Standard.al

Vendimi/ Studentët e masterit, Universitetet nuk do të ndryshojnë kriterin e mesatares

upt 2Universitetet edhe këtë vit kanë vendosur kritere për pranimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve ose në atë master. Rektori i universitetit Politeknik të Tiranës Jorgaq Kaçani thotë se institucioni që ai drejton ka vendosur si kriter notën mesatare për pranimet në master shkencor, ndërkohë që prioritet në kuotat e miratuara nga ekzekutivi për këtë universitet ai thotë se ju është dhënë studentëve që kanë mbaruar ciklin Bachelor në këtë institucion arsimor. “Vetë institucioni ia arsimit të lartë në përputhje me ligjin e arsimit të lartë për masterin shkencor ka vendosur kriteret dhe mbi bazën e tyre, që është nota mesatare e studimeve të ciklit Bachelor dhe në bazën e këtij kriteri bëhet dhe kërkesa për kuotat për masterin shkencor. Ndërsa për masterin profesional senati akademik i UP ka marr që vitin e kaluar një vendim që tu jepet e drejta të gjithë atyre që dëshirojnë që masterin profesional  të aplikojnë dhe ta ndjekin për ta përfunduar”, -thotë Jorgaq Kaçani, rektor i Universitetit Politeknik. Ndërkaq rektori i Universitetit Politeknik flet edhe për pranimet e studentëve nga universitetet private  që u mbyllën. Ai thotë se ekuvalentimi i diplomave të tyre tashmë ka përfunduar, listat janë gati, por natyrisht që do të ketë edhe studentë të pakënaqur pasi mund të kenë humbur dhe vite si pasojë e kritereve të vendosura nga vetë universiteti publik. “Ka kërkesa sidomos në teknologjinë e informacionit, inxhinierinë elektrike,inxhinierinë e ndërtimit, në arkitekturë. Universiteti Politeknik nuk i siguron që në vitin që ke mbaruar te universiteti privat që i është hequr e drejta e licencës me të njëjtin vit do të vazhdosh dhe këtu. Ne kemi kriteret tona, kritere që bëjnë ekuivalentimin e planeve dhe programeve mësimore”, – vijon Kaçani.  Viti akademik nisi në 20 tetor. Aktualisht vazhdon  faza e regjistrimeve për ciklin master shkencor dhe profesional në të gjitha institucionet  e arsimti të lartë publik e privat.

 

Comments are closed.