Vjedhja e energjisë/ Skadon afati i dhënë nga qeveria, nis sot aksioni policor kombëtar. Arrest me burg për shkelësit

0
147

Gëzim Saliu

Rama e hap aksionin nga konferenca e sotme në Pallatin e Kongresve, pjesë Kryeprokurori, kreu i Gjykatës së lartë, drejtuesit e Gjykatave të Rretheve dhe të Apelit si edhe drejtues vendorë

energjia-elektrikeSkadon sot afati i lënë nga kryeministri i vendit Edi Rama për vjedhësit e energjisë elektrike. Pas 5 ditësh kohë, ku fillimisht bizneset e mëdha duhe të shlyenin energjinë e vjedhur, ditën e sotme do të nisë aksioni kombëtar policor i cili do të përfundojë me arrestimin e të gjithë shkelësve. I menduar i njejtë si me aksionin në Lazarat apo edhe Dukagjin, qeveria pret rezultatte domethënëse nga aksioni, duke nënvizuar se nuk do të humben më çdo vit 150 milionë euro nga vjedhja e energjisë elektrike. Sipas asaj që ka bërë të ditur kreu i qeverisë, aksioni do të nisë ndaj biznesve të mëdha, ku dyshohet se ka vjedhje në masë të energjisë elektrike. “Do ta fillojmë nga ata që janë problemi kryesor, nga ata që kanë fabrika, kanë biznese të mëdha dhe që paguajë sa një sahat familjar. Nuk do t’u ndahemi”, ka bërë të ditur Rama.

 

Konferenca

Nisjen e aksionit kombëtar policor për vjedhjen e energjisë elektrike, kryeministri Rama do ta startojë përmes një takimi që do të zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të ketë rreth 2 mijë pjesëmarrës. Në konferencën me temë “Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”,  duke marrë shkas edhe paraljmërimi i i Ramës për gjyqtarët pritet të jenë pjesë kryeprokurori Adriatik Llalla, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, si dhe të gjithë drejtuesit e Gjykatave të Rretheve dhe të Apelit në vend. Po shtu pjesë e takimit kombëtar do të jetë edhe kryeparlamentari Meta, deputetë të mazhorancës, kryetarë Bashkish dhe Komunash dhe të gjithë drejtorët e Policisë.

 

Paralajmërimi

Vetëm 5 ditë më parë, kreu i ekzekutivit shqiptar bëri të ditur nisjen e një aksioni kombëtar policor kundër vjedhësve të energjisë elektrike, duke bërë të ditur se nga masat e ashpra nuk do të anashkalohen edhe gjyqtarët nëse shkelin ligji në të tilla raste. “5 ditë kohë përpara sesa trupat e policisë të lëshohen në territor njësoj siç u lëshuan në Lazarat dhe nuk do të kthehen nga beteja deri kur të kenë kapur, të kenë arrestuar, të kenë çuar përpara gjyqit hajdutin e fundit të energjisë elektrike, të kësaj kategorie, në radhë të parë, të lokaleve që punojnë ditë-natë dhe paguajnë sa një familje. Një gjë ta kenë të qartë të gjithë gjykatësit që vazhdojnë lëshojnë pa asnjë të drejtë ata që kapen në flagrancë për ndërtime pa leje apo që trajtojnë hajdutët e energjisë elektrike si kalimtarë, të cilëve madje u kemi rënë në qafë ose marrin përsipër bëjnë edhe sigurime padie, deri sa ata të vendosin nëse hajdutët janë hajdutë apo s’janë hajdutë, dhe jo kompania që shkon dhe pret lidhjen e paligjshme, që do t’i trajtojmë njësoj si hajdutët e energjisë elektrike dhe nuk do t’u ndahemi ”, theksoi Rama. Sipas kryeministrit nëse të gjithë janë të barabartë para ligjit, edhe më të barabartë para ligjit duhe të jenë gjykatësit. “E them këtë, pasi shpirti në majë të hundës po na vjen me këta gjykatës që rrëzojnë rregullisht, njësoj si kalanë e Rozafës, – por jo natën, këta e bëjnë ditën, – atë që ditë-natë mundohen të ndërtojnë forcat e rendit së bashku me të gjitha institucionet e tjera që luftojnë për ligjshmërinë në këtë vend”, ka deklaruar kreu i qeverisë Rama.

 

Nga do të nis aksioni, pas vjedhësve në rrezik edhe gjyqtarët

Aksioni kombëtar policor do të nisë me bizneset e mëdha, ku janë dyshime për vjedhje të energjisë elektrike. “Do ta fillojmë nga ata që janë problemi kryesor, nga ata që kanë fabrika, kanë biznese të mëdha dhe që paguajë sa një sahat familjar”,  ka pohuar Rama.  Ndërkaq qeveria ka bërë të ditur se pjesë e ndëshkimeve nuk do të jenë vetëm subjektet që vjedhin energjinë, por edhe gjyqtarët që i mbrojnë ose i ndëshkojnë me gjoba të ulëta hajdutët e energjisë.

 

Ministri ekonomisë/ Ahmetaj: Çmimi i ri i energjisë në diskutim, rritja e dividentit me 15% nuk prek pagat

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaron se qeveria nuk e ka përcaktuar ende sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike me heqjen e fashës 300 kË.  Sipas tij energjia nuk do të paguhet me çmimin maksimal 13.5 lekë për kilovat sa aktualisht paguhet mbi 300 kË dhe as me një çmim mesatar, pasi kjo gjë është ende në diskutim. “Jo në asnjë mënyrë as njëra as tjetra. Nuk kemi asgjë konkrete. Ministria e Energjisë që është edhe përgjegjëse për sektorin së bashku me Minstrinë e Financave dhe me Ministrinë e Ekonomisë janë duke punuar që të kenë një çmim ekuilibër”, tha ai për tvklan. Ndërkaq lidhur me paketën e re fiskale dhe përkatësisht rritjen e taksës së qarkullimit rrugor, minsitri tha se ajo nuk do të ketë ndikim në rritjen e cmimit të karburantit, ashtu sic pretendojnë importuesit e naftës.  “Nuk ndodh kështu. Nuk ndodhi kështu në 2014 dhe jemi të bindur duke parë dhe tendencat në tregun ndërkombëtar të naftës që nuk ka për të ndodhur kështu as në 2015. Ne besojmë që kjo masë do të jetë e moderuar dhe jam i bindur ashtu siç rezultoi edhe vitin e kaluar që do të ketë pak kosto qoftë për biznesin, qoftë për qytetarin”, tha ai. Sa i përket rritjes së dividentit nga 10% në 15%, minsitri theksoi se ky dnryshim nuk do të prekë pagat. “Për dividentin po e kemi vendosur. Nuk ndryshon tatimi mbi të ardhurat personale që vijnë nga paga. Po flasim për atë fitim që merr sipërmarrësi për shkak të aksioneve që ka në sipërmarrje të ndryshme. Këtë pjesë të fitimit të sipërmarrësit si individ, jo si entitet do ta taksojmë në mënyrë të barabartë siç taksohet paga e një të punësuari”, u shpreh Ahmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency