Superliga Shqiptare/ Kukësi fiton ndaj Laçit, Flamurtari dhe Apolonia ndahen me barazim

0
250

Kukësi fiton ndaj LaçitKuksianët kanë arritur të fitojnë ndaj Laçit edhe pse nuk kanë zhvilluar një lojë të bukur

Flamurtari dhe Apolnia kanë barazuar me rezultatin 1-1 duke arritur të dalin nga ndeshja me vetem nje pikë

 Superliga Shqiptare ka mbyllur javën e saj të 12-të me dy ndeshjet e luajtura. Sfida të cilat përcilleshin më një emocion të veçanëtë pasi rivalët e njihnin mjaft mirë njëri tjetrin. Në njërën anë kishin derbin e jugut midis Apolonisë dhe Flamurtarit. Kurse në veri Kukësi do të priste Laçin në një duel që gjithmonë sjell rivalitet. Në Fier gjithçka është ndalur në barazim pasi as fierakët dhe as vlonjatët nuk arritën të shënonin më shumë se një gol duke u kënaqur me nga njw pikw. Gjithçka u mbyll me 1-1 pas golave të Muzakës dhe Erkocevicit, me të dyja skuadrat që zgjasin ende serinë e tyre pa fitore. Në krye të Flamurtarit debutonte italiani Ernestino Ramela, i cili kërkonte që në fillim të ndryshonte ecurinë e skuadrës së tij. Ndërkohë që Apolonia, falë suksesit të Elbasanit dhe një tjetër humbje të Vllaznisë, kishte parë t’i ndizej sërish një dritë jeshile sa i përket mbijetesës dhe një rezultat pozitiv me vlonjatët do t’i bënte fierakët të ndiheshin më komod në renditje. Si gjithmonë skuadra vendase u përpoq të ishte agresive në fillim, sic kishte bërë në fakt në të gjitha ndeshjet e mëparshme në shtëpi. Në të 18-të, Apolonia nuk përfitoi nga një pasiguri e Xhelilajt ndërsa në të 24-trën ishte Mikel Canka që humbi një mundësi të mirë. Flamurtari, priste momentin e duhur për të goditur dhe ai erdhi në të 35-tën, kur një pasim perfekt i Vucajt u kontrollua në mënyrë po kaq mirë nga Muzaka I cili arriti të shënonte për kuqezinjtë që kalojnë në avantazh. Goli normalisht duhet të qetësonte vlonjatët, por nuk ndodhi kështu me Gelashvilin, që pati një konflikt me Cankën në momentin kur topi po vihej në qendër. Kartoni i dytë i verdhë për gjeorgjianin dhe Flamurtari me 10 vetë. Vendim që irritoi tifozët vlonjatë që në mënyrë të pakuptimë ju hakërryen dhe vëzhguesit të FSHF-së, Hitoj Hitaj, të cilin e goditën dhe me portokall.  Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 por në fraksionin e dytë Apolonia e kuptoi që nuk mund të priste më dhe shtoi ritmin. Në të 54-trën ishte Xhelilaj që shpëtoi vlonjatët, por një dalje e gabuar e tij në të 66-tën ndëshkoi skuadrën, me Erkocevic që i gjendur në hyrje të zonës goditi portën duke barazuar rezultatin. Pas kësaj nuk pati shumë histori dhe të dyja skuadrat shkuan drejt dhomave të zhveshjes me nga një pikë.

 

Kukësi-Laçi

Kukësi ka arritur të fitojë ndaj Laçit edhe pse nuk zhvilloi një lojë të bukur. Rezultati i justifikon të gjitha për skuadrën e Artim Shaqirit që kaloi një pengesë të madhe në stadiumin “Zeqir Ymeri” duke mundur Laçin me rezultatin 1-0 pas një 90 minutëshi shumë të luftuar në mesfushë dhe me pak raste për të dyja ekipet. Vendasit u detyruan të bënin llogaritë me agresivitetin e lojtarëve të Laçit, të cilët treguan që në minutat e para se nuk do të lëshonin terren në “Zeqir Ymeri”. Sinjali i parë i rrezikshëm në portën e vendasve erdhi në minutën e 23-të por goditja e Limanit u bllokua nga Halilaj, ndërsa 7 minuta më vonë, goditja e dënimit të Cetkovic u bllokua nga muri por Buljan drithëroi të pranishmit në stadium me një goditje që kaloi shumë pranë shtyllës së majtë të Kukësit. Skuadra e Shqirit arriti të dilte në sulm në minutën e 32-të me një krosim të Lushtakut nga e majta por Smajli nuk arriti ta shfrytëzonte në maksimum, ndërsa 5 minuta nga fundi, Dushku goditi me kokë në brendësi të zonës por Vujadinovic nuk u kap në befasi. Pjesa e dytë nisi me ritmin e imponuar nga Kukësi ku fillimisht Lushtaku nuk arriti të shënjestronte portën në minutën e 58-të, ndërsa Pejic rrezikoi me një goditje dënimi 3 minuta më pas. Goli që zhbllokoi sfidën erdhi nga rivënia anësore e Hallaçit, i cili dha një asist për Kushtrim Lushtakun, i cili shtangu mbrojtjen kurbinase me një veprim akrobatik. Kaq mjaftoi që Kukësi të vendoste diktatin në fushën e lojës pasi Pejic dhe më pas Dushku rrezikuan të shënonin edhe golin e dytë. 3 pikë të arta për skuadrën e presidentit Gjici që ngjitet në kuotën e 25 pikëve falë suksesit të katërt rresht në kampionat, ndërsa Laçi konfirmon momentin negativ me humbjen e tretë rresht që e mban në kuotën e 16 pikëve.

 

Perez: Ronaldo është legjendë e Real Madrid

Bosi i madrilenëve, Florentino Perez, ka thënë se skuadra e tij dëshiron trofeun e njëmbëdhjetë të Ligës së Kampionëve. I pari i kampionëve në fuqi të Evropës, thotë se të gjithë së bashku e fituan trofeun e dhjetë, por ai mendon se skuadra e tij synon ta fitojë edhe trofeun e njëmbëdhjetë. Perez thekson se Reali ka një trajner dhe një skuadër të shkëlqyer. Ai gjithashtu komentoi edhe për yllin e galaktikve Kristiano Ronaldo duke thënë se ai tashmë është një legjende e madrilenëve. “Të gjithë se bashku kemi fituar trofeun e dhjetë, por ne duam të njëmbëdhjetin”, ka thënë Perez. “Ne kemi një trajner, e një ekip të shkëlqyer dhe një trashëgimtar të denjë të Di Stefanos. Kristiano Ronaldo tashmë është një legjendë në Madrid”, u shpreh Perez.

 

Ancceloti: Toni Kros, vendimtar

Trajneri Italian Karlo Ançeloti, ka komplimentuart duke thënë se Toni Kros ka qenë njeriu i ndeshjes në sfidën ndaj Valekanos. Kros u transferua për 25 milionë euro nga Bajerni te Reali dhe është kritikuar shumë për paraqitjet e tij. Por, Ançeloti e ka lëvduar atë pas fitores së thellë ndaj Valekanos. “Kros ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe madje shënoi edhe golin e tij të parë. Unë jam i befasuar sepse ai ka luajtur në një nivel të lartë. Ai është i lirë që të sulmojë. Të gjithë përshtaten mirë dhe po luajnë në mënyrë fantastike”, ka thënë tekniku madrilène.

 

Guardiola voton për pavarësinë e Katalunjës

Qytetarët e Katalunjës kanë votuar për t’u pavarësuar ose jo nga Spanja, edhe pse një gjë e tillë ishte ndaluar me ligj nga autoritetet spanjolle. Votuesit përballen me pyetjet nëse ata e duan shtetin e pavarur të Katalunisë. BBC ka fotografuar edhe trajnerin e Bajern Mynih Pep Guardiola, duke dhënë votën e tij. Edhe pse ky rajon autonom në verilindje të Spanjës ka rreth 7.5 milionë banorë, sipas raportimeve, për të votuar ka dalë një përqindje e vogël. Regjioni i Katalunisë, prej vitit 1714 i takon mbretërisë spanjolle. Ka policinë dhe qeverinë e saj, por 8 për qind e prodhimit bruto duhet t’i dërgohet Madridit. Pikërisht kjo e fundit, është edhe njëra prej arsyeve që katalunasit kanë votuar pro ose kundër pavarësisë.

 

 Hitzfeld: Shaqiri duhet të tregojë veten

Trajneri i Zvicrës Otmar Hitzfeld në një intervistë për gazetën gjermane, Abend Zeitung ka këshilluar mesfushorin nga Kosova, Xherdan Shaqiri të qëndrojë te Bajern Mynih. Ish-trajneri i Bajernit dhe kombëtares zvicerane beson se ai mund të jetë titullar dhe rekomandon trajnerin, Pep Guardiola të mbështet më shumë në aftësitë e tij. “Mendoj se ai duhet të luftojë te Bajerni pasi ka kualitete. Përherë i kërkoj lojtarëve të pranojnë sfidën dhe të respektojnë kontratën”. “Xherdani është ende i ri, ai është e ardhmja, nëse fiton besimin e trajnerit, do të bëhet një lojtar i rëndësishëm edhe për një ekip si Bajerni. Me më shumë punë, ai është më i fuqishëm, pastaj është në gjendje të kthejë vetëbesimin në fuqi” ka ish trajneri I Bajern Mynih.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency