Ilaçi i ri kundër kancerit, më efikasi nga të gjithë të tjerët!

0
148

Photo_Pilules_02

Pilula revolucionare është mrekullia e vërtetë. Siç po konfirmojnë shpikësit e saj,ajo mundet në tërësi të shkatërrojë qelizat e kancerit më famëkeq deri tani. Pilula efektive kundër kancerit e njohur si OTS964, mund të jetë për disa lloje të kancerit. Ilaçi mund të konsumohet si një tabletë normale ose me injeksion. Ky mjekim i transplantuar në minj, plotësisht e ka eliminuar kancerin. Vitin e ardhshëm do të fillojë testimi tek njerëzit. Pilula funksionon në mënyrë që jepen proteine, të cilat te shumë lloje të kancerit janë të ndara. Proteinat rrallë gjenden në qelizat e shëndetshme, kështu që trajtimi i gjen qelizat e sëmura dhe nuk lë aspak pasoja Deri tani, pilula është testuar vetëm tek minjtë që kishin qeliza kanceroze, sikurse njerëzit. Ajo ishte konsumuar dy herë në javë për tre javë. Kanceri ishte zhdukur krejtësisht në 5- 6 minj në muajin e parë të trajtimit. Pilula ishte më efektive kur ishte konsumuar në formën e një tablete. Kështu, ai ishte i suksesshëm në të gjithë minjtë. Hulumtuesit kanë testuar kancerin në mushkëri, por ka shumë arsye për të besuar se pilula do të jetë efektive edhe te kanceri i gjirit, trurit, mëlçisë dhe shpretkës. Shkencëtarët shpresojnë se pilula nuk mund të ketë ndikim në trajtimin e leukemisë.

 

 

Zbulohet kapsula që do të zëvendësojë injeksionin me shiringë

Shkencëtarët kanë zbuluar një kapsulë, e cila kryen të njëjtin funksionin si injeksioni me shiringë. Kapsula e mbështjellë me gjilpëra të vogla, mund të merret në formë orale dhe depërton në stomak përmes zorrëve. Efekti i kapsulës është i menjëhershëm, pasi gjilpërat e gjata pesë milimetra, ndihmojnë lëvizjen e shpejtë. Në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusetsit është prezantuar kjo kapsule e gjatë dy centimetra, me diametër një centimetër, që në pjesën e pasme ka rezervuarin me medikament. Provat e bëra tek derri kanë rezultuar me sukses dhe mendohet që së shpejti, kjo kapsulë të vihet në përdorim edhe për njerëzit.

 

 

Diabeti dhe rëndësia e aktivitetit fizik te diabetikët

Stërvitjet fizike preferohen për të gjithë personat pavarësisht moshës apo nëse janë të prekur nga sëmundje të caktuara. Megjithatë kjo është veçanërisht e rëndësishme për personat me diabet apo prediabet. Personat që vuajnë në diabeti këshillohet të aplikojnë aktivitetin fizik përmes ushtrimit të sporteve të ndryshme. Nëse ju nuk mund të ushtroni ndonjë sport, qoftë për shkak të moshës apo ndonjë arsye tjetër, atëherë rekomandohet të ecni për të paktën 45 minuta, tre deri në katër herë në javë. Por ju do të pyeteni se çfarë në fakt ndihmon aktiviteti fizik te personat me sëmundjen e sheqerit? Ushtrimet fizike në radhë të parë ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme, e cila është shumë e rëndësishme për të parandaluar ose penguar përkeqësimin e sëmundjes. Stërvitjet fizike ndihmojnë edhe glukozën (sheqerin) në gjak që të qëndrojë në nivelet normale. Ato ndihmojnë insulinën (hormonin e sheqerit) që ta absorbojë glukozën nga gjaku dhe ta fusë në qelizat e trupit tuaj, përfshirë muskujt, të cilët e shfrytëzojnë atë për të prodhuar energji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency