Vendimi/ Tabelat, sa do të jenë bursat për nxënësit dhe studentët, ja kush përfiton më shumë

0
112

studentsZbardhen tabelat se sa do të jenë bursat për nxënësit dhe studentët për vitin 2014-2015. Vendimi i qeverisë përcakton se përparësi do të kenë nxënësit dhe studentët që plotësojnë kriterin ekonomik. Përfitojnë sipas kriterit ekonomik: Nxënësit/studentët që vazhdojnë studimet në largësinë mbi 5 km nga vendbanimi i tyre dhe plotësojnë kriterin ekonomik. Nxënësit që banojnë në fshat, që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që akomodohen në konvikte publike. Nxënësit/studentët që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. Nxënësit/studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë, dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. Secili nga studentët bashkëshort me fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe që akomodohet në konvikt publik. Fëmijët, nxënës apo studentë, që gëzojnë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.

 

Përfituesit

Nxënësit dhe studentët nuk përfitojnë bursë, ose humbasin të drejtën e përfitimit të saj, kur: janë ndarë nga trungu familjar, familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private, vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi, shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese. Bursat e nxënësve, për vitin e dytë e lart, rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit, nga këshilli i bashkisë/komunës, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të shkollave profesionale dhe konvikteve ku janë vendosur nxënësit përfitues të bursës/kuotës ushqimore. Nxënësit që kanë përfituar bursë e përfitojnë atë edhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore, nga njësia bazë e qeverisjes vendore gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore. Nxënësve të klasës së 13-të të shkollave profesionale, të drejtimit Termohidraulikë, për periudhën e zhvillimit të praktikës profesionale, të miratuar për vitin akademik 2014-2015, që nuk kanë përfituar bursë me vendim të këshillave të njësive të qeverisjes vendore, u akordohet/miratohet bursë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, mbështetur në kërkesën e Drejtorisë Arsimore Rajonale. Bursat e akorduara/miratuara nga ministria i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u dërgohen zyrtarisht njësive bazë të qeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të konvikteve ku janë vendosur nxënësit që zhvillojnë praktikën profesionale. Nxënësit e përfitojnë bursën në formën e kuotës ushqimore. Drejtorët e shkollave profesionale e social-kulturore dërgojnë zyrtarisht, çdo muaj, pranë njësive bazë të qeverisjes vendore, informacion për frekuentimin e shkollës/praktikës profesionale, për nxënësit që përfitojnë bursë. Nga plani i bursave të miratuara për vitin akademik 2014-2015 bashkisë së Tiranës i jepen deri në 10 bursa për studentët të cilët, pavarësisht nga kriteri i vendbanimit apo kritereve ekonomike, kanë statusin ligjor të jetimit si dhe statusin invalid paraplegjik apo tetraplegjik, ndërsa bashkive të tjera, të cilat në vendndodhjen e tyre territoriale kanë institucione të arsimit të lartë publik, për këtë kategori studentësh, u jepen deri në 3 bursa.

Tabelat mund ti gjeni ne faqet e brendshme të së përditshmes “Standard”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency