7 këshilla për një jetë të lumtur

0
153

familyÇdo lidhje ka nevojë për një themel të fortë, e cila mund të zgjasë për të gjithë jetën. Psikoterapistja Paula Hall jep 7 këshilla thelbësore:

  1. Duaj veten tënde. Nëse nuk doni veten tuaj, është e vështirë të besohet se mund t’u dashurojë dikush tjetër.

Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë. Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në veten, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetën tuaj dhe jo sepse keni nevojë për të që të mbijetoni. Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën, është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do t’u qëndrojë pranë dhe do t’u bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mbani parasysh që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj.

  1. Pëlqeni partnerin tuaj. Lidhjet e forta krijohen vetëm nëse e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të jetë më romantike të flisni për dashurinë është e rëndësishme të kujtoni se dashuria është një emocion që vjen e shkon. Nëse sinqerisht keni ndjenjën e simpatisë ndaj njëri-tjetrit, nëse jeni dakord me mendimet e njëri-tjetrit, ndani të njëjtat ëndrra për jetën, atëherë ndenja e dashurisë nuk do të jetë kurrë larg jush. Është thelbësore t’i thoni partnerit se edhe ju e pëlqeni atë. Fjalët e ngrohta të kurajës dhe mbështetjes krijojnë besim dhe respekt. Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve.
  2. Vlerësoni kohën. Rëndësia e gjërave mund të matet nga sasia e kohës që jeni të gatshëm të shpenzoni për partnerin tuaj. Kur një çift është në fillimet e lidhjes së tij instinktivisht të dy partnerët kanë si prioritet lidhjen. Por me kalimin e kohës dhe jeta bëhet më e ndërlikuar, koha që kalojnë bashkë partnerët nuk është më e para, dhe lidhja vendoset në plan të dytë.
  3. Komunikoni. Komunikimi i mirë është thelbësor për një lidhje të fortë. Është mënyra e vetme për t’i thënë partnerit se kush jeni, çfarë dëshironi dhe pse silleni në një mënyrë ose një tjetër. Të folurit është mënyra se si lejoni tjetrin të hyjë në botën tuaj private. Të komunikosh më mirë nënkupton të thuash hapur dhe sinqerisht atë çfarë ndjeni në të vërtetë. Do të thotë gjithashtu të dëgjosh partnerin pa e gjykuar.
  4. Diskutoni me qetësi. Është e rëndësishme të pranoni se diskutimet janë pjesë normale e një marrëdhënie. Të gjithë njerëzit janë të vetëm, kështu që është normale që ndonjëherë të ndani mendime të ndryshme. Çiftet që diskutojnë të qetë

nuk kanë pse të shqetësohen nëse nuk bien gjithmonë dakord. Diskutimi i mirë është një mundësi për të ndarë ndjenjat dhe forcuar lidhjen tuaj, duke arritur në një vendim të përbashkët. Mund të jetë një eksperiencë që u dhuron të dyve më shumë besim në marrëdhënien që keni krijuar dhe u afron më shumë me njëri-tjetrin.

  1. Prekuni çdo ditë. Prekja ka fuqinë e të dhënit qetësi dhe mbështetje, të mbrojtjes dhe kurajës dhe sigurisht atë të eksitimit. Çdo çift e di se jeta e tyre seksuale mund të jetë në periudha të ndryshme, por nevoja fizike për ngrohtësi nuk ndryshon asnjëherë.
  2. Pranoni ndryshimet. Me kalimin e viteve njerëzit ndryshojnë, dhe mund të jetë ky ndryshim i cili “mban gjallë” një lidhje. Jeta gjithashtu ndryshon dhe shpesh jo ashtu siç do të donin njerëzit. Ndryshimi mund të ndikojë në rritjen e intimitetit, por gjithashtu mund të jetë edhe i dhimbshëm. Mund të nënkuptojë përshtatjen e një mënyre të re të menduarit ose një mënyrë të re jetese. Në marrëdhëniet e suksesshme çiftet kanë mësuar të përshtaten dhe ndryshojnë së bashku. Ata pranojnë se ky ndryshim është një pjesë e paevitueshme e jetë së njeriut, ndaj dhe mbështesin njëri-tjetrin.

Marrë nga “News Week”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency