Tirana ngec ndaj Flamurtarit, Partizani “parakalon”

0
153

Bardheblutë nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë ndaj vlonjatve, ndërsa të kuqtë e Duros triumfuan në sfidën ndaj fierakve

flamurtari-tiranaDy kryesueset e kampioantit luajtën ndeshjet e tyre respektive ndaj Flamurtarit dhe Applonisë. Përballje mjaft të forta dhe që nuk ishin të lehta në letër për dy skuadrat kryqytetasve. Më e fituara nga të gjitha ka dalë Partizani që tashmë e gjen veten para Tiranës në vendin e parë me fitoren e marrë ndaj Apolonisë. Kurse 24 herë kampionët duhet të kenaqen me një pikë në një fushë të vështirë si ajo në Vlorë. Skuadra e Shpëtim Duros ka djersitur shumë, edhe pse ka dominuar totalisht në aspektin territorial, për të shënuar në portën fierake. Aty ka munguar Cakovic, serbi i Apolonisë, i cili është zëvendësuar nga portieri i dytë, Eduard Mico, që ka shkëlqyer me pritjet e tij. Mazrekaj, lojtari më i mirë në fushë, do të bënte diferencën në këtë sfidë, kur shënoi në minutën e 50-të dhe u dha të tijve tre pikët e cmuara, sa për të mbetur në krye. Apolonia ka luajtur me një lojtar më pak prej minutës së 43-të, kur Broshka ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe të kuqin. Pra, edhe me këtë faktor në anën e vet, skuadra e kuqe mezi ia ka dalë të finalizojë në morinë e rasteve të krijuara. Kjo tregon se vuan jo pak në apektin ofensiv, ndërkohë që mbrojtja është e pakalueshme prej 30 gushtit në Fier. Nëse i referohesh numrit të golave të pësuar, prapavija e kuqe është ndër mbrojtjet më të mira në Europë. Gjithsesi, Partizani ka marrë tri pikët dhe tani e sheh veten në kuotën e 24 pikëve, pas javës së 11-të. Tirana edhe pse favorite në letër nuk ka arritur të marrë më shumë se barazimi ndaj Flamurtarit që edhe pse nuk është në ditën e saj më të mirë arriti të nxjerrë një lojë mjaft të mirë duke arritur të luajë një minutësh të ekuilibruar. Për Flamurtarin një tjetër javë pa fitore, por pika ndaj kryesuesve mund të jetë një pikë kthese për kuqezinjtë, që dhe me bardheblutë shfaqën të njëjtën sindromë, atë të rasteve të humbura, dhe pse këtë herë nuk ishin aq evidente sa ndaj Teutës. Atmosfera në Vlorë ishte si ajo e ndeshjeve të mëdha, me tribuna që ishin mbushur si nga ana fansave kuqezinj, gjithashtu dhe atyre bardheblu që kishin udhëtuar nga kryeqyteti. Mbështetjen nga shkallët e stadiumit, dy ekipet u përpoqën ta përligjnin dhe me lojën e tyre, sidomos Flamurtari që nuk kishte pasur aspak një mesjavë të lehtë, pas pezullimeve e shkarkimit të trajnerit. Gjithsesi Muzaka dhe Mici u falën dhe ishin rregullisht në fushë për vlonjatët. Vendasit me dëshirën për të ndryshuar situatën u përpoqën të merrnin kontrollin e ndeshjes. Rastin e parë të pastër, kuqezinjtë e patën në të 23-tën me Likën, por Frashëri bëri një superpritje duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Në të 25-tën, përgjigja e Tiranës erdhi me Bakajn, ndërsa 7 minuta më pas ishte Frashëri, që gaboi në dalje duke i dhënë mundësi Abilaliajt dhe Likës të përfitonin nga pasiguria e tij. Asnjëri prej të dyve nuk e bëri dicka të tillë dhe deri në pushim shifrat nuk ndryshuan. Në pjesën e dytë, ritmi nuk ndryshoi shumë me lojën që ishte përgjithësisht e barabartë. Flamurtari u përpoq të rrezikonte sërish me Likën nga distanca, por shënjestra e tij nuk ishte ajo e duhura. Kështu të dyja skuadrat shkuan drejt fundit me shifra të pandryshuara duke marrë respektivish nga një pikë. Një ndeshje e mirë për Flamurtarin që arriti të marrë një pikë ndaj një rviali si bardehblutë. Kurse për Tiranën është një hap mbrapa, pasi humbet pikë në garën ndaj Partizanit.

 

 Shkodran Mustafi impresionon, dygolësh ndaj Vilarealit

Karriera e Shkodran Mustafit në La Liga është në shkëqlim e sipër. Edhe pse është mbrojtës në dy javët e fundit në La Liga po e kryen edhe punën e sulmuesve.Pas golit ndaj Elches në javën e kaluar, lojtari me origjinë Shqiptare shënoi dy gola në fitoren në udhëtim ndaj Vilarrealit.Pas një harkimi të Pablo Piatit, Mustafi shënoi një gol të bukur me kokë në të 64-ën.22-vjeçari shënoi edhe golin e dytë personal pas një topi të kthyer duke mos menduar, por thjesht e goditi topin nëntë minuta më vonë.Goli i parë i Los Che, ishte autogol i shënuar nga Manuel Trigueros në minutën e gjashtë, i cili shënoi edhe golin e nderit për vendasit.Valencia është e dyta në tabelë me 23 pikë, një më pak se lideri Real Madrid dhe me pikë të barabarta me Atletiko Madridin që gjendet një vend më poshtë. Barcelona është zhvendosur në pozitë të katërt në tabelë me pikë identike me Sevijan që mban vendin e pestë.

 

 Kompani: Fitorja ndaj Junaitid, më e rëndësishmja

Kapiteni i Mançester Sitit, Vinsent Kompani, i ka dhënë vlerë shumë të madhe fitores në derbi ndaj Mançester Junaitid.Djajtë e Kuq luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 39-të dhe pësuan humbje minimale nga kampioni në fuqi.“Liga nuk është e rëndësishme e as Liga e Kampionëve, sa është fitorja ndaj Unitedit dhe kjo fitore na ktheu qytetin”, ka thënë lojtari belg. Ndërsa ne mesjavë të klatërit luajnë kundët CSKA Moskëspër ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve.

 

 Suarez: Barça mbetet më e mira në botë

Edhe pas humbjes nga Selta Vigo, është Luis Suarez ai që beson se Barcelona është ekipi më i mirë në botë.Celta shokoi katalanasit me një fitore prej 2-0 në Kamp Nou dhe është Suarez ai që ka fjalë të mira për skuadrën e tij të re pavarësisht disfatës.“Kur topi s’dëshiron të hyjë brenda, nuk hyn brenda. Ata shfrytëzuan rastet që krijuan dhe fituan”.“Ne duam trofe sepse jemi ekipi më i mirë në botë.Tifozët duhet të besojnë tek ne, lojtarët janë ata që duhet ta kthejnë këtë situatë”, ka deklaruar Suarez.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency