Dosja/ Sinanaj: Jam paguar për të vrarë Ardian Kollozin dhe persona të tjerë në Vlorë

0

Alma Çuka

Loading...

 julian SinanajEksplozivin në banesën e ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Vlorë, Ardian Kollozi, e ka vendosur me porosi të biznesmenit Erjon Mëhilli, aktualisht me statusin e të pandehurit. Pagesa prej 7500 eurosh. Kërkesa nga Mëhillit për të vrarë shtetasin M. L. dhe tërheqja pas frikës së eliminimit prej tyre

 Pas dërgimit të dosjes kundër të pandehurit Juljan Sinanaj dhe bashkëpunëtorëve të tij për gjykim, Prokuroria e Krimeve të Rënda zbardh detaje të tjera që hedhin dritë mbi veprimtarinë kriminale të të pandehurit Sinanaj, personat që kanë paguar, emrat e personave objektiv të atentateve me eksploziv dhe snajper.

 

 

Eksplozivi në banesën e Kollozit

Juljan Sinanaj ka hedhur dritë mbi vendosjen e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi, me detyrë në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, ngjarje e ndodhur më 1.6.2013, për të cilën Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë kishte regjistruar procedimin penal në vitin 2013 dhe ky procedim vazhdonte të ishte në hetim pa autor. Sinanaj i ka rrëfyer Prokurorisë se me porosinë e të pandehurit Erjon Mëhilli, biznesmen në fushën e ndërtimeve dhe pronar tokash në zonën e Karaburunit Vlorë, ka vendosur natën e 1.6.2013 lëndë plasëse në pallatin e shtetasit Ardian KOLLOZI me qëllim përhapjen e panikut mes familjeve që banonin në këtë pallat si dhe për të dëmtuar apartamentet e banimit të këtij pallati e për të rrezikuar jetën e Ardian Kollozit në atë kohë kandidat për deputet i subjektit elektoral PD.

 

 

Pagesa

Nga hetimi rezulton se i pandehuri Julian Sinanaj është paguar nga shtetasi Erjon Mëhilli për të kryer këtë ngjarje në shumën 7500 euro. Julian Sinanaj ka qenë prodhuesi i mjetit shpërthyes. I pandehuri Julian Sinanaj në vitin 2011 është kthyer në Shqipëri nga Greqia ku kishte emigruar që në vitin 1998. Në vitin 2011-2012 Juliani njihet me të pandehurit Andon Mëhillaj dhe genis Mëhillaj, kushërinj nga Vlora. Shoqëria me ta e afron edhe me të pandehurin Ndriçim Gjokona, i cili në kohën e njohjes, kryente disa punime elektrike në banesën e Andon Mehillajt. Pas njohjeve me kushërinjtë Mëhilli, Sinanaj nis edhe fushatën kriminale me pagesë, në favor të tyre.

 

 

Ekzekutimi

Është provuar në hetim se pas disa takimesh mes Julianit dhe Marjonit, me porosinë e të pandehurit Marjon Mitro, Julianit i është kërkuar në prani të Genis Mëhillajt dhe Andon Mehillajt që të vritet në qytetin e Vlorës shtetasi M. L. Është provuar se nga ana e të pandehurit, Marjon Mitro i është kërkuar me këmbëngulje Julian Sinanajt, të kryente vrasjen e shtetasit M. L. Aq e vërtetë dhe serioze ka qenë kjo situatë saqë nga ana e të pandehurit, Marjon Mitro i është afruar Julian Sinanajt, shuma prej 50.000 eurosh për të ekzekutuar M. L. Mes të pandehurit Julian Sinanaj, Andon Mëhillaj, Genis Mëhillaj dhe Ndriçim Gjokona, janë kryer veprime konkrete për të mundësuar ekzekutimin e shtetasit M. L. Konkretisht të pandehurit Andon dhe Genis Mëhillaj kanë negociuar dhe kanë bërë të mundur takimet mes Julian Sinanajt dhe Marjon Mitro. Në këto takime ka qenë prezent dhe i pandehuri Ndriçim Gjokona. Në një prej këtyre takimeve, i pandehuri Marjon Mitro i ka dhuruar me kontratë shitjeje fiktive të pandehurit Julian Sinanaj një ambient tregtarë në zonën e Vlorës të vlerësuar në shumën 50.000 euro, me qëllim që Juliani të mundësonte ekzekutimin e M. L. Ambienti tregtare i është kaluar me dokumente nënës së Julian Sinanajt, e cila ka ardhur nga Greqia për të formalizuar dokumentacionin që kishte bërë djali i saj Juliani me Marjon Mitron. Nga ana tjetër Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona kanë siguruar një armë pushkë karabinë të cilën e kanë adaptuar, duke i vendosur një dylbi një silenciator me qëllim që ti jepnin asaj karakterin e një arme snajper me të cilin do realizonin vrasjen e M. L. nga distanca e largët. Ara është sekuestruar pas arrestimit të Sinanaj, në shtëpinë e një kushëriri të tij në Kavajë. Vrasja e M. L. nuk është realizuar prej tij jo se nuk ka mundur, por ka patur frikë se ekzekutimi që mund t’i behej M. L. nga afër, mund të ishte njëkohësisht dhe kurth që i kishin ngritur Mëhillajt për ta vrarë Julianin, pasi ata akoma nuk i kishin paguar atij paratë për vrasjen e parë atë të Sokol Veizit.

 

 

 

 

Ekstradimet/ Ishin dënuar për vrasje dhe mashtrim, ekstradohen nga Greqia dy persona

 

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, kreu ekstradimin nga Athina, Greqi, të dy shtetasve dënuar nga drejtësia për krimin e vrasjes dhe atë të mashtrimit. Leonard Bare, 47 vjeç, Ndrec Kola, 52 vjeç, janë arrestuar nga autoritetet e policisë Greke dhe dje u ekstraduan në vendin tonë për të vuajtur dënimin e marrë nga Gjykata. Sipas materialit të Policisë së Shtetit, Leonard Bare, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 297, datë 27.11.2007 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“ e kryer më shumë se një herë në bashkëpunim. Ky shtetas gjatë viteve 2003-2004 në më shumë se një rast ka ndihmuar shtetas shqiptarë për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së, duke konsumuar Veprën Penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të Kufirit”. Ndërkohë shtetasi Ndrec Kola është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 884, datë 11.12.2002, e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje”, dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

 

 

 

Vendimi/ Tentativa e arratisjes, burgjet pezullojnë lejet për të dënuarit

 Pas çdo tentative nga të dënuarit për arratisje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pezullon lejet shpërblyese për këtë kategori. Kjo skemë u përdor në muajin tetor të vitit të kaluar kur gjashtë të dënuar u arratisën nga burgu i Drenovës. Ky vendim është marrë edhe dje nga autoritetet e burgjeve, pas tentativës për arratisje të së shtunës, ku katër të dënuar tentuan të linin qelitë, duke u ndihmuar si nga oficer të policisë brenda burgut, ashtu dhe nga jashtë tij. Ndërkohë, Gjykata e Elbasanit, nuk arriti të vendos për masat e sigurisë ndaj pesë punonjësve të policisë së Burgut të Peqinit. Burime nga Gjykata e Elbasanit, thanë se vendimi do të shpallet gjatë ditës së sotme.

 

 

Loading...