Shkencëtari në prag të vdekjes: Alienët ekzistojnë

0
186

Boyd_Bushman__Deathbed_Disclosure_Documentary__Photo_Enhancements__HD_1080p__190014Alienët, disa të vjetër gati 200-vjeçarë, janë të vërtetë dhe kanë vizituar Tokën, ka thënë një ish-shkencëtar i lartë nga Lockheed Martin. Në momentet e fundit të jetës së tij, ai zbuloi disa foto dhe ndau përvojat e tij personale me alienët. Boyd Bushman vdiq më 7 gusht 2014 dhe videoja e mëposhtme që flet për alienët, megjithëse ka vetëm pak kohë që ka dalë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. “Unë kam disa prova sekrete”, pohon ai në fillim të videos. Më pas ai vazhdon të deklarojë se incidente të tilla si Rosëell në vitin 1947, kur një avion ushtarak i Forcave Ajrore u rrëzua, ndodhi për shkak të alienëve. Bushman ndan disa detaje në lidhje me alienët, si dhe teknologjinë e anti-gravitetit, të cilën ai thotë se është duke e zhvilluar SHBA-ja, Rusia, Kina dhe shkencëtarë në Zonën e famshme 51. Ai përshkruan teksa mban në dorë një foto të alienëve, duke thënë se ata janë rreth katër deri në pesë metra të gjatë, kanë më pak brinjë se qeniet njerëzore, dhe kanë gishtërinj si të njerëzve. Bushman deklaron se sytë e tyre dhe hundët janë të ndryshme nga njerëzit, dhe se ata janë telepatikë: “Ata janë në gjendje të përdorin zërin e tënd, për të folur me ty. Ti ecën në dhomë me një prej tyre, dhe papritur e gjen veten duke i dhënë përgjigje pyetjes tënde”. Sipas Bushman, ka dy grupe të ndryshme të alienëve. Njëri prej tyre është më miqësor ndaj njeriut. Këto krijesa janë banorë të një planeti të quajtur Quintumnia. Ai është i vendosur 68 vjet dritë larg nga Toka, por atyre u duhet vetëm 45 minuta për të udhëtuar në planetin tonë. Shkencëtari, deklaron se i ka parë shtëpitë e alienëve, pasi u kishte dhënë atyre një aparat për t’I nxjerrë ato, por pamjet nuk dukeshin pasi ishin të turbullta. Ai shtoi se ekziston një rrugë e veçantë fluturimi për në hapësirë, që ndodhet në Zonën 51, një bazë misterioze në Nevadën qendrore, ku besohet se ruhen sekrete të mëdha. Sipas tij, amerikanët janë duke punuar mbi UFO-t.

 

Planeti vetëvrasës

Astronomët kanë zbuluar diçka të panjohur më parë në hapësirë: planetin gjigand me profesion… vetëvrasës. Planeti i quajtur ËASP-18b është kaq i madh dhe aq pranë diellit të tij, saqë vetëm mbas tre miliardë vjetësh mund të shkatërrohet. Fati i tij në fakt duket se është që ai të gëlltitet nga ylli, atë të cilin ekspertët e kanë përcaktuar si “Tangoja e vdekjes”. “ËASP- 18b, – shkruan gazeta amerikane “Usa Today”, – është i madh 10 herë më shumë se Jupiteri dhe me një distancë prej tre milionë kilometrash larg nga dielli, kështu që ai është quajtur ËASP-18. Ai është i vendosur në kostelacion të Feniksit, që ndodhet 325 vjet dritë larg nga Toka. Temperatura në këtë planet është 2.100 gradë Celsius”. Është kaq e rrallë për Daglas Hamilton, astronom në Universitetin Mariland, të gjesh një planet vetëvrasës, çka e bën atë të arrijë në hipotezën se ky planeti nuk do të gjendet në fund të tangos vdekjeprurëse, por ka mundësi që me diellin e tij t’i mbijetojë “Tangos vdekjeprurëse” pavarësisht të gjitha llogaritjeve të shkencëtarëve.

 

Ekzistojnë dimensione paralele, zbulohen fakte bindëse!

Mesa duket, shkencëtarët gjithnjë e më shumë po gjejnë fakte dhe të dhëna për të vërtetuar ekzistencën e universeve paralel. Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Oxford-it, vërtetuan se vërtet dimensionet paralele ekzistojnë! Vetë teoria, e ekzistencës së dimensioneve paralele, u shfaq në vitin 1950. Shkencëtari Hugh Everett, arriti në konkluzionin se në Univers çdo ngjarje e re, paraprakisht provokon ndjerën e tij. Sipas kësaj teorie, ka tendenca që numri i dimensioneve paralele te jetë i panumërt. Pak vite më vonë, kjo teori u konsiderua si fantazi dhe e harruar! Por, në universitetin e Oxford-it, një grup shkencëtarësh arritën në konkluzionin se Hugh Everett, ndodhej në rrugë të drejtë. Llogaritjet e posaçme të kryera specifikisht, tregojnë se struktura e sasive të dendura degëzohen, pasi rezultojnë nga ndarjet e universit në struktura paralele të vetvetes së tij, shpjegon natyra probabilistike e efekteve mekanike kuantike. Pra, pretendojnë shkencëtarët se është e pashmangshme fakti që jetojmë vetëm në njërin nga dimensionet e pafundme paralele që ekzistojnë dhe jo vetëm në njërin, atë që njohim sot, ashtu siç e dimë.

 

Rrathët misteriozë në Jordani

12 rrathë misteriozë që mund të shihen vetëm nga ajri dhe të shpërndarë në të gjithtë territorin e Jordanisë kanë tërhequr ndër vite kureshtjen jo vetëm të shkencëtarëve. Rrethi i parë, i quajtur J1 ëshë zbuluar në vitin 1920. Më pas me kalimin e viteve u zbuluan edhe 11 të tjerët. Disa prej tyre kanë formë të çrregullt, të tjerë kanë një formë gjeometrike perfekte. Teoritë mbi formimin e këtyre rrathëve janë të shumta. Kryesoret janë ato që e lidhin me aktivitetin njerëzor, por nuk mungojnë edhe ato që flasin për një “dorë jashtëtokësore”. Mes atyre që mbështesin dhe i qendrojnë fort teorisë së parë është shkencëtari australian David Kennedy. Ai thotë se duke patur parasysh përbërjen e tokës në Lindjen e Mesme, rrathët janë formuar duke vendosur masa gurësh në mënyrë të çrregullt që më pas kanë zënë vend. “Shumë prej rrathëve janë të çrregullt, por ka prej tyre me një saktësi të madhe gjeometrike”, thotë ai. Kennedy shton se për ndërtimin e disa prej tyre duhet të jetë përdorur një forcë e madhe punëtore, nisur nga madhësia, ndërkohë që sa i përket periudhës kur janë ndërtuar këta rrathë ajo mbetet ende një mister dhe objekt hipotezash. E si për të mos mjaftuar kjo ajo që shton akoma më shumë misterin është zbulimi i dy rrathëve akoma më të mëdhenj pranë Homsit në Siri. Rrathët u kapën nga satelitit Ikonos më 2003-in. Ata janë pranë zhdukjes për shkak të urbanizimit të zonës, por sërish të dukshëm.

 

Origjina e species sonë

Dymbëdhjetë milionë vite më parë, Toka ishte një planet i majmunëve. PRovat e skeleteve tregojnë se ka patur shumë specie majmunësh të shpërndarë nëpër Afrikë dhe Azi. Afro 7 milionë vite më parë, një specie që do të shënonte ngjitjen e humanëve dhe kushërinjve tanë më të afërt, shimpanzetë, jetonin në Afrikë. Fosilet e këtij “paraardhësi të fundit të përbashkët” ende nuk janë gjetur. 6 milionë vjet më parë, raca njerëzore kishte zhvilluar tashmë të ecurit me dy këmbë. 2 milionë vjet më vonë, ishte shtrirë nëpër Afrikë. Pas një milionë viteve të tjerë, në skenë doli “genus Australopithecus”. Një specie i dha shkëndijën një revolucioni teknologjik të bazuar në prodhimin e veglave të gurit, gjë që lejoi hominidët e mëvonshëm të përhapeshin në të gjithë kontinentin afrikan. Specia e parë që bëri këtë gjë, Homo erectus, u përhap me shpejtësi nga Afrika në Eurazi afro 1.8 milionë vjet më parë, duke mbërritur në Indokinë dhe në Spanjë. Afro një milionë vjet më vonë, një pasardhës afrikan i “Homo erectus” – një që do të bëhej i famshëm për të gjithë me emrin “Homo sapiens” – sërish udhëtoi përtej kontinentit. Tani ai ka mbërritur në Hënë, dhe ndoshta shumë shpejt do të vërë këmbë në një planet fqinj. Ende na mungojnë fosilet e mjaftueshme për të thënë shumë mbi hominidët shumë të hershëm. Tiparet më kryesorë të atyre fosilëve që janë gjetur tregojnë se ata kanë ecur mbi dy këmbë. Ne njohim gjithashtu sistemin e tyre social, i cili ka qenë shumë i ndryshëm nga ai i çdo majmuni tjetër, të gjallë apo të zhdukur, sepse dhëmbët e qenit të meshkujve ishin shumë më të vegjël dhe të pamprehur, kështu që ata nuk funksiononin si armë. Fosilëve të këtyre hominidëve më të hershëm, afro 6 milionë vjeçarë, u janë dhënë emra shumë të ndryshëm: “Sahelanthropus tchadensis” gjetur në Cad. “Orrorin tugenensis”, gjetur në Kenia dhe “Ardipithecus kadabba” në Etiopi. Asnjëri nuk i ngjan majmunëve modernë, dhe të gjithë kanë ngjashmëri anatomike me “Australopithecus”-in e vonë. Përpara se të gjendeshin këta fosile, shumë studiues kishin parashikuar se ne do të vazhdonim të gjenim hominidë të ngjashëm me “Australopithecus”-in, deri tek paraardhësi i përbashkët i njerëzve dhe shimpanzeve.

 

 Enigma e nëndetësve Stokholmit

Imazhi i paqartë, i publikuar nga Ministria suedeze e Mbrojtjes, shfaq një pikë të zezë mbi ujë, e nën të, një vijë të bardhë. Ajo të ngjan me një valë që e shkakton një objekt që çan apo shtyn në brendësi të detit, ose edhe me një trup barke të kthyer përmbys. Interesant për t’u theksuar është interpretimi i Anders Grenstad, kontraadmiralit të Marinës Suedeze. “Kjo është një anije e huaj”, – tha ai të dielën. Mund të ishte një nëndetëse apo një mininëndetëse. Ose dhe një “objekt zhytës, nga ata që mund të përdorin pajisje të përafërta me ato të motorëve nënujorë”. Një motor nënujor? Me shumë gjasa, oficeri i lartë i Marinës, Grenstads, donte të përshkruante një scooter zhytjeje. Të tillë objekte, që gjerësisht, me referencë nga anglishtja njihen si Diver Propulsion Vehicle, (DPV), nën ujë gjejnë një përdorim të gjerë në ditët e sotme. Versione të vogla që flasin për objekte, apo pajisje motorike zhytjeje sportive, që kapin gjatësinë e rreth një gjysmë metri, qarkullojnë ndërkohë. Në thelb, aty bëhet fjalë për një elektromotor të mbështjellë me një mburojë që e mbron nga uji, e që vë në punë një helikë, duke shtyrë përpara objektin zhytës.

 

Taksi nënujore për trupat elitë

Në ushtri përdoren edhe pajisje, apo objekte më të mëdha të tipit DPV. Që gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat ushtarako-detare britanike e ato italiane, eksperimentonin me të tilla torpedo, në të cilat zinin vend edhe zhytësit humanë. Në dekadat në vijim, pas Luftës, objektet e vogla nënujore – të cilat njohën një rekuizitë të mirë në filmat e famshëm të 007-s dhe filma e skenarë të shumtë action të Hollyëood-it, ekzistonin e njiheshin mirë. Në kufijtë mes scooter-it nënujor e mininëndetëses, ka vend për të ashtuquajturat Sëimmer Delivery Vehicles (SDV), me të cilat njësitë speciale të shumë ushtrive, arrijnë të zbarkojnë pa u vënë re deri në breg. Ushtarët elitë amerikanë për shembull, të ashtuquajturit Navy Seals dhe ata të njësive speciale britanike, të ashtuquajturit Special Boat Service, apo shkurt SDV, përdorin të tilla pajisje, të cilat transportojnë në një distancë prej 10 km, deri në katër vetë. Mjeti në fjalë, nuk posedon dhomë presioni, zhytësit rrinë në ujë dhe marrin frymë me anë të një sistemi ventilimi që e posedon vetë bordi i mjetit, për të mos konsumuar rezervat e tyre të ajrit gjatë udhëtimit. Një numër më i madh është edhe mjeti i përdorur nga Advanced SEAL Delivery System, (ASDS), në të cilin tashmë mund të flisnim vërtet për një mininëndetëse. Në brendësinë e tij prej 20 metrash, mund të rrinë deri në 16 ushtarë. Si ASDS e Marinës Amerikane, ashtu dhe mjetet më të vogla SDV të britanikëve, mund të arrijnë të torpedojnë objektivat e tyre, pra nëndetëset e mëdha.

 

Ishin rusët, apo holandezët?

Për sa u përket mininëndetëseve, ato sigurisht se i posedojnë edhe rusët, që pretendohet se fshihen pas rastit të fundmit në brigjet suedeze. Anijet zhytëse “Triton-1″ dhe “Triton-2″, që prej mesit të viteve ’70 të shekullit të shkuar, janë ende në shërbim të Marinës ruse. Si anija zhytëse me dy persona “Triton-1″, e gjatë pesë metra dhe me perimetër 1,40 metra, mendohet se janë ndërtuar 32 të tilla ndërkohë. Nga “Triton-2″, me gjatësi nëntë metër e gjysmë, e që arrin të mbajë gjashtë vetë në bord, thuhet se tashmë ekzistojnë 13 ekzemplarë. Të dy tipat e anijeve apo motorëve në fjalë, gjendeshin madje edhe në vitin 2003 në një katalog të firmës “Rosoboronexport”, d.m.th. Agjencisë ruse për Eksportet e Armatimeve e Pajisjeve Ushtarake. Sipas saj, “Triton-1″ ka një rreze prej 65 dhe “Triton-2″ një rreze prej 110 kilometrash. A mundet që objekti që u vu re në ujerat suedeze pra, të ketë qenë një mininëndetëse? Atëherë normalisht ai duhet të ishte transportuar më parë nga një nëndetëse e madhe deri pranë brigjeve për të kryer misionin e vet, duke gjykuar nga të dhënat e mësipërme. Ndoshta s’kanë qenë fare rusët?! Nëse i beson Ministrisë ruse të Mbrojtjes, pas këtij aksioni apo kësaj aventure, fshihen holandezët: objekti misterioz mbi ujë duhet të ketë qenë një “Bruinvis”, që është nisur nga brigjet e portit estonez të Talinit. Sidoqoftë, kështu do të duhej të hiqje dorë nga teoria e mininëndetëseve: “Bruinvis” është një nëndetëse e mirëfilltë ofensive, e gjatë 68 metra me një peshë të konsiderueshme prej 2400 tonësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency