Standard.al

Përgënjeshtrim

0

STANDARD logo sfond bardheNë portalin onlinë të gazetës “Standard” është publikuar ngjarja e ndodhur në Prosek të Mirditës në dt. 18/09/2014 në dëm të një të miture. Nga ana e gazetës është bërë një gabim në foton e publikuar bashkëngjitur këtij lajmi, pasi fotoja i perket jo autorit të ngjarjes por shtetasit Luan Mark Lleshaj, foto e cila është vendosur gabimisht duke patur parasysh faktin që të dy shtetasit kanë të njëjtin emër. Nga ana e gazetës “ Standard” është bërë fshirja e lajmit që në momentin që jemi vënë në dijeni për këtë gabim. Duke patur parasysh rrethanat e mësipërme, duke qënë përpara një gabimi njerëzor, e përgënjështrojmë lajmin me foton e publikuar dhe i kërkojmë ndjesë publike të dëmtuarit Luan Mark Lleshaj për gabimin e bërë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.