Befasia në RTSH/ Aktori Enver Petrovci do të këndojë në festival, pretendent për Eurovizion

0
187

Nuk heqin dorë nga festivali i traditës, në RTSH Bojken Lako e Bledar Sejko po “kërkojnë” Eurovizionin

 enver Petrovci2Ka dalë lista me emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë në festivalin e 53-të të RTSH-së që do të mbahet në 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Janë 28 këngëtarë, për këtë vit, që jo vetëm konkurrojnë por presin si çdo vit, me shpresën e përfaqësimit në Eurovizion. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, prezantoi dje për mediat formulën dhe listën e këngëtarëve fitues që do të garojnë sivjet për çmimin e parë të festivalit. Bashkë me drejtorin artistik të festivalit për këtë vit, Shpëtim Saraçin, dhe skenaristen Mira Tuci, Leka ka deklaruar se formula e këtij viti do të jetë që 28 këngët do të këndohen në dy netët e festivalit, ndërsa në finale do të këndohen 18 këngë të përzgjedhura gjatë dy netëve të para.

Por, drejtori i RTSH-së, Martin Leka, e ka ulur tonin e optimizmit, duke thënë se duhet të bëjmë festival për vete, të realizohet festivali i traditës. Nisur me këtë premisë, Leka ka parasysh se në këto dhjetë vite Eurovizioni ka zbehur konkurrencën në RTSH, duke qenë se pjesëmarrësit janë ndier apriori jashtë. Fokusi për te Festivali Evropian ka lëshuar në këto vite dhe tempin e festivalit, duke mos pasur më, si më parë, providencën e këngëtarëve të famshëm. Shpesh i refuzuar në këto vite, stimuli për në Festivalin Evropian ishte një “ilaç” për shumë rikthime, të atyre që mbahen si VIP të këngës së lehtë shqiptare, por që pa shumë sukses në përfaqësimin në Eurovizion. Megjithatë, referuar listës së pjesëmarrjes në këtë edicion, kursi i përfaqësimit, meqë jemi te një traditë, prin nga më të rinjtë. Sidomos në emrat e këngëtarëve. Fenomeni i kompozimit, këndimit dhe shpesh tekstit nën një dorë sa vjen e po thellon ndarjen me kompozitorët e traditës, që shihen më me pak pjesëmarrje. Bojken Lako, me bandën e tij, Bledar Sejko nuk heqin dorë nga festivali i traditës, po ashtu dhe kompozitori Adi Hila.

Por ajo që bën befasi këtë vit është aktori nga Kosova, Enver Petrovci. Në listë me këngën “Të vranë bukuri”, me tekst dhe kompozim, por edhe këndon, mbajnë një firmë, vetëm atë të aktorit.

Kompozitori Edmond Zhulali ka bërë me dije se për të marrë pjesë në festival, pas njoftimit nëpërmjet medieve, janë paraqitur më shumë se 50 artistë. “Por bashkë me pjesëtarët e tjerë të grupit organizator, Shpëtim Saraçin dhe Alfred Kaçinarin, bëmë seleksionimet dhe dy ditë më parë vendosëm për këto 28 këngë, ku siç e vini re, përfshijnë artistë të rinj, por edhe shumë emra të njohur të muzikës shqiptare”. Siç kanë shpjeguar organizatorët, praktika e përvitshme është që secilit prej këngëtarëve fitues dhe pjesëmarrës në Eurovizion, vitet e mëparshme, u bëhet ftesë për pjesëmarrje.

“Ka shumë raste kur festivalin e këngës e lidhin me Eurovizionin, – ka thënë drejtori Martin Leka. – Por kolegët, artistët që e drejtojnë këtë festival, nuk e shohin kështu sepse Festivali i Këngës është tradita jonë, e shkuara dhe e ardhmja. Prandaj dhe në plan të parë është cilësia dhe vlerat që ky festival përçon tek publiku”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency