Sistemi i Drejtësisë/ Gjykata e Lartë “vuan” nga mbipopullimi i dosjeve, 10.600 çështje të mbartura prej 2008-ës

0
120

Alma Çuka

Ndërhyrja e Ministrisë së Drejtësisë për të reformuar Gjykatën e Lartë, pretendimi për ta kthyer në Gjykatë karriere dhe kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias për ekspertizë

gjykata-e-larteReformimi i Sistemit të Drejtësisë në tërësi, kërkesë kjo e ripërsëritur nga të gjithë aktorët e brendshëm dhe ata ndërkombëtarë, e hedhur së fundmi në tavolinë për tu diskutuar me grupet e interesit, përfshinë edhe shkallën më të lartë të gjyqësorit, Gjykatën e Lartë. Prej më shumë se gjashtë vitesh kjo hallkë e gjyqësorit ndodhet në vështirësi të mëdha, që lidhen me shqyrtimin në kohë të rekurseve të depozituata nga palët. Jo në pak raste drejtuesit e këtij institucioni, kanë kërkuar ndërhyrje në legjislacion, ndërhyrje këto të cilat duhet të përcaktojnë qartë kategoritë e veprave penale dhe çështjet civile, që nuk u lejohet rekursi në Gjykatën e Lartë. Por kryerja e reformës në këtë hallkë të gjyqësorit nuk mund të kalojë pa marrjen e miratimit të ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe grupeve të interesit.

 

Komisioni i Venecias

Ministria e Drejtësisë pak kohë më parë iu drejtua Komisionit të Venecaias me një shkresë përmes së cilës kërkonte ekspertizë ligjore për kryerjen e reformës në Gjykatën e Lartë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Shkollën e Magjistraturës dhe Gjykatën Kushtetuese. Shkresa për ndihmë juridike iu drejtua autoriteteve të Komisionit të Venecias në prill të këtij viti dhe përgjigjia erdhi në fund të shtatorit. Ministria e Drejtësisë nuk mori atë që priste. Komisioni i Venecias përmes një dokumenti të detajuar, sugjeronte ndërhyrje ligjore vetëm për Gjykatën e Lartë dhe kjo lidhej me reduktimin e disa rekurseve qoftë për çështje penale apo civile. Ekspertët e Komisionit të Venecias shpreheshin skeptik për këtë ndërhyrje. Në mendimin e tyre thyhej se “reduktimi i disa çështjeve penale dhe civile duke mos i dhënë të drejtë rekursi për në shkallën më të lartë të gjyqësorit, nuk do e kthente këtë Gjykatë në Gjykatë Karriere”. Pas marrjes së kësaj përgjigje, Ministria e Drejtësisë nuk bëri asnjë veprim për të ndërhyrë në legjislacion me qëllim lehtësimin e Gjykatës së Lartë nga barra e madhe e çështjeve penale dhe civile. Skeptik për kryerjen e reformës në drejtësi janë edhe grupet e interesit. Shoqata e Avokatëve Penalist, kryetari i Gjyklatës së Krimeve të Rënda, drejtues të Shkollës së Magjistraturës, shprehen se sistemi gjyqësor nuk mund të quhet i reformuar në rast se më pas nuk do rishikohet legjislacioni, i cili kërkon domosdoshmërisht përshtatje me atë të vendeve të Bashkimit Evropian.

 

Shifrat nëGjykatë

Numri i çështjevetë regjistruara pranë Gjykatës së Lartë arrin në 10 600. Burime zyrtare pranë këtij institucioni puhuan se këto çështje datojnë prej vitit 2008. Aktualisht ka disa çështje të cilave u jepet përparsi në gjykim, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të gjitha kategoritë. Numrin më të madh të dosjeve e përbëjnë ato civile. Bazuar serish tek statistikat një gjyqtar, arrin rreth 120 çështje, të cilat kalojnë për gjykim dhe rreth 250 në dhomë këshillimi.
Kolegji administrativ

Krijimi i gjykatave administrative në 4 nëntor të vitit 2013, u shoqërua edhe me krijimin e kolegjit administrativ pranë Gjykatës së Lartë. Shqyrtimi i padive me karakter administrativ duket se nuk e ka zbutur mbipopullimin e Gjykatës së Lartë nga dosjet e mbartura prej vitesh. Kryetari i kësaj Gjykate, Xhezair Zaganjori jo në pak raste është shprehur se zgjidhjen e këtij ngërci e sheh në reduktimin e çështjeve që duhet t’i jepet e drejta për rekurs, shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe kthimin e kësaj Gjykate në Gjykatë karriere.

Hetimi i gjyqtarëve

Letra e Ministrit të Brendshëm për gjyqtarët, inspektoriatet nisin verifikimin
Dy ditë pasi Ministri i Brendshëm SajmirTahiri përmes një letre njohu Presidentin Bujar Nishani me shkeljet e 25 gjyqtarëve në rrethe, gjatë dhënies së masave të sigurimit personal, Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë vihen në lëvizje. Letra që mbërriti në zyrën e Presidentit, është dërguar për dijeni Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe përfaqësuesve të Këshillit. Pas përgjigjes së Presidentit i cili siguron për kontrolltë menjëhershëm të gjyqtarëve për të cilët pretendohet se kanë kryer shkelje, Ministri Sajmir Tahiri ka reaguar sërish. Përmes një letre ai i kërkon Presidentit ndërhyrje të shpejtë për të shpëtuar sistemin gjyqësor nga kthehtrat e korrupsionit. Menjëherë drejt gjykatave ku Ministri i Brendshëm ka evidentuar shkeljet ka nisur puna për verifikimin e dosjeve. Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dje se kanë nisur në terren inspektorët përkatës, të cilët pas verifikimit të dosjeve pritet të dalin me një relacion për secilin rast. E njëjta gjë po bëhet edhe nga inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Relacionet e të dy grupeve te inspektimit në përfundim do i vihen në dispozicion Ministrit Nasip Naço, i cili ka të drejtën ekskluzive për të kërkuar procedimin ose jo të gjyqtarëve në rast se konstatohen me shkelje gjatë dhënies së vendimeve. Të njëjta burime nga institucioni i Ministritrisë së Drejtësisë pohuan se paralelisht me kontrollin e vendimeve për masat e arrestit dhënë nga gjyqtarët që pretendohen se kanë kryer shkelje, i është kërkuar informacion edhe Prokurorisë së Përgjithshme. Në rast se prokuroritë e rretheve përkatëse kanë bërë apelim për të gjitha rastet dhe vendimet e shkallës së parë kanë mbetur në fuqi nga shkalla e dytë e gjyqësorit, atherë, gjithçka duket se do të mbetet vetëm në letër. Megjithatë burime të Ministrisë së Drejtësisë thanë se nuk mund të shprehen për shkelje apo jo të gjyqtarëve edhe pasi të jetë kryer inspektimi, pa u shprehur më parë Gjykatat më të larta.

Arrestimi/ Tentoi t’i jap ryshfet policit, arrestohet 27 vjeçari në gjendje të dehur

Arrestohet në flagrancë nga policia e Tiranës një 27 vjeçar, teksa po tentonte t’i jepte ryshfet një punonjësi të qarkullimit rrugor. Lajmi bëhet i ditur nga policia e kryeqytetit, e cila në njoftimin e saj zyrtar shprehet se efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë prangosur shtetasin Rudin Reshat Vogli, 27-vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij sipas policisë u bë sepse dje rreth orës 03.50, në rrugën “FeritXhajko”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa italiane CG 685 ST, në gjendje të dehur në masën mbi 0.5% alkool. Po sipas të njëjtave burime, ky shtetas ka tentuar tu japë punonjësve të Policisë Rrugore Tiranë, 200 euro dhe 4800 lekë, për të krijuar favor për shkeljen e konstatuar, shumë e cila u seksuestrua në cilësinë e provës materaiale. Pas arrestimit i riu u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Dokumentacioni me emrin e tij iu dërgua për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency