Buxheti i 2015-ës/ Taksat e reja për të ardhurat, makinat, ndërtesat dhe depozitat në bankë

0
141

Gëzim Saliu

mbledhje qeverieBuxheti i 2015-ës do jetë 4 miliardë dollarë, shpenzimet 60 miliardë. Për investime publike, mbi 5 % të PBB-së. Rritja ekonomike për vitin ardhshëm parashikohet 3%

Qeveria miraton projekt-buxhetin e vitit 2015 dhe pritet ta dorëzojë atë sot në mëngjes në Kuvend për ti hapur rrugë më pas diskutimit në komisionet parlamentare. Në buxhetin e ri dhe paketën fiskale që e shoqëron parashikohen ndryshime të disa taksave në vend, ku vërehet rritje e tyre në disa indikatorë që prekin direkt edhe qytetarët. Sipas burimeve pranë ekzekutivit, mësohet se buxheti për vitin e ardhshëm është parashikuar 4 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet pritet të jenë 60 miliardë lekë më shumë se buxheti. Ndërkaq shpenzimet për investimet publike parashikohen jo më pak se 730 milion dollar ose mbi 5 % të Prodhimit të Pergjithshëm Bruto. Ekzekutivit e ka fokusuar investimin e buxhetit të këtij viti në tre sektorë që kanë të bëjnë me arsimin, shëndetësinë dhe mirëqënien sociale. Nga ana tjetër, sa i përket uljes së borxhit publik për vitin 2015-të, me buxhetin e ri qeveria nuk do të mund të ulë më shumë se 0.3% ndërsa në vitin 2017-të  pritet ulja deri në 65.5 %. Ndërkohë që rritja ekonomike për vitin  2015 parashikohet në 3%.

 

Taksat e reja

Në paketën e re fiskale të qeverisë  parashikohet të rritet tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi për fitimin  nga interesi i depozitave dhe po ashtu edhe taksa e qarkullimit të automjeteve. Kështu të ardhurat e qytetarëve, veç pagave, do të taksohen me 15% e po në të njejtën përqindje do të taksohen edhe depozitat në Bankë, dhuratat, të ardhurat nga lojërat e fatit dhe qiratë. Përkatësisht sa i përket kurimeve në bankë, një qytetar paguan në formën e tatimit në burim taksën 10% për interesat që fiton, tashmë me paketën e re kjo taksë do të bëhet 15%. Po ashtu taksa tjetër e cila do të rritet është ajo e qarkullimit të makinave, e cila mblidhet përmes shitjes së naftës dhe benzinës në treg. Aktualisht kjo taksë është 17 lekë për litër, por pritet që vitin e ardhshëm të jetë 27 lekë, pa përfshirë këtu TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar), qe e rrit edhe me 5.4 lekë. Pra, rritja mund të jetë 120 lekë për litër. Pavarësishte se përfaqsuesit e qeverisë kanë pohuar se rritja me 10 lek për litër e taksës së qarkullimit për benzinën dhe naftën nuk do ndikojë në rritjen e çmimit të karburante, eksrtët e fushës mendojnë se një rritje e tillë do ketë efekt direkt në këtë pikë.  Ndërkohë sigurimi i automujete do të përjashtohet nga TVSH-ja. Sa i përkët taksës së makinave, qeveria ka vendosur taksën taksën dysheme prej 10 mijë lekësh, nga e cila preken thuajse 200 mijë shoferë. Në të njejtën linjë do të vendoset 2% taksë për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës si edhe do të ketë TVSH mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës. Por ajo që pritet të hasë kundërshti të forta, si nga opozita ashtu edhe nga qytetarët do të jetë vendimi për heqjen e fashës  prej 300 kw, gjë e cila sipas kritikëve do të rrisë direkt çmimin e energjisë.  Ndërkohë që qeveria ka mohuar këtë, nuk ka nguruar të bëjë të ditur se do të rrisë pensionet për kryefamiljarët pensionistë si edhe rritjen e ndihmës ekonomike, gjë e cila vërteton direkt sipas opozitës që cmimi i enegjisë elektrike do të rritet.

 

Rritja e akcizës

Në paketën fiskale të vitit 2015, qeveria ka parashikuar që përmes ndryshimeve do të sejllë një efekt në buxhet që do llogaritet rreth 10 miliardë lekë. Pjesën dominuese në rritjen e të ardhurave do ta mbajë rritja e nivelit të akcizës për cigaret (20 lekë për paketë deri më 31 dhjetor 2015), duhanin me të dredhur (me 1400 lekë/kg deri në fund të vitit 2015), miratuar tashmë në Kuvend, ndërsa pritet rritje edhe për taksën e pijeve alkoolike dhe birrën. Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës së cigareve, për vitin 2015, do të jetë rreth 3.4 miliardë lekë dhe 600 milionë lekë nga TVSH-ja. Ndërsa efekti në të ardhura për rritjen e taksës për duhanin me të dredhur është 200 milionë lekë për vitin e ardhshëm.

 

Taksat e rritura

-Të ardhurat e qytetarëve, veç pagave, do të taksohen me 15% nga 10 % që ishte

-Depozitat në Bankë, dhuratat, të ardhurat nga lojërat e fatit dhe qiratë do të taksohen me 15%  nga 10  % që ishte

– Taksa e qarkullimit të makinave do jetë 27 lekë nga 17 leke për litër që ishte. Këtu duhet përfshirë TVSH-në që e rrit edhe me 5.4 lekë

– Për makinat qeveria ka vendosur taksën taksën dysheme prej 10 mijë lekësh, nga e cila preken thuajse 200 mijë shoferë

– 2% taksë për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës

-TVSH mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës

 

 Shifrat e buxhetit

3%- pritet të jetë rritja ekonomike me buxhetin e 2015-ës, ndërsa 2 vitet në vijim do të kenë një rritje prej 4.5%

0.3 %- pritet të reduktohet borxhi publik, duke synuar reduktimin nga 70,9% që është aktualisht në 70,6% gjatë vitit 2015

412- mld lekë do jetë totali i të ardhurave , 27.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto

472 -mld lekë do jenë shpenzimet, ku 5% e GDP do zenë investimet

-Hiqet TVSH-ja për sigurimet dhe zëvendësohet nga taksa prej 3% për primin bruto

-Rritet renta minerare për pushtetin vendor

-Ulet taksa për rafineritë vendase

-Ulet taksa doganore për gomat e automjeteve nga 15-10%

-Përjashtohet nga taksa për të ardhurat personale kontributi për pensionet vullnetare

-Për agropërpunimin dhe biznesin në bujqësi, rimbursimi i TVSH-së shkon në masën 20% nga 6% që ishte

-Zero tarifa doganore për lëndët e para dhe mallrat masive në bujqësi, si gruri, mielli etj

-Sektori i peshkimit përjashtohet nga taksa e qarkullimit dhe karburantit

 

 Ulja e borxhit me vetëm 0.3 %, cfarë parashikon strategjia 2015-2017

Qeveria angazhohet të ulë nivelin e borxhit, duke nisur nga viti 2015. Kjo është parashikuar edhe në drafbuxhetin për vitin 2015-ës, i cili parashikon uljen  e borxhit publik me vetmë 0.3 %. Sipas dokumentit të kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2015-2017, të miratuar nga ekzekutivi, borxhi publik do të vijë duke u ulur nga viti në vit. Sipas këtyre të dhënave, pas një rritje në fund të vitit 2014, në vitin 2015 do të fillojë dhe ulja e nivelit të borxhit publik në 71.7 për qind, në vitin 2016 është parashikuar në 69.2 për qind dhe në vitin 2017 në nivelin 65.6 për qind e PBB. Ndërkaq të dhënat tregojnë se situata e tregjeve evropiane vazhdon të mos jetë e favorshme dhe besueshmëria e ekonomisë sonë është ende mjaft e ulët. Niveli i borxhit publik për periudhën 9 mujore llogaritet në vlerën e 960 miliardë lekë, ose 67.76 për qind e PBBsë. Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave, tregojnë se, në këtë vlerë të borxhit publik nuk janë përfshirë detyrimet e prapambetura që qeveria i ka biznesit. Po sipas këtyre statistikave, stoku i borxhit shtetëror vlerësohet të arrijë 910 miliardë lekë, ndërsa stoku i borxhit të garantuar në 50.7 miliardë lekë. Referuar kësaj periudhe, borxhi i brendshëm llogaritet të jetë 554 miliardë lekë, ndërsa borxhi i jashtëm ishte 405.8 miliardë lekë.

 

Reagimi për buxhetin/ Berisha: Rritje taksash, varfëri dhe mjerim. Shifrat e qeverisjes së PD që “rrëzojnë” Ramën

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar dje ëpr buxhetin e ri që qeveria do dorëzojë sot në Kuvend duke  e cilësuar atë si mjetin që do të sjellë varëfërim dhe mjerim për qyetarët shqiptarë.  “Këto ditë klika Rama – Meta njoftoi se: Do të rrisë në nivelin më të lartë në Europë çmimin e energjisë elektrike; Do të rrisë me 50% taksën mbi kursimet bankare duke futur kështu dorën në të ardhurat e 65% të qytetarëve shqiptarë. Shtoj ketu se ky është taksim i dyfishtë, pasi për çdo qindarkë të depozituar në banka qytetari ka paguar çdo taksë para depozitimit të saj; Do të vendosë me 100 mijë lekë taksën vjetore për makinat; Do rrisë përsëri me 120 lekë taksën e qarkullimit; Do rrisë akcizën e cigareve me 50%”, u shpreh deputeti demokrat. Po ashtu në përgjigje të komentuesve, ish-kreu i qeverisë nuk nguroi të bënte një bilanc të qeverisjes së djathtë, ku sipas tij të dhënat e Bankës Botërore faktojnë se në vitet 2005 – 2012 varfëria u ul nga 18,6% në 12,6% kurse varfëria ekstreme u ul nga 3,4% në 1,3%. “Këto të dhena përputhen edhe me uljen e papunësisë në Shqiperi, e cila në vitin 2012 ishte 12,8 % e konfirmuar nga Banka Botërore, Komisioni Europian. Në këtë kontekst pensionet minimale u dyfishuan dhe po kështu rrogat minimale dhe rroga mesatare u dyfishuan, u rrit me 60 % ndihma ekonomike. Kurse sot papunësia, sipas institutit të statistikave është rritur në 18,6% pra me 34 mijë vete. Ju hoqën pensionet e invalditetit 40 mijë pensionistëve invalid. Ju hoq ndihma ekonomike 23 mijë familjeve shqiptare, u rritën taksat për cdo shqiptare. Në terma ekkonomike krizë quhet vetëm shfaqja e recesionit, pra rënia e rritjes ekonomike nën zero. Sipas FMN,BB,KE etj, ekonomia shqiptare nga vitet 2005 -2013 nuk ra në recesion, por pati rritje ndonëse vetë rritja ra nga 8% në vitin 2008 në 1.7% në vitin 2013. Rritja ra nën zero për herë të parë në tremujorin e parë të këtij viti dhe në vazhdim. Kjo renie ishte rezultat i vendosjes së taksave të larta mbi bizneset dhe rritjes së borxhit publik”, theksoi Berisha. Në këtë linjë sa i përket borxhit publik,  ish-kreu i qeverisë shqiptare theksoi se sipas të dhënave të pakontestueshme në vitet 2005-2013 borxhi publik  per 8 vite me radhe mbajt në kontroll të plotë në nivelin 60+_ 2 %. “Kurse vetem në vitin e parë  të qeverisë Rama – Meta borxhi publik u rrit në 74% , pra u rrit mbi tre herë më shumë se sa në 8 vite të marra së bashku. Qeveria Rama-Meta në 300 dite ka paguar 180 milion euro më pak se sa qeveria e PD në 300 ditë para bizneseve dhe përvec kesaj ka krijuar një borxh të ri prej rreth 200 mln dollarë ndaj sipërmarrjeve private”. Ndërkaq Berisha ka komentuar edhe aksionin e policisë për vjedhjen e energjisë, duke e cilësuar këtë si një sulm ndaj opozitës dhe dhe qytetarëve që kanë paditur OSHEE për mbifaturim.

 

 Guvernatori i ri i BSH-së/ PD, Spaho: E zgjedh Presidenti, s’ka nevojë për negociata

“Shumë shpejt besoj do plotësohen të gjitha  vendet dhe Banka do të funksionojë në kushte normale”

Zgjedhja e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë është një e drejtë Kushtetuese dhe ekskluzive e presidentit të Republikës, ndaj dhe negociatat në këtë proces janë të panevojshme. Kështu deklaroi dje deputeti demokrat Edmond Spaho, duke theksuar se ligji e ka të përcaktuar qartë mënyrën e zgjedhjes së Guvernatorit. “Këtu nuk është çështje kompromisi. Ne jemi të mendimit që duhen respektuar mendimet ligjor, aty janë përcaktuar qartë se cfarë kriteresh, cfarë duhet të përmbushë personi që do të zërë atë vend. Nëse respektohen kriteret , për forcën tonë politke është mëse  e mjaftueshme. Nuk është kompetencë e jona të diskutojmë për emra, pasi sikurse e dini të drejtën për të propozuar emra për Guvernator të Bankës së Shqipërisë e ka Presidenti i Republikës”, tha ai për “VP”.

 

Reagimi

Sipas ish-kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, ideja e hedhur nga kryeministri për një guvernator të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë nuk ështe duhura. Nga ana tjetër, Spaho thekson se mungesa e guvernatorit nuk ka ndikuar në parametrat makroekonomik të vendit, por megjithatë ai thekson se zgjedhja e tij duhet të jetë e menjëhershme. “Të zgjidhet sa më shpejt, pasi institucioni është pa Guvernator dhe është pa një të tillë në periudhën ku ka nodhur një ngjarje shumë e rëndë në Bankën e Shqiëprisë, Siklurse nënvizova ka një procedurë që duhet ndjekur dhe me sa jam në dijeni po ndiqet edhe për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Mbikqyrës, po kështu edhe për emërimin e  Guvernatorit. Nga sa jemi informuar, shumë shpejt besoj se do të plotësohen të gjitha  vendet dhe besoj se Banka do të funksionojë në kushte normale”, u shpreh Spaho. Qëndrimi i deputetit demokrat vjen në një kohë kur pritet që presidenti Nishani t’i propozojë Kuvendit emrin e guvernatorit të ri. Pak ditë më parë, Kryeministri Rama zhvilloi një takim të paparalajmëruar në Presidencë ku në fokus të diskutimit ishte zgjedhja e guvernatorit të Bankës Qendrore të Shqipërisë,ku me sa duket palët nuk u dakordësuan plotësisht. Ndërkaq pas votimit të enjten në Parlament të procedurës të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, në orët e mbrëmjes  të së njejtës ditë, qeveria bëri të ditur emrin e kandidaturës së saj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e cila ishte Denada Prifti. Sipas ligjit, Kuvendi do të emërojë dy anëtarë nga katër vendet e mbetura vakante në Këshillin Mbikëqyrës, një anëtar e propozon qeveria dhe një vetë Këshilli i Bankës. Ndërkaq burime pranë Presidencës bëjnë të ditur se në një kohë afërt, Presidenti do të bëjë publik edhe emrin e Guvernatorit të ri, ku ende nuk dihet nëse ai do të jetë i dakordësuar nga mazhoranca qeverisëse apo jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency