Sjelljet që bëjnë të palumtura femrat

0

o-UNHAPPY-COUPLE-facebookMjafton me te vërtet pak për te qene të lumtur, sekreti qëndron pikërisht në ato sjellje që lëndojnë vetëvlerësimin dhe mirëqenien tone psikike.

Loading...

Depresioni, trishtimi, pa lumturia janë te gjithë përkufizime qe preferojmë ti eliminojmë nga fjalori ynë dhe mbi te gjitha nga jeta jone, por jo gjithmonë është e mundur te largohesh fizikisht dhe mendërisht nga situata jo te këndshme dhe nga ndodhi negative. Ndonjëherë jemi vete ne qe përkeqësojmë gjenden tone shpirtërore duke adaptuar sjellje dhe zakone negative duke na pasuar si pasoje ndjenja pasigurie dhe ankthi, gjithashtu te pa evitueshme.

Ja disa praktika te përditshme qe kontribuojnë për te minuar lumturinë e femrave te cilat është mire te evitohen nëse dëshironi te jetoni ne qetësi te plote.

 

Te druheni nga gjykimi i te tjerëve

Femrat qe shqetësohen vazhdimisht nga paragjykimet e te tjerëve janë ato qe evitojnë çdo gjë për te mos u përballur me kritikat, duke u limituar te jetojnë te qeta, pa stimuj dhe kënaqësi. Guxoni me shume dhe do te kuptoni se te tjerët nuk janë aty për t’u paragjykuar, jo gjithmonë te paktën.

 

Të komplikoni jetën vet

Te thoni gjithmonë “po” kërkesave te tjerëve me rrezikun për te mos arritur te përfundoni atë qe keni programuar jo vetëm qe provokon stres dhe lodhje por lëndon shume dhe vlerësimin qe keni për veten. Ideale do te ishte te programoni aq sa keni mundësi për te çuar ne përfundim, tek e fundit duke thënë edhe ndonjë “jo, nuk mundem” kur është rasti.

 

Perfektë = Lumturi

Te mendoni se lumturia derivon nga perfeksioni është një koncept absolutisht i gabuar. Duke u nisur nga supozimi se perfeksioni nuk ekziston edhe pse mund t’u duket e çuditshme, lumturia fshihet pikërisht ne zotësinë për te ditur te rregulloni boten tuaj me te gjitha “gabimet” dhe “defektet” qe e karakterizojnë.

 

Te kushtëzoheni nga persona negativ

Shpesh jemi te rrethuar nga persona negativ te pazote për te qene te lumtur, te cilët nuk bëjnë gjë tjetër se te na mbushin jetën me vështirësi, frike dhe rreziqe. Mos i lini t’u kushtëzojnë me pesimizmin e tyre por përpiquni te rrethoheni nga shoqëri me njerëz pozitiv.

 

Te kujtoni te shkuarën dhe te frikësoheni nga e ardhmja

Te jetoni me te shkuarën, te mendoni kujtimet e vjetra dhe te dhimbshme dhe te frikësoheni nga e ardhmja, nuk bëni gjë tjetër veç te krijoni pasiguri te kota qe bllokojnë mendimet tuaja. Përpiquni te mësoni nga gabimet e vjetra, por qëndroni tek e tashmja pa menduar me tej.

 

Te krahasoni jetën tuaj me atë te tjerëve

Te krahasoni vazhdimisht jetën tuaj me te tjerët është mënyra e pa lumturisë, ne këtë mënyrë do te përfundoni për te shkatërruar vetëvlerësimin dhe do te krijoni një seri pasigurish dhe pakënaqësish. Shihni sukseset tuaja, çfarë keni fituar pas sforcove te shumta dhe përdoreni krahasimin ndaj te tjerëve ne mënyrë konstruktive duke e pare si stimul për tu rritur dhe për tu përmirësuar.

 

Te përqendroheni tek ajo qe nuk shkon

Te fokusoheni ekskluzivisht tek aspektet negative te jetës tuaj nuk mund te bej asgjë tjetër veç t’u drejtoje tek pa lumturia dhe vetmia. Shihni anën pozitive tek ajo qe ju ndodh dhe pyesni gjithmonë ” Si mund ta transformoje këtë gjë negative ne diçka te duhur apo pozitive”?, do te shihni një zgjidhje do ta gjeni gjithmonë.

Loading...