Autoriteti Bankar Europian/ Stres testi, 24 banka europiane dështojnë të kalojnë, mes tyre NBG e Banka dhe Pireut

0

902large_taksa TVSH ekonomia shqiptareNjëzet e katër banka europiane dështuan pas provës së një stres testi të Autoritetit Bankar Europian. Stres Testi është një vlerësim i rezistencës së sektorit bankar në një situatë negative të zhvillimive ekonomike dhe financiare.

Loading...

Bankat në bazë të këtij skenari kanë nëntë muaj për të shëndoshur financat e tyre ose rrezikojnë të mbyllen. Ato përfshijnë nëntë bankat italiane , tre banka greke dhe tre banka qipriote. Prej tyre, dy nga tre banka greke që dështuan janë të pranishme edhe në Shqipëri, përkatësisht NBG Bank ( Nacional Bank of Greece) si edhe Banka e Pireut që në vend përfaqësohet nga Tirana Bank.

Ky kontroll i shëndetit financiar të Autoritetit Bankar Europian është kryer në 123 bankat e BE-së për të përcaktuar nëse ato mund të përballojë një tjetër krizë financiare. Rishikimi është bazuar në shëndetin financiar të bankave në fund të vitit 2013. Dhjetë prej tyre kanë marrë masa për shëndoshjen e bilanceve të tyre. Ndërkohë 14 bankat e mbetura të cilat nuk kanë marrë ende masa janë në eurozonë.

Një ndër bankat më të prekura prej këtij stress testi vlerësohet banka italiane Monte dei Paschi e cila ka një mungesë prej 2.1 bilion eurosh. Ndërkohë përsa i përket testit të qëndrueshmërisë katër banka të Britanisë së Madhe iu nënshtruan dhe asnjë prej tyre nuk dështoi përveç Lloydds e cila kaloi me vështirësi. Bankat ishin një prej elementëve kryesor të krizës financiare në eurozonë dhe në disa vende , dobësia e tyre mbetet një faktor që pengon rritjen ekonomike . Ky stress test i cili vlerëson qëndrueshmërinë e sektorit bankar në rast të një krize financiare realizohet edhe në Shqipëri prej Bankës Qendrore. Në bazë të këtij vlerësimi sistemi bankar në vendin tonë është i mirkapitalizuar por në skenarin e rënduar parashikohet rritje e konsiderueshme e kredive të këqia

Loading...