Pesë rreziqet më të mëdha të varfërisë për fëmijët

0
141

Edhe në vende të pasura të industrializuara, varfëria te fëmijët është shtuar. Kriza financiare e viteve të shkuara e ka ashpërsuar situatën e shumë fëmijëve, por ka përjashtime, thuhet në një raport të UNICEF-it

giving-money-to-a-poor-kid“Fëmijë të recesionit” e ka titulluar UNICEF-i raportin e tij për gjendjen e fëmijëve në vendet e pasura. Në 41 vendet më të pasura të botës, 76,5 milionë fëmijë jetojnë në varfëri relative – kjo do të thotë që familjet e tyre kanë në zotërim më pak se gjashtëdhjetë për qind të të ardhurave mesatare. Në Greqi, Lituani dhe në Spanjë tani janë prekur më shumë se 36 për qind e të gjithë fëmijëve, në SHBA 32 për qind dhe në Itali 30 për qind.

Këta pesë faktorë e shtojnë në mënyrë të veçantë rrezikun e varfërisë së fëmijëve:

 

  1. Papunësia e prindërve

Veçanërisht shumë është rritur papunësia në Evropën Jugore. Papunësia e gjatë shoqërohet thuajse gjithmonë me degradim social. Kur prindërit e humbasin punën, fëmijët vuajnë në shumë nivele. “Fëmijët shqetësohen dhe janë të tensionuar, kur prindërit e humbasin punën”, – thotë raporti. Shpesh situata pasqyrohet negativisht edhe në rezultatet në shkollë të fëmijëve. Kjo nga ana tjetër i rrit tensionet në shtëpi. Në Greqi ishin 21 për qind e fëmijëve që u pyetën, që thanë se të paktën një prind e humbi punën gjatë krizës financiare. 27 për qind thanë se tensionet në shtëpi u shtuan gjatë krizës financiare.

 

  1. Pak mbështetje shtetërore

Me gjithë krizën, disa qeveri ia kanë dalë mbanë ta reduktojnë varfërinë e fëmijëve në vendin e tyre. Nuk kemi të bëjmë me fat të pashmangshëm, që të jenë veçanërisht fëmijët ata që të vuajnë nga rënia ekonomike, thonë autorët e studimit. Midis viteve 2008 dhe 2012, varfëria e fëmijëve u pakësua në Kili, në Poloni, në Australi dhe në Sllovaki. Në Gjermani varfëria mbeti thuajse e pandryshuar. Nga ana tjetër ajo u shtua në Islandë, në Greqi, në Lituani, në Kroaci dhe në Irlandë. Sipas UNICEF-it, shkaqet për këtë duhen kërkuar në mbështetjen e ndryshme për familjet. Në një kohë që disa vende i shkurtuan në mënyrë radikale shpenzimet për fëmijë dhe familjet e tyre, vende të tjera, me gjithë gjendjen e tendosur të buxhetit ndërmorën një mbështetje të qëllimshme të familjeve.

 

  1. Prindërit e vetmuar

Veçanërisht të kërcënuar nga varfëria janë fëmijët e prindërve të ndarë, që i rrisin vetë fëmijët. Një shkak për këtë është mungesa e ofertës për përkujdesje në shumë vende.

Prindërit e vetmuar shpesh mund të pranojnë vetëm një gjysmë vendi pune ose nganjëherë asnjë vend pune – dhe prandaj kanë më pak para. Kur këta prindër e humbasin punën, nuk ka një rrogë të dytë në familje që të ofrojë mbështetje, e cila ta zbuste disi rënien financiare.

 

  1. Origjina e migrantit

Fëmijë nga familje migrantësh shpesh janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për varfëri se sa fëmijët e prindërve vendas. Shpesh janë barrierat gjuhësore dhe mosnjohja e diplomave të shkollimit, që i pengojnë migrantët të gjejnë punë të paguara mirë. Në Greqi, shkalla e varfërisë tek fëmijë nga familje migrantësh u rrit me 35 pikë, në një kohë kur kuota te familjet e tjera u rrit me 15 pikë. E ngjashme është situata në Islandë, ku rritja e varfërisë te fëmijët migrantë ishte 38 për qind.

 

  1. Shumë motra e vëllezër

Motrat dhe vëllezërit e pasurojnë jetën e fëmijëve – por njëkohësisht ata e shtojnë rrezikun e varfërisë në familje. Nevoja për hapësirë banimi, veshje, ushqim dhe sende shkolle rritet me çdo fëmijë që shtohet. Në bazë të UNICEF-it, ekonomitë shtëpiake me dy fëmijë kanë shpenzime prej 40 për qind më të larta se sa çiftet pa fëmijë. Njëkohësisht, shpenzimet për përkujdesjen e fëmijëve rriten.

Për të luftuar varfërinë tek fëmijët, UNICEF-i propozon masa të ndryshme. Këtu bën pjesë caktimi i kufirit të poshtëm për të ardhurat e familjeve, masa të caktuara për t’i integruar prindërit në tregun e punës dhe një ofrimi i një mundësie me pak shpenzime për përkujdesjen e fëmijëve të vegjël. Mirëqenia e fëmijëve është jo vetëm një kërkesë etike, thonë autorët, e ardhmja e çdo vendi varet nga brezat e ardhshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency