Çfarë është çeku?

0
1659

cheque-heathers-blogÇeku është një mjet pagese përmes të cilit zotëruesi i tij ka të drejtën të urdhërojë subjektin bankar pranë të cilit ka llogarinë e që ka emetuar çekun, që t’i paguajë një shumë të caktuar një përfituesi.

Pra, çeku përdoret për të paguar pa përdorur para fizike. Në shumë vende çeku mbetet një mjet pagese shumë i përdorur pavarësisht zhvillimit të mjeteve të reja, si transferta bankare apo karta e kreditit dhe e debitit.
I njëjti person mund të jetë njëkohësisht lëshues dhe përfitues i një çeku. Ky është rasti kur zotëruesi i çekut dëshiron të tërheqë para nga llogaria. Karakteristikat e çekut që një duhet të njohë çdo klient bankar, janë:

– Është një mjet pagese që bëhet efektiv pa asnjë kufizim, mjafton që të ketë fond në llogarinë e lidhur;

– Nëse fondi i lëshuesit të çekut nuk mjafton për të mbuluar të gjithë shumën e pagesës, banka do të shlyejë pjesërisht detyrimin;

– Përfituesi duhet të paraqitet pranë bankës për shlyerjen e çekut brenda një periudhe të caktuar kohe, e cila mund të varion nga 15- 60 ditë në varësi të vendit/ditës së lëshimit. Me kalimin e këtij afati, banka nuk është më e detyruar të kryejë shlyerjen e çekut;

– Çeku mund të anulohet, d.m.th. lëshuesi mund të urdhërojë bankën për anulimin e tij. Anulimi mund të kryhet vetëm brenda periudhës së përmendur më sipër;

Nëse jeni të interesuar që të keni bllokun tuaj të çeqeve të lidhura me llogarinë tuaj duhet të kontrolloni nëse kjo e drejtë është e përfshirë në kontratën tuaj për hapjen e llogarisë. Në përgjithësi një libër çeqesh lidhet me llogari rrjedhëse por mund të ndodhë që të lidhet edhe me një llogari kursimi. Një çek mund të jetë:

– Me përfitues të papërcaktuar- në këtë rast përfitues është mbajtësi i çekut, pra kushdo që paraqitet me të në bankë

– Nominativ – përfitues i çekut është personi apo ndërmarrja emri i të cilës është i shënuar në cek.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency