Selena Gomez i këndon Justin Bieberit???

0
126

 

selena-gomezKënga e re e Selena Gomezit duket se i është kushtuar tërësisht ish-it të këngëtares, Justin Bieber. Të paktën kjo mund të kuptohet si nga teksti ashtu edhe nga videoklipi i këngës, që 22-vjeçarja ndau së fundmi me fansat në rrjetet sociale. Kënga titullohet “The Heart Wants What It Wants” dhe në videoklip Selena shpërthen në lot… pjesë e skenarit apo kujtime të hidhura? Kjo pyetje ndoshta do të marrë përgjigje me kalimin e kohës, por ajo që dihet është se vetë 22-vjeçarja më herët ka pranuar se ende ndjen për 20-vjeçarin kanadez. “E mbështes dhe mendoj që do ta bëj gjithmonë. Jam e hidhëruar kur ai është i hidhëruar dhe jam e lumtur kur ai është i lumtur. Nuk dua t’i ndodhë asgjë e keqe. Do të më lëndonte shumë”, deklaroi ajo në një intervistë për “On Air With Ryan Seacrest”. Këtë vit marrëdhënia mes këngëtarit kanadez dhe pop stares amerikane ka patur lëkundjet e saj. Muajt e verës ata së bashku vizituan Ontarion, vendlindjen e Bieber dhe dukej se romanca ishte rindezur, por vetëm një muaj më vonë Selena e ka lënë përfundimisht dhe shkak për këtë besohet se është shoqëria e Bieber me pinjollen e familjes Kardashian, Kendall Jenner.

 

Droga shpërfytyron Eminemin

eminemPas shpërfytyrimit të Donatella Versaces, e cila ishte si pasojë e operacioneve të ndryshme, edhe Eminem është kthyer në çështjen e ditës. Ai është reperi më i suksesshëm dekadat e fundit, por fatkeqësisht Eminem ka abuzuar shumë me veten. Sipas mediave, mendohet se fytyra e Eminemit ka pësuar këtë shndërrim të frikshëm si pasojë e përdorimit të drogës. Fotot tregojnë ndryshimin drastik ndër vite e tashmë ai është në formën më të keqe të mundshme.

 

Britney Spears në romancë me një shkrimtar

Britney SpearsPas një lidhjeje, e cila përfundoi dy muaj më parë, tashmë Britney Spears po shijon një romancë me një shkrimtar. Të gjitha thashethemet janë konfirmuar prej këngëtares, e cila tashmë nuk ka më sekrete. Këngëtarja konfirmoi zërat që qarkullojnë për një romancë me shkrimtarin dhe producentin Charlie Ebersol. 32-vjeçarja konfirmoi këto zëra për revistën “Extra”. “Po, është e vërtetë”, – citohet ajo.

 

Nicki Minaj, poza seksi për…

nicki-1Nga stili i saj provokues deri te tekstet e saj të fuqishme, Nicki Minaj nuk është një femër që lehtë mund të përshkruhet. Ajo ka bërë një foto-sesion me revistën “V magazine” për edicionin dimëror 2014/15, ku ka folur për rëndësinë e punës së saj të vajzat e reja. “I dua femrat që marrin kontrollin, që vendosin standarde dhe që besojnë në veten e tyre për të udhëhequr rrugën drejt karrierës personale”, – ka thënë Nicki. Nicki Minaj nuk ka fare modesti duke iu referuar suksesit të saj. “Unë e kam bërë atë, – ka thënë këngëtarja. – Kur unë fitoj ose kur humb, unë e marrë përsipër, sepse unë jam përgjegjëse për atë çfarë bëj”.

 

Keira Knightley pozon topless

knightley 1Nëse dëshironi që të keni Keira Knightley topless për revistën tuaj, është aktorja që ka të caktuara rregullat e saj për këtë. Aktorja beson se femrat e sotme janë artificiale, teksa ajo shfaqet në një version natyral. “Unë do të bëjë një foto topless përderisa ju nuk i rrisni ato po i retushoni”, – ka thënë Keira për Times London. “Sepse është e rëndësishme të thuhet se nuk ka rëndësi në çfarë forme jeni”, – ka shtuar ajo. “Ekzistojnë shumë reperë meshkuj të fortë, të cilët më kanë prezantuar oferta të mira për aftësitë e mia, dhe flow’in tim, gjithashtu edhe për sigurinë e biznesit tim, por në fund të ditës unë ende dëshiroj ti inspiroj femrat, jo meshkujt”, – ka thënë Keira Knightley.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency