Gjirokastër/ Kapet me armë “Kallashnikov” besimtari i xhamisë

0
137

arma e sekuestruar nw gjirokasterPolicia e Gjirokastrës arrestoi dje një besimtar të fesë myslimane. Arrestimi i tij thuhet se erdhi, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u kap dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e tipit “Kallashnikov”, e fshehur poshtë dyshekut të dhomës së gjumit dhe një krehër automatiku i mbushur. Policia thotë se arriti në banesën e besimtarit, pasi kishte mbledhur të dhëna operative, të dhëna këto që tregonin se besimtari i xhamisë mbante në shtëpi një armë të rrezikshme, pa lejen e autoriteteve përkatëse. Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Krenar Bani, vjeç 43, banues në lagjen “Manalat”, Gjirokastër. Arrestimi u krye rreth orës 10:30 të ditës së djeshme. Pas arrestimit dhe sekuestrimit të armës si provë materiale, dosja me emrin e 43-vjeçarit iu referua Prokurorisë për hetime të mëtejshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency