Krujë/ Kamionçina bie nga 100 m lartësi, 5 të plagosur

0
147

kruje aksident Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Krujë-Qafshtamë, ku një automjet ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash. Mësohet se mjeti tip kamionçinë, ku udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga, dhe ka rënë në një pikë grumbullimi të mbeturinave. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Shkëmbi i Vajës”. Mes personave që udhëtonin në kamionçinë ka qenë edhe një fëmijë. Sipas informacioneve të para, të gjithë udhëtarët kanë mbetur të plagosur. Policia e njoftuar nga banorët ka shkuar në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit, të cilët kanë marrë dëmtime serioze.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency