Ja gratë që dashurojnë meshkujt

0
174

mos heshtniMeshkujt, për portalin AskMen.com, u përpoqen të përgjigjen dhe të përshkruajnë me çfarë lloji të grave dëshirojnë që të kenë një lidhje dhe cilat janë cilësitë që i zbukurojnë ato.

 

Zonjushë ëmbëlsirë

Ajo është gjithmonë pozitive, e ëmbël, e lumtur me jetën dhe vërtet është një kënaqësi të jeni në shoqërinë e saj. Nuk ka asnjë moment të keq në vete dhe gjithmonë është në dispozicion. Meshkujt i adhurojnë ato.

 

Zonjushë e barabartë

Kjo është një feministe, por nuk i urren meshkujt. Përkundrazi, ajo i do dhe i respekton dhe me të vërtetë shumë mirë kalojnë së bashku me ta. Ajo është e zgjuar, argëtuese dhe e hapur ndaj përvojave të reja. Beson në barazi në lidhje dhe nuk sillet si një vajzë e dobët dhe e pambrojtur.

 

Zonjushë seksi

Asaj i pëlqejnë meshkujt dhe i pëlqen seksi. Nuk është imorale dhe nuk e përdor seksin si një manipulim, por thjesht e shijon atë dhe kjo shihet tek ajo sepse rrezaton seksi. Femrave tjera nuk i pëlqejnë edhe shumë ky lloj i femrave, por meshkujt e humbasin kokën për ato. Lidhja me ato është kënaqësi e vërtet.

 

Mikesha më e mirë

Kjo është shumë e ngjashme me Ëmbëlsirën. Është e kujdesshme, gjithmonë është aty për partnerin e saj, mund të flasin për çdo gjë, kanë interesa të përbashkëta. Ato janë një strehë e sigurt për partnerët e tyre dhe kjo është arsya pse meshkujt i ruajnë ato si një thesar.

 

Direkte

Kjo është një grua që di atë që dëshiron dhe nuk ka frikë për të treguar atë qartë. Është e fortë dhe nuk ka asnjë problem me atë për të marrë iniciativën dhe e para e  thërret mashkullin për të dalë. Me ato ballafaqohen meshkujt e fortë që dinë se si të sillen me gra të forta. Ata që mund të bëjnë me ato, do të kenë një partnere të mirë dhe një marrëdhënie të mrekullueshme.

 

E pavarur

Ajo është e fortë, e guximshme, e zgjuar dhe e aftë. Ajo e ka jetën e organizuar dhe nuk ka nevojë për mashkull për ta bërë të lumtur dhe për të përmbushur kohën e saj të lirë. Ajo është një partnere e vërtetë në kuptimin e gjërë, sepse nuk është e dëshpëruar për një mashkull. Disa njerëz kanë frikë prej tyre, por me të vërtetë ata gabojnë, sepse, sipas disa gjërave, ajo është pothuajse ideale. /femra.net/

 

Si të largoni shprehitë e këqija të partnerit

Shumë çifte pa marr parasysh moshën përballen me probleme të cilat jo domosdoshmërisht duhet të përfundojnë me ndarje.Për t’i trajtuar problemet në lidhje gjithmonë ekziston një zgjidhje, kështu që fillimisht duhet të mendoni se cili është problemi që po rezulton në mos harmoninë tuaj.

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë:

  1. Tregohuni të drejtë me partnerin.

  2. Tregohuni të drejtë edhe me veten.

  3. Gjykojeni gabimin në mënyrë irracionale.

  4. Drejtojuni partnerit me tonë të qetë.

  5. Tregohuni të vendosur dhe të qartë.

  6. Mos dilni jashtë temës, mundohuni t’ia thoni të gjitha në mënyrë të ekuilibruar.

  7. Mundohuni të gjeni kompromis për çështjen.

  8. Këshillojeni partnerin se si do të ndikonte një zgjedhje pozitive në aspektin e marrëdhënies.

  9. Mos u dorëzoni.

  10. Dashuria gjithmonë triumfon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency