Gruaja nga Gjermania që ka lindur një jashtëtokësor

0
161

embryo_03 Të ashtuquajturin “njeri – zog pule”, i cili më shumë i ngjan një jashtëtokësori se sa një njeriu, në vitin 1735 e ka lindur një gjermane dhe prej atëherë trupi i tij ruhet në formaldehid dhe është e mundur të shikohet në muzeun gjerman në Waldenburg. Gjermania 28 –vjeçare Johna Sophia Schmied, e cila ka jetuar në fshatin Taucha, në vitin 1735 ka lindur fëmijën e saj të katërt. Ndonëse para kësaj kishte lindur tre djem krejtësisht normalë, herën e katërt ka lindur një “krijesë të tmerrshme” siç e kanë përshkruar atëherë. Fëmija ishte i vdekur me rastin e lindjes, kurse mjeku i atëhershëm Gottlieb Friderici nga Leipzigu të gjitha i ka shënuar, kurse trupin e pajetë të foshnjës e ka ruajtur në një enë me formaldehid. Ai ka bërë obduksionin dhe ka përgatitur një raport në 32 faqe. Ka shënuar hollësitë për nënën si dhe konstatimet e obduksionit. Schmied me rastin e lindjes së katërt ishte e martuar me një mashkull që ka pasur gungë në shpinë. Ajo vetë ishte me trup të vogël por e rrastë dhe kishte natyrë kolerike-melankolike. Por, këto konstatime nuk ishin të mjaftueshme për të sqaruar përse ajo grua kishte lindur një qenie të tmerrshme nga pamja. Mirëpo, në raport shkruan se edhe shtatzënia e saj ka qenë e pazakontë, pasi barku i saj fare nuk ishte rritur, e megjithëkëtë lindja kishte zgjatur shtatë orë. Si ka konstatuar dr. Friderici gjatë obduksionit, koka e tij ishte shumë më e madhe në krahasim me kokën e foshnjës normale, kurse pjesa e rritur nuk ishte e mbushur me lëngje apo si pasojë e ndonjë tumori. Pjesa e rritur e kokës ishte e mbushur me tru. Të një forme të pazakontë ishin edhe mushkëritë dhe zemra. Kjo e fundit nuk ishte e mbështjellë me një lloj thesi, siç është te njerëzit, por ishte e mbështjellë me një membranë krejtësisht të hollë. Edhe eshtrat dallonin nga ato të njeriut, pasi në pjesën e poshtme të duarve dhe të këmbëve kjo qenie nuk I kishte nga dy eshtra të njerëzve, e pos kësaj nuk kishte as gashta të gjunjëve. Kushdo që e ka shikuar këtë qenie është tronditur, shumë persona i ka refuzuar dukja, kurse shumica nuk kanë mundur t’i besojnë syve të tyre.

 

Palenke, qyteti symbol i misterit

Si një nga qytet-shtetet Maja më të mëdhenj e më të mirëmbajtur, Palenke është simbol i misterit I të gjithë qytetërimit Maja. Ky qytetërim, i cili u ngrit duke si dominant në Guatemala, Belize dhe Honduras, u zhduk papritmas. Edhe pse ende ka pasardhës Maja në Meksikë dhe Amerikën Qëndrore, askush nuk e di me siguri se pse qytetet e mëdha Maja u rrënuan dhe u braktisën përfundimisht në vitet 1400. Palenke ishte në kulmin e tij gjatë periudhës klasike të epokës Maja prej vitit 700 deri në 1100. Si shumë qytete Maja, ai ka tempuj, pallate dhe tregje. Por Palenke ndryshe nga të tjerët, i ndodhur afër rajonit so të quajtur Çiapas, ka disa nga skulpturat dhe gdhendjet më të detajuara Maja, duke na dhënë kështu informacione historike me bollëk për mbretërit, betejat dhe jetës së përditshme. Hipoteza të ndryshme se pse ky dhe vendbanimet e tjera Maja u braktisën ngrihen mbi lufta të mëdha, uria dhe ndryshimet klimaterike.

 

Britanikët besojnë më tepër te jashtëtokësorët se në zot!

Anketa e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se banorët e këtij vendi më shumë besojnë tek ekzistimi i jashtëtokësorëve, sesa te Zoti. Anketa e kryer tek më shumë se 1500 korrespodent të rritur dhe 500 fëmijë (të moshës 8-12 vjeç), rezulton se më shumë se gjysma e të rriturve britanikë besojnë që ekzistojnë jashtëtokësorët, ndërsa një e katërta e tyre pohojnë se ekziston Zoti. Gjithashtu, sondazhi tregoi se të rriturit besojnë më shumë në fantazma sesa në Zot. Gati dy të tretat e fëmijëve besonin në ekzistencën e shpirtrave, ndërsa gjysma e tyre besojnë tek jashtëtokësorët. Një e katërta e fëmijëve besonin se alienët ndodhën në tokë dhe janë të maskuar si njerëz, ndërsa njëzet për qind e tyre pohojnë se i njohin njerëzit nga planeti tjetër. Gjatë regjistrimit, në vitin 2011, gati 60 për qind e popullsisë e klasifikonin veten si të krishterë, por kjo nuk do të thotë se ata janë besimtarë.

 

 Deshifrohet një mesazh jashtëtokësor, i nisur para 80 mijë vitesh!

Astrofizikani rusë, Victor Koulakof beson se mesazhi u dërgua nga një qytetërim jashtëtokësorë, që i përvishet një galaktike fqinje dhe daton 80.000 vjet më parë (koha që duhej për të arritur nëTokë). Në mesazh, me tone shumë dramatike, jepnin vendndodhjen e tyre ekzakte me një imazh të koduar të një sistemi planetar, me një apo dy yje kryesorë, ndërsa përcaktonin dhe përbërjen materiale të planetit të tyre. Ky qytetërim jashtëtokësorë, paralajmëronte se ndodhej në fazë të zhdukjes së tij, por pa shpjeguar shkaqet. Profesori rus, beson se duke u bazuar në të dhënat e qenies tokësore, pra të njeriut, sipas gjasave arsyeja më e mundshme e zhdukjes së këtij qytetërimi të panjohur jashtëtokësorësh mund të jetë një luftë bërthamore. Astrofizikani rusë, Victor Koulakof, në bashkëpunim me kolegë të tij të NASA-s, duke analizuar edhe më në detaje këtë mesazh të mistershëm të ardhur nga kozmosi, thotë se vërteton një paaftësi të banorëve për ta braktisur planetin e tyre, që do t’ju lejonte atyre udhëtime në masë për në kozmos, qoftë për shkak të mungesës së teknologjisë përkatëse, qoftë për shkak se nuk ekzistonte një planet fqinjë i banueshëm.

 

 

 

 Atdheu i UFO-ve është në brendësi të tokës

Pas Luftës së Dytë Botërore, simpatizanti i nazistëve, Ernst Zëndel, arriti deri në atë pikë sa të deklaronte se Hitleri dhe një grup njerëzish të besuar ia dolën t‘u shpëtonin forcave aleate perms një anijeje për të hyrë më pas në brendësi të Tokës përmes zgavrës hyrëse në Polin e Jugut. Që aty shkencëtarët nazistë nisën ideimin e një plani për të pushtuar planetin falë disa mjeteve fluturues revolucionarë, të rrumbullakët e pa krahë: disqet fluturuese. Edhe sot e kësaj ditë, disa janë të bindur se UFO-t nuk fshihen në thellësi të hapësirave qiellore, por në zemër të Tokës.  Ata që e ushqyen më shumë këtë ide qenë shkrimtarët Riçard Shaver dhe botuesi i tij, Rei Palmer, bashkëthemelues i revistës amerikane “Fate”, e cila i dedikohet tërësisht aktiviteteve paranormale. Shaver këmbëngulte se jo vetëm që UFO-t qenë mjetet e transportit të atyre që banonin në brendësi të planetit, por se edhe kishte arritur ta vizitonte personalisht atë botë, sigurisht, fshehtazi banorëve. Sipas tij, aty banonte një popull mizor i quajtur “deru”, pasardhës të banorëve të Atlantidës, e humbur nën thellësi të Tokës pas një kataklizmi nukleare. Shaver rrëfeu më pas se banorët e kishin kapur dhe e kishin burgosur, por se, mes shumë të tjerash, i kishin mësuar edhe teorinë e relativitetit. Sipas tij, e gjitha kjo ndodhte përpara se Ainshtaini ta bënte publike (mëkati i vetëm është se shkrimtari i tregoi këto pasi Ainshtaini ia kishte treguar gjithë botës teorinë e relativitetit). Pika më e lartë e pretendimit të Palmerit, në mbështetje të historisë fantastik të Shaverit, mbërriti në vitin 1970, me publikimin e një fotoje të zgavrës në fjalë. Bëhej fjalë për një mozaik fotografish të bërë nga një satelit për llogari të Administratës së Shkencave Ambientale të Ministrisë së Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vërehej një njollë e zezë në Polin e Veriut. “Edhe sa foto të tjera duhen për të mësuar si qëndron e vërteta”, pyeti me ironi Palmer. Por në të vërtetë, njolla e zezë i detyrohej faktit të thjeshtë se fotot qenë bërë në mes të dimrit, kur Poli gjendet gjatë 24 orëve të ditës i zhytur në errësirën më të thellë. Me gjithë përgënjeshtrimet, ideja se Toka është bosh përbrenda vazhdon të gjejë mbështetës: përveç sitesh të shumta në internet, librash e revistash që e mbështesin këtë teori, “Fondacioni Shkencor Phonex” grumbullon fonde për mundësimin e një ekspedite për në qendër të Tokës, e cila do të kalojë përmes zgavrës së Polit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency