Superliga shqiptare/ Tirana rrëzon Teutën dhe shkon në vend të parë

0

Bardheblutë kanë arritur të triumfojnë në sfidën me durrsakët dhe të rrëmbejnë venin e parë

Loading...

tirana- teuta3 Një ditë e madhe pë Tiranën ajo e djeshmja që me fitoren ndaj Tuetës merr një tre pikësh ndaj një ekipi që e kishte pasur “mace të zezë” dhe më këtë sukses merr dhe vendine parë. Një pozicion që u mabjt vetëm për një ditë nga Kukësi i cili bie në vendin e dytë. Pas pesë ndeshjesh, bardheblutë triumfuan më në fund ndaj durrsakëve, në “Niko Dovana” ku ishte regjistruar dhe suksesi i tyre i fundit ndaj kësaj skuadre. Ai që vendosir ishte një gol i Elis Bakajt, që shfaqi dhe një herë klasin e tij duke zgjidhur një ndeshje shumë të ekuilibruar mes dy formacioneve. Pozitat në renditje por dhe ecuria në javët e fundit ishin të ndryshme me për të dyja skuadrat, me Tiranën që vinte si kryesuese, e durrsakët që kishin humbur dy sfidat e fundit në kampionat, ndaj dëshira për të ndryshuar këtë ecuri ishte e madhe, aq sa pas vetëm 50 sekondash, një ish si Koreshi për pak sa nuk kaloi në epërsi Teutën. Fillimi i vrullshëm nuk pati një vazhdim po kaq të vrullshëm, me dy skuadrat që zhvilluan kryesisht një lojë fizike dhe të mbyllur. Përgjithësisht loja ishte e ekuilibruar dhe për të parë një rast tjetër duhej pritur deri në minutën e 35-të, kur Rafael lëshoi një goditje nga distanca që kaloi ngjitur me traun e portës. Për Tiranën mundësinë më të mirë e pati Pashaj në të 45-tën, që provoi një kthesë në zonë pas një harkimi të ardhur nga këndorja. Me Tiranën në sulm nisi dhe pjesa e dytë, teksa Bakaj nuk goditi menjëherë në të 47-tën duke humbur befasinë. Ritmi megjithatë nuk do të ndryshonte nga ai i pjesës së parë, me dy ekipet që ishin tejet të kujdesshme në fushë. Në këto kushte nevojitej një magji për të prishur bardhësinë e shifrave, dhe atë e bëri Bakaj, në të 76-tën, kur me një goditje fluturimthi mposhti Rizvanin duke i dhënë epërsinë bardhebluve. Pas këtij ezultati Tiaran arriti që të menaxhonte mjaft mirë rezultatin duke treguar edhe njëherë që këtë vit po tregon qëështë një ekip favorit për të fituar titullin kampion. Perforcimet e shumta kanë treguar se tashmë ekipi ka arritur të shkojë në formë të mirë dhe tashmë lojtarët njohin mjaft mirë njëri tjetrit. Pas ndeshjes Mangani u shpreh se i përlqeu loja që bëri ekipi i tij dhe që u tregua mjaft zotërues i topit gjatë lojës dhe nuk i la hapësria kundërshtarit për të vënë në diskutim rezultatin e ndeshjes. Kurse Teuta nuk ka hapin e seonit të kaluar. Durrsakët nuk po arrijnë të jeni kompetitiv pasi kjo ishte ndeshja e tretë pa pikë. Një bilanc ky që i jep të drejtën durrsakve që në janar të kërkojnë përforcime pasi kampionati vjen dhe bëhet më ivështirë. Lika u shpreh se skuadra pas ndeshjes po bën një lojë të mirë dhe nuk po nxjerr rezultat. Një fakt jo i mirë ky për vazhdimsinë e ekipit, por që tekniku deklaroi se së shpejti do të vijë edhe ringritja.

 

Mançester Junaitid dhe Chelsea ndahen në paqe

Mançester Junaitid iështë nevojitur fati për të dalë me kokën lartë, pasi arriti të barazoi me rezultatin në minutat shtesë ndaj Chelseat. Dy gola janë shënuar në superduelin e javës së nëntë të Ligës Premier që u zhvillua në Old Trafford, nga një për secilin rival (1-1). Në 45 minutat e para asnjëra nga skuadrat nuk arritën që të tundnin rrjetin e kundërshtarit. Shanset më të mira gjatë fraksionit të parë i patën Van Persie dhe Drogba, por në të dy rastet portierët ndërhynë duke bërë mrekulli. Një goditje të rrezikshme gjatë pjesës së parë e lëshoi edhe Adnan Januzaj. Të zgjedhurit e Hoze Mourinjos e filluan furishëm sfidën në gjysmën e dytë dhe shumë shpejt arritën te goli i epërsisë. Hazard dështoi të shënonte përballë De Geas, por nga goditja pasuese nga këndi, erdhi goli. Çesk Fabregas harkoi për mrekulli, ndërsa veterani Didier Drogba shënoi me kokë (53’). Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund të takimit dhe kur pritej që Blutë ta fitonin ndeshjen, ata barazuan. Pas harkimit të Di Marias, Courtois mbrojti goditjen e Fellainit, por aty ishte Robin Van Persie për ta barazuar rezultatin në minutën e fundit.

 

Juventus rikthehet ndaj Palermos

Juventusi ka arritur të marrë tre pikë të plota përballë Palermos duke e mposhtur me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A. Bardhezinjtë e kishin nën kontroll ndeshjen në pjesën e parë, në të cilin shënuan një gol. Sulmuesi Karlos Tevez ishte ai që asistoi te Arturo Vidal, i cili ikaloi vendasit në epërsi në të 32-ën. Goli i dytë u shënua në fraksionin e dytë. Pas një harkimi nga këndi të Andrea Pirlos, Fernando Lorente shënoi me kokë në të 64-ën. Juventusi numëron 22 pikë nga shtatë fitore dhe një barazim dhe ka tri pikë më shumë se Roma. Nga ndeshjet tjera, me rezultat 2-0, Udinese e ka mposhtur Atalantan dhe pozicionohet në vend të tretë në tabelë ndërsa Roma u ndal në barazim ndaj Sampdorias.

Loading...