Ndryshon vendimi/ Tokat shtetërore që jepen me qira, kush mund t’i marrë, kriteret dhe tarifat

0
142

Tarifat dhe vlerat dysheme për të marrë pasuritë shtetërore me qira. Kush përjashtohet nga konkurrimi

Tokat shtetërore Qeveria ka ndryshuar kriteret për pasuritë shtetërore që u jepen të tretëve, duke u transferuar të drejtën e përdorimit me qira ose enfiteozë, nëpërmjet procedurës së konkurrimit. Vendimi më i fundit i qeverisë përcakton se pasuritë shtetërore, që jepen me qira, janë: ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë, pajisjet dhe linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror (në vijim “shoqëri shtetërore”). Pasuritë shtetërore, që jepen me enfiteozë, janë vetëm pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive shtetërore. Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të pasurisë shtetërore janë: Niveli i investimit, niveli i punësimit, oferta e detyrimit mujor të qirasë.

 

Kontrata me tarifën simbolike 1 euro

Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave. Kur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit rezulton fitues një subjekt, i cili propozon që në pasurinë shtetërore, që jepet me qira, do të zhvillojnë një prej veprimtarive të mëposhtme: veprimtari prodhuese, me nivele investimi mbi 300 000 000 lekë. Përpunim aktiv të mallrave, që do të sigurojnë jo më pak se 50 vende pune;-veprimtari të agrobiznesit, si: grumbullim, përpunim dhe shitje të produkteve bujqësore ose blegtorale, me nivele investimi mbi 100 000 000 lekë. Institucioni, që zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit shtet për pasurinë shtetërore, i propozon Këshillit të Ministrave të miratojë lidhjen e kontratës së qirasë, jo me çmimin fitues, por me çmimin simbolik 1 euro/kontrata. Propozimi shoqërohet me projekt-kontratën e negociuar ndërmjet palëve. Në kontratat me tarifë 1 euro/kontrata vendosen sanksione për rastet kur qiramarrësi nuk realizon kushtet e saj. Për çdo vend pune të pahapur subjekti qiramarrës do të ndëshkohet me 50 000 lekë në vit. Për mosrealizim të investimit në përfundim të fazës përkatëse ndëshkohet me 10 për qind të vlerës së investimit të parealizuar në atë fazë dhe nëse pas 6 muajve investimi nuk realizohet, kontrata zgjidhet nga institucioni shtetëror që e ka lidhur atë, duke marrë gjobë, në masën e garancisë së depozituar në atë periudhë”.

 

Tarifat dhe vlera dysheme

Për pasuritë shtetërore që jepen me qira ose enfiteozë, vlera dysheme e detyrimit mujor përcaktohet si shumë e vlerës së qirasë mujore për ndërtesën dhe sipërfaqen funksionale që jepet me qira ose enfiteozë, të llogaritura, si më poshtë: Për sipërfaqen funksionale, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 për qind e tarifës dysheme të detyrimit mujor të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë (objekti) përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës. Kur jepet me qira truall i lirë, pra kur jepet me qira ose enfiteozë vetëm truall, tarifa dysheme e qirasë mujore është 100 lekë/m2. Për pasuritë e institucioneve shtetërore apo shoqërive shtetërore me karakter kombëtar (kulturor, historik, muzeor, arkeologjik), të shpallura të tilla me akte ligjore, tarifa dysheme e detyrimit mujor e përcaktuar më sipër, shumëzohet me 2. Kur ndërtesa është me dy ose më shumë kate, për efekt të llogaritjes së qirasë mujore do të merret parasysh sipërfaqja e çdo kati. Për përcaktimin e vlerës së detyrimit mujor të qirasë, për pasuritë e luajtshme (makineritë, pajisjet, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet në galeritë minerare etj.) që jepen me qira, institucioni shtetëror, ndërmarrja apo shoqëria shtetërore që ka në administrim pasurinë, përcakton vlerën e qirasë vjetore, që është sa 1/10 e VAM-it (vlerës aktuale minimale), të llogaritur si diferencë e vlerës fillestare të kontabilizuar minus amortizimin në vite, mbështetur në vendimin nr. 401, datë 23.10.1989, të Këshillit të Ministrave, (pjesa për investime), shumëzuar me indeksin e çmimeve të muajit përkatës, të publikuar nga INSTAT-i. Për objektet voluminoze si: rezervuarët, depozitat dhe siloset, që jepen me qira me qëllim tregtimi, brenda vijave kufizuese të qyteteve: Tiranë, Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, tarifa dysheme e qirasë është 400 lekë/m3 në muaj, ndërsa jashtë vijave kufizuese të qyteteve të sipërpërmendura, si dhe në të gjitha zonat e tjera tarifa e qirasë është 200 lekë/m3 në muaj. Për terrenet sportive, përcaktuar si të tilla me akte ligjore dhe kur do të kryhet aktivitet sportiv, tarifa dysheme e qirasë mujore është 10 lekë/m2 në muaj.

 

Përjashtohen nga konkurrimi:

– dhënia me qira e sipërfaqeve deri në 200 m2, të cilat jepen me afat deri në 1 vit

– makineritë e pajisjet e shkëputura, të cilat jepen me afat deri në 1 vit

– dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve të pajisura me leje shfrytëzimi të pasurive natyrore minerare, peshkimit, ujërave e të veprimtarive të tjera, të ngjashme, kur këto pasuri i jepen subjektit, në ndihmë të zhvillimit të aktivitetit, për të cilin është licencuar

– rastet kur me ligj janë miratuar marrëveshje minerare të shfrytëzimit, subjekti i licencuar ka të drejtën e lidhjes së kontratës së huapërdorjes për sipërfaqen e ndërtimit të fabrikave (sipërfaqe kjo e konfirmuar nga plani i biznesit i paraqitur për marrjen e lejes së shfrytëzimit), me të drejtë përsëritjeje deri në përfundim të periudhës së licencimit

– dhënia me qira e objekteve shtetërore për institucionet shtetërore, kur ato do të përdoren për nevoja dhe aktivitete të mëtejshme shtetërore

-Dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve shtetërore ose private për ushtrimin e aktiviteteve në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, kundrejt investimeve në pasurinë shtetërore të vlerave mbi 100 000 000 (njëqind milionë) lekë.

 

 Sigurimet e Kujdesit Shëndetësor/ Skema e detyrueshme, qendrat shëndetësore do të bëjnë kontrollin e popullsisë

Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin “Për financimin e shërbimeve shëndetësore publike të kujdesit shëndetësor parësor nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor”. “Shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor publik përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe ofrohen nëpërmjet qendrave shëndetësore. Qendra shëndetësore është institucion i shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor, publik, jofitimprurës, me llogari bankare të veçantë, që përfshin të gjithë rrjetin e dhënësve të shërbimit në varësi të saj. Qendra shëndetësore funksionon në bazë të statutit tip të saj, të miratuar nga ministri i Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë përcakton strukturën e qendrës shëndetësore duke parashikuar personelin shëndetësor dhe atë mbështetës. Norma e mbulimit të popullsisë nga personeli shëndetësor i qendrave shëndetësore përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë. Qendra shëndetësore përfaqësohet në marrëdhënie me të tretët nga drejtori i qendrës shëndetësore, i cili përzgjidhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga ministri i Shëndetësisë. Qendra shëndetësore e ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me standardet e shërbimit, treguesit e cilësisë dhe të performancës dhe në përputhje me përcaktimet e udhërrëfyesve dhe protokolleve të praktikës klinike kombëtare (PKK)”, – përcakton vendimi i qeverisë. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lidh kontratat me qendrën shëndetësore për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore të ofruara prej tyre. Fondi nuk financon shërbime të tjera, përveç atyre që ka paketa. Forma e kontratës dhe kriteret për lidhjen e saj përcaktohen me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency