Aksidentet, bilanc tragjik/ Në Rrugën e Kombit tre nga një familje humbin jetën, dy të vdekur në Lushnjë dhe Shëngjin

0
144

Përgjaken rrugët e vendit, pesë të vdekur dhe tre të plagosur në një ditë

kukes aksident_1Një aksident i rëndë ndodhi në Rrugën e Kombit, ku 3 persona nga e njëjta familje nga Presheva. Një i ri humbi jetën në Lushnjë – Rrogozhinë dhe një tjetër në Shëngjin. Ky është bilanci i aksidenteve në një ditë në rrugët e vendit. Tre anëtarë të një familjeje kosovare humbën jetën pas një aksidenti në rrugën e Kombit. Ndodhur mes dy automjeteve. Viktimat janë Bashkim dhe Zejmihane Hamidi përkatësisht, 54 dhe 52 vjeç dhe Emrushe Hamidi, 17 vjeç, anëtarë të një familje nga Presheva. Ndërkohë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë që po udhëtonin në mjetin tjetër. Mësohet se dy automjetet e përfshira në aksident janë një fuoristradë “BMW X5” me targë kosovare, KS 01-855-AF dhe një Golf 3 me targa Serbie VR001KL. Sipas të dhënave të policisë viktimat janë një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur edhe hetimet para për të zbardhur shkaqet e vdekjes. Ndërkohë që 2 të plagosurit e tjerë janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që sipas burimeve spitalore mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër aksident u shënua në orët e para të mëngjesit në Shëngjin të Lezhës. Burime të policisë thanë se një makinë me targa të Kosovës u përplas me një pemë dhe për pasojë gjeti vdekjen drejtuesi i saj. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes, bëri me dije se ka kryer të gjithë veprimet hetimore, ndërkohë që deri në orët e mbrëmjes, emri i viktimës nuk ishte mësuar. Sipas Policisë, personi i aksidentuar nuk kishte dokumente me vete. Rreth orës 18:30 minuta një tjetër aksident me pasoje vdekjen ndodhi në aksin Lushnjë – Rrogozhinë. Një person që kalonte trafikndarësen, është përplasur nga një makinë dhe për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.

 

 Kërkimi/ Shpërdoruan detyrën, shpallen në kërkim tre doganierë

 Policia ka shpallur në kërkim tre doganierë në pikën kufitare të Morinës, ndërsa ka vënë në pranga 2 persona nën akuzën e kontrabandës. Burime të Policisë bëjnë me dije se doganierët e shpallur në kërkim janë Halil Dida, Bilbil Veseli dhe Blerina Sopaj. Ndaj tyre Policia prej disa muajsh kishte nisur hetim administrative, i cili në përfundim rezultoi me shkelje të rënda në detyrë. Ata janë shpallur në kërkim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi kanë lejuar kalimin e një sasie gomash kontrabandë nga Kosova. Ndërkohë janë arrestuar edhe dy personat që transportonin sasinë e gomave kontrabandë, Qemal Ishmaku dhe Ruzhdi Balla nga Shkodra. Policia shprehet se ndaj tyre po hetohet edhe për veprime të tjera në kundërshtim me ligjin.

 

Shkodër/ Dhunohet e moshuara në banesë, i grabitën floririn

Një grua e moshuar është dhunuar në qytetin e Shkodrës, ndërsa jetonte e vetme në shtëpi. Burime të Policisë së këtij qyteti bëjnë me dije se personat që kanë dhunuar të moshuarën janë futur në banesë, nga dritarja e aneksit, të cilën ajo gjithmonë e mbante hapur. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës. Sipas policisë dy djem me moshë rreth 25 vjeç, hynë prej dritares në banesën e të moshuarës D. Z., 75 vjeç, me banim në Shkodër, duke e goditur me grushte dhe sende të forta me synim për ta vjedhur. Pasi kanë kërcënuar të moshuarën, mësohet kanë marrë sende me vlerë si unaza, zinxhirë dhe vathë floriri. Policia tha se grabitësit nuk kanë gjetur para në shtëpinë e të moshuarës. E dhunuar dhe me shenja në trup e moshuara ka lajmëruar të afërmit dhe më tej ka bërë denoncimin në polici, duke treguar gjithë sa mbante mend. Ajo tregoi se floriri i vjedhur ishte gjithçka kishte. Sakaq nga ana e uniformave blu po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency