Tiranë/ Sherri banal në lokal kthehet në përplasje me armë, humbin jetën 4 persona

0
129

vrasja-trNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një sherri në një lokal nate, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian. Mësohet se një nga viktimat është 19 vjecari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho,  Enea Xhaj,  Paolo Azzolo. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa 0250N. Po keshtu dhe Edison Jaho dhe Enea Xhaj, jane qelluar me plumba ne koke Brenda lokalit. Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e cuar në 4 numrin e viktimave.

Ndërkaq policia ka shoqëruar 22 persona, që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, dhe ka ndaluar 3 të tjerë, ndër të cilët edhe djalin e deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si një nga autorët e dyshuar të krimit. Në vendngjarje janë gjetur 2 pistoleta, me të cilat mendohet se është qëlluar dhe janë vrarë 4 personat. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë patrulla të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency