Kujt po ia kërkon dashurinë Elvana Gjata?!

0
168

10378554_883331265018268_1858414120222422440_nElvana Gjata vazhdon të mbetet një ndër zërat e përfolur të estradës. Projekti i fundit i këngëtares u prit shumë mirë nga fansat e saj. Kënga “Puthe” ishte ndër këngët hit të Elvanës. Madje, ajo, përveç komenteve pozitive, mori edhe ato negativet, të cilat i drejtoheshin pamjes së këngëtares, ku supozohej se ishte kopje e Beyonces e disa këngëtareve të tjera të Hollivudit. Kohët e fundit Elvana është mjaft aktive edhe në rrjetet e saj sociale. Ajo ka bërë një postim ku thuhet: “T’më doje ti dhe pak më shumë”. kujt ia dedikon e bukura Elvanë këtë postim ende nuk e dimë, pasi diçka konkrete ende nuk është dhënë nga vetë këngëtarja.

 

Luana Vjollca në dilemë…

luanaPrezantuesja simpatike Luana Vjollca ka publikuar në “Instagram” fotot e saj më të fundit të bëra nga fotografi Renuar Locaj. Me një pamje të bukur dhe të kuruar, bjondja ka marrë pëlqime të shumta dhe komplimente pafund. Për ta bërë çdo gjë më misterioze Luana ka shkruar në foto “Tell me..who can I give love to if I need to?”

 

Alban Skënderaj misterioz për projektin e ri

Alban-Skenderaj Këngëtari Alban Skënderaj ka ngacmuar fansat e tij me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ku shkruan: “Diçka shumë e veçantë për ju dhe tepër e rëndësishme për mua vjen së shpejti. Për më shumë detaje do duhet te presim dhe 24 orë”. Tashmë na mbetet vetëm të presim për të zbuluar se me çfarë do na surprizojë këngëtari.

 

Arbana “in love” with Duffye

ArbanaPrezantuesja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani, është zgjuar me muzikë të mirë. Kënga më e fundit e Dafina Zeqirit është kthyer në të preferuarën e saj. Arbana ka postuar në “Instagram” një foto të shkëputur nga videoklipi më i ri i Daffye-t, duke shkruar: “Absolutely in love with Daffy’s new song and video”. Të thuhet #moodoftheday nga një prej figurave më të dashura të ekranit dhe radios për një këngë, do të thotë që Daffye ka goditur vërtetë me “Over you”. Për më tepër zgjedhja e Nju Jorkut për xhirimet e këtij videoklipi e ka bërë Arbanën të ketë nostalgji për “kryeqytetin e botës”. Arbana Osmani e cila po shijon ditët e pritjes së ëmbël, e ka nisur ditën sot me Dafina Zeqirin. Dhe nëse ajo thotë që një këngë është e realizuar siç duhet, është vërtetë kështu, pasi dihet tashmë që Arbana është e drejtpërdrejtë.

 

Eli Fara e zhgënjyer me veten

eli fara2 Eli Fara duket se është zgjuar copë-copë. Këngëtarja e pëlqyer, që ndër të tjera njihet për pamjen dhe ruajtjen e freskisë, ka postuar në “Instagram” një foto ku duket e ngrysur. Kjo nuk është pamja e zakonshme e saj, pasi Elin rëndom e shohim të qeshur dhe pozitive. Ajo kësaj foto ja ka bashkangjitur edhe një mbishkrim, ku thotë se po i thërret mendjes. A thua çka ka bërë Eli që po ndihet e zhgënjyer me veten?

 

Kida lajmëron fansat për klipin e ri

KIDADKëngëtarja Kida ka lajmëruar në rrjetet sociale se ajo po përgatitet për një videoklip të ri, i cili do të publikohet së shpejti. Kënga është punuar nga Zzap n’Chriss që janë edhe themeluesit e OnRecords. Kida vjen nga një sukses i jashtëzakonshëm me “Rikthejm Na” dhe “O’najr”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency