papunësuar”

“Të papunësuarit që kërkojnë punë duhet të gjejnë diçka produktive për të bërë, ndërkohë që kërkojnë punë”, – thotë Abby Kohut, drejtues i website-it AbsolutelyAbby.com. “Për shembull, ata mund të jenë vullnetarë për organizata bamirëse ose jofitimprurëse, ose të kërkojnë të punësohen për projekte të vogla. Disa punëkërkues punojnë si të pavarur, ndërkohë që të tjerët zgjedhin të punojnë në supermarketet e lagjes ose dyqane të vogla. Përveç përfitimeve financiare, këto punë ju mundësojnë krijimin e njohjeve, që mund të jenë të rëndësishme ndërkohë që kërkoni një punë të mirëfilltë”.

 

Jini të sinqertë

Shumë persona kanë pjesë të historikut të tyre të punësimit për të cilat nuk janë shumë krenarë, por që duhet t’i mbajnë në rezyme për efektin e vazhdimësisë së punësimit. Nëse një punëdhënës ju pyet për një punë në të cilën nuk keni pasur një eksperiencë shumë pozitive, gjëja më e keqe që mund të bëni është të gënjeni ose të t’i shmangeni bisedës. “Kur kandidatët për punë vijnë për një intervistë, gjëja e parë që kërkoj është sinqeriteti”, – thotë Ted Karkus, CEO i ProPhaseLab. “Një intervistues i mirë e dallon menjëherë nëse ju po tregoheni të sinqertë për eksperiencat e mëparshme të punës ose për interesin që keni në punën për të cilën keni aplikuar. Jam më shumë i gatshëm të punësoj një person që tregohet i sinqertë për një njollë ne CV-në e tij sesa njërin që përpiqet ta mbulojë”.

 

Përgatituni për pyetjet e momentit

Pyetjet standarde për të cilat na kanë thënë të përgatitemi si “Më flit për veten” ose “Cila është dobësia jote më e madhe?” mund të shfaqen gjatë intervistës. Por menaxherët e punësimit po i drejtohen gjithnjë e më shumë pyetjeve të momentit, ndaj së cilave kandidati nuk mund të japë një përgjigje të gatshme. “Intervistuesi jep një skenë të caktuar të mundshme dhe pyet të intervistuarin se si do të reagonte ai”, – shpjegon Kohut, përcjell “Anabel”. “Megjithëse punëkërkuesit mund të praktikohen për këto pyetje, një intervistues i vendosur mund të gjejë një mënyrë tjetër për të mbledhur sa më shumë informacion mbi kandidatin.

 

Trego personalitetin tënd

Ndërkohë që të bërit shaka ose të sillesh familjar me punëdhënësit e mundshëm mund të mos jetë një ide shumë e mirë, shfaqja e personalitetit në masën e duhur nuk bën keq. “Gjatë intervistave, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të tregosh personalitetin”, – thotë Domeyer për BusinessNewsDaily. “Krahas arritjeve dhe aftësive të tua, punëmarrësit duan të dinë edhe nëse ju përshtateni me kulturën e kompanisë por edhe me punonjësit ekzistues”.

 

 Tregu valutor, dollari, niveli më i lartë që nga korriku 2012

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha vendase ka humbur pikë si ndaj euros ashtu edhe ndaj dollarit. Si euro ashtu edhe dollari kanë shënuar rritje gjatë ditës së sotme në tregun vendas. Në krahasim me ditën e djeshme dollari është rritur ndjeshëm me 0.74 lekë më shumë duke u këmbyer me 112.25 lekë, niveli më i lartë që nga korriku 2012. Një rritje e tillë e dollarit në tregun vendas vjen edhe si pasojë e rritjes së tij në tregjet ndërkombëtare. Edhe pse monedha euro ka vazhduar rritjen në tregun vendas edhe gjatë ditës së sotme me 0.10 lekë më shumë se një ditë më parë, duke u këmbyer me 139.32 lekë ajo është në nivele të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency