Elsi Kongo, fitues i logos për 200-vjetorin e lindjes së De Radës

0
149

de radaGaleria Kombëtare e Arteve, me kërkesë dhe mbështetje ligjore nga ana e Ministrisë së Kulturës, organizon konkursin kombëtar për realizimin e “Logos së 200-vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim de Rada”. Logoja për 200-vjetorin e lindjes së poetit arbëresh De Rada do të pasqyrojë këtë ngjarje kushtuar figurës së poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit dhe themeluesit të letërsisë dhe kulturës arbëreshe. De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Koha e zhvillimit të konkursit ishte nga data 10 tetor 2014 deri më 30 tetor 2014. Numri i pjesëmarrësve në këtë konkurs ishte 20, nga të cilët 19 ishin artistë ose studentë të grafik-dizajnit dhe 1 ishte studio grafike.

“Juria u ballafaqua me prurje të larmishme. Si fillim nga 20 punë konkurruese, ne zgjodhëm 5 dhe nga këto të pesta zgjodhëm logon fituese”. Juria për konkursin kombëtar për realizimin e logos së “200-vjetorit të lindjes se poetit arbëresh Jeronim de Dada” shpalli fitues të këtij konkursi:

Elsi Kongo. Puna e këtij autori u gjykua: simbolizon dhe përcjell gjurmën e pashlyeshme që ka lënë poeti në letrat dhe kulturën shqiptare, duke e përcjellë atë në shekujt e historisë sonë.

Vlera monetare me të cilën vlerësohet ky punim fitues është 180000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) lekë.

Interesit të disa mediave pse konkursi për “Logon e 200-vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jaronim de Rada” realizohet vetëm dy muaj përpara mbylljes së vitit 2014 të shpallur si Viti De Rada, Artan Shabani, drejtor i GKA-së, njëkohësisht anëtar i jurisë, iu përgjigj: “Kjo logo është shenja e kurorëzimit të një viti aktivitetesh dhe do të shoqërojë publikimet për Jeronim de Radën, aktivitete të cilat kulmojnë në muajin nëntor, pra do të finalizojë aktivitetet kushtuar poetit arbëresh”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency