21 misteret e numërit 13

0
241

HouseMystery13Anglo-saksonët janë shumë supersticiozë, kur bëhet fjalë për numrin 13. Sipas tyre, nëse 13 persona ndodhen të ulur në të njëjtën tryezë, njëri prej tyre do të vdesë Brenda vitit. E premtja e datës 13 konsiderohet një datë shumë e keqe dhe një ditë e mbrapshtë. Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është “e mallkuar”. Edhe në Rusi,numri mendohet se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithë ky supersticion negative për numrin 13 dhe përse popuj e kultura të tjera nuk e kanë një fiksim të tillë? Triskaidekaphobia është frika nga numri 13. Fjalët që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e mallkimit.Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin 12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave. Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë I shtohet një tjetër, atëherë situata bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme. Juda ishte i ftuari i 13 në Darkën e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që ky numër konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive.Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në Sabath kishte 13 shtriga.Megjithatë, kisha nuk e konfirmoi kurrë një gjë të tillë. Po të kërkosh një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës 13, e cila u përmend për herëtë parë në vitin 1913,700 vjet pas shpërbërjes me dhunë të Urdhrit të Kalorësve të Tempullit. Të premten e datës 13 të vitit 1307, të gjithë kalorësit tempullarë u kapën në Francë dhe kështu urdhri reshti së ekzistuari.Një tjetër fakt për cilësimin e numrit si “të mbrapshtë” është se letra e 13 e Tarotëve është letra e vdekjes.Kjo është vendosur në Italinë e shekujve 15-16, por nuk ka të bëjë aspak me Darkën e Fundit. Shumë interesant është edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në shekullin e 19. Emri zyrtar i Deklaratës së Pavarësisë është: “Deklarata e Pavarësisë së 13 Kolonive” dhe Brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18,numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin e vendit të ri. Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë,kishte 13 të shtëna me top dhe disa rituale të tjera tradicionale,të cilat përsëriteshin 13 herë rresht. Vetëm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit në vitin 1791, çdo ritual bëhej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit.Deri në shekullin e 19 kishte një tjetër supersticion të lidhur me 13-n, ai i 13 miqve të ulur rreth së njëjtës tryezë. Për të shpjeguar frikën e disa popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash që merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera. Në fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap edhe përtej oqeanit Atlantik. Shkrimtarë nga vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat e tyre. Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në një fiksim të vërtetë. Kështu një veteran i Luftës Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta,Ëilliam Foëler vendosi që të krijonte një klub,anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të klubit. Darka e tyre e parë u organizua në hotelin “Knickerbocker”, të premten e 13 janarit të vitit 1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë I famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe një luftë kundër të gjitha llojeve të bestytnive e supersticioneve të kohës. Duhet thënë se njerëzit, të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm.Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në formë kryqi. Në një tabelë të madhe të varur në mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (“Ne të vdekshmit të përshëndesim”). Ky klub u bë shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundërshti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për numrin 13, u shndërrua në një klub aventurierësh që ndërmorën shumë veprime të rrezikshme për të hedhur poshtë paragjykimet e kohës. Po për sa i përket darkës së famshme, menyja u soll në gurë varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve. Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të thyera apo silueta macesh të zeza.Në vitin 1887,klubi ishte shndërruar në një institucion shumë popullor dhe numëronte 487 anëtarë. Në vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogël se përqindja mesatare e vendit. Pavarësisht të gjitha veprimtarive zbavitëse që bëheshin në të dhe mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të 13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Të gjithë anëtarët ranë dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një epokë lufte do të ishte e pavënd.

 

 Çfarë fshihet nën Stonehenge?

Në një studim të kohëve të fundit, i pari i këtij lloji, u zbulua se hiq më pak se 15 monumente të reja qëndrojnë nën “Stonehenge”. Misteri rreth Stonehenget është thelluar. Hulumtimet e fundit kanë zbuluar diçka që deri tash nuk është ditur. Në fakt, nën Stonehenge janë vendosur 15 monumente që mund të ndihmojnë në zbulimin e kuptimit dhe qëllimit të monumentit. Për studim janë përdorur disa teknika, që nga radari që “sheh” nën tokë dhe një skanim me laser tredimensional, me qëllim të hartimit sa më të mirë të vendit, për të parë se çfarë në të vërtetë qëndron nën të. Zbulimet e reja kanë ndryshuar tërësisht mënyrën se si arkeologët e shihnin këtë zonë. Një nga shkencëtarët që morën pjesë në këtë hulumtim, për këtë tha: “Derisa ju nuk e bëni një vrimë, thjesht nuk e dini se çfarë keni para jush”.

 

Harta misterjoze e Piri Reis

Nje prej objekteve me interesante dhe enigmatike qe vjen nga e kaluara jone eshte harta e Piri Reis. Kjo harte u vizatua nga admirali turk me te njejtin emer ne vitin 1513 d.c. (pas krishtit). dhe eshte zbuluar vetem gjysma e saj ne vitin 1929, gjate punimeve te ristrukturimit te Pallatit Perandorak te Stambollit. E vizatuar ne lekure gazele, mund te shohim: bregun perendimor te Afrikes,  bregun e Europes, bregun lindor te Amerikes Jugore, bregu lindor i Amerikes Veriore (pjeserisht) dhe Token e Mbretereshes Maud ne Antarktik. Veçoria e kesaj harte, nuk eshte ne faktin qe paraqet Antarktiken perpara se ajo te zbulohej zyrtarisht ne vitin 1818, por qe e paraqet ate ne nje epoke subglaciale (pa akuj), ashtu siç dukej midis 15.000 dhe 4.000 viteve para krishtit (a.c). Profili i kontinentit Antarktik pa akujt qe e mbulonin do te zbulohej vetem ne vitin 1949 gjate kursit te vitit Nderkombetar Gjeofizik, nepermjet metodes sizmike te reflektimit. Ashtu siç thote vete admirali Reis, ai nuk e vizatoi harten me doren e tij, pra teresisht nga zero, por pati mundesine ta rikopjonte nga burime me te vjetra; fale fames qe pati per meritat e tij, kishte ne fakt hyrje te privilegjuar ne Biblioteken e Kostandinopojes (sot Stambolli), nga ku mundi te dokumentoj me botime dhe me antike. Se pari, harta prezantohet me nje longitude teper te sakte; eksperte qe kane analizuar kete harte kane vene re gabime me marzh me te vogel se 1 grade. Ju kujtoj, se longitude percaktohet nga distanca e gradeve ne lindje dhe atyre ne perendim kundrejt nje meridiani referues, qe ne hartografike aktuale jepet nga meridiani i Greenëich. Llogaritja e longitudes ndryshe nga perllogaritja e latitudes e cila llogaritej lehtesisht sipas ravijezimit me trupat qiellore, ka qene gjithmone nje problem jo i thjeshte per hartografet e kaluar. U ideuan shume metoda por asnjera nga keto ishte ne gjendje te zgjidhte problemin ne praktike. Ajo qe ne te vertete duhej, ishte te llogaritej me saktesi koha qe kalonte nga pika e nisjes ne ate te mberritjes. Vetem pas vitit 1730, anglezi John Harrison, pas shume tentativash, arriti te ideonte nje kronometer relativisht te sakte (me nje gabim ose mbetje me te vogel se 3 sekonda ne dite) i cili beri te mundur ne vitet qe do vinin nje llogaritje te sakte te longitudes.

 

Shtëpia e tmerrit

Regjistrimi tmerrues tregon se si ky hotel, ku mysafirët janë të lidhur, të futur nëpër kafaze me gjarpërinj dhe të zhytur në gjak (jo origjinal). McKamey Manor që gjendet në San Diego të Kalifornisë, njihet po ashtu edhe si një vend që vizitohet nga fantazmat, duke bërë kështu që në listën e pritjes të jenë mbi 24.000 persona që duan të hynë brenda.Ende askush nuk e ka përfunduar në tërësi eksperiencën në këtë hotel, që i ka bërë edhe meshkujt më të fortë të qajnë. Rrahje, shtrëngime, futja në gojë e vezëve të prishura dhe sulm me dridhje elektrike, janë disa nga torturat që u bëhen mysafirëve. Të gjitha torturat e përjetuara në këtë hotel regjistrohen, në mënyrë që më pas mysafiri të shoh se çfarë ka përjetuar.Për ata që nuk mund të hyjnë në këtë shtëpi, kanë mundësi të shohin eksperiencën e atyre që e kanë përjetuar maltretimin. Ky projekt që ka filluar 14 vite më parë, ndërsa ka mbledhur shumë vizitorë që dëshirojnë të përjetojnë se si është “brenda një filmi horrori”. Mysafirët duhet të jenë mbi 18 vjeç, ndërsa mund të dalin nga shtëpia kur të duan.

 

Kur derbi Firences u ndërpre nga alienët

Më 27 tetor të 1954-ës në “Artemio Franchi” Fiorentina luante derbin me rivalët lokalë të Pistoiezes, ndeshje që u ndërpre në momentin kur një grup objektesh të paidentifikuara fluturuan mbi qiell. Ishin alienë? Nëse jo, çfarë ishin? Këtyre pyetjeve nuk u është dhënë përgjigjje ende, por dëshmitarët e kohës shprehen të bindur. Ata rrëfejnë momentin kur i gjithë stadiumi heshti dhe ngriti kokën lart për të parë objektet e çuditëshme fluturuese. Njëri prej atyre në fushë ishte edhe Ardico Magnini. “Mbaj mend gjithçka ndodhi atë ditë, nga A deri tek Z. Ishte diçka që dukej si një vezë fluturuese që lëvizte ngadalë-ngadalë. Të gjithë ishim me sytë nga qielli, ndërkohë që në tokë binte një gjë e çuditëshme e lëshuar nga këto objekte, e ngjashme me dëborën. Mbetëm pa fjalë. Nuk kishim parë asnjëherë diçka të tillë”, thotë ai. Në raportin e gjyqtarit të takimit shkruhet se ndeshja u ndërpre pasi lojtarët dhe gjithë stadiumi pa diçka të çuditshme në qiell. Mes tifozëve në stadium ishte edhe Gigi Boni, një tifoz i Fiorentinës. “Mbaj mend shumë mirë kur pashë objektet. Ishin duke lëvizur shumë shpejt dhe krejt papritur ndaluan. Për nga forma ngjasonin shumë me purot kubane”, thotë ai. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Boni-t i mbushet mendja se bëhej fjalë për jashtëtokësorë. “Ishin jashtëtokësorë. Këtë besoj unë dhe nuk mund t’i jap ndonjë shpjegim tjetër atyre që pashë”. Romolo Tuci sot ka kapur të 70-at. Ai ishte protagonist si lojtarë në atë takim dhe dëshmitar i atyre pamjeve. “Në ato vite të gjithë flisnin për alienët, por ne patëm fatin t’i shihnim me të vërtetë, t’i shihnim drejtpërdrejtë”, thotë ai. Incidenti i ndodhur në stadium nuk mund të shpjegohet si “histeri masive”. Dëshmitë kryesore mbërrijnë nga stadiumi sepse aty ishte grumbulluar pjesa më e madhe e njerëzve, por më vonë një pjesë e madhe e Toskanës do të fliste për atë që kishin parë.  Roberto Pinotti është president i Qendrës Kombëtare Italiane për UFO-t. “Lojtarët dhe publiku mbetën pa fjalë nga këto objekte fluturuese. Në atë kohë gazetat shkruanin për alienë të mbërritur nga Marsi. Sot e dimë që kjo nuk është e vërtetë, por sërish mund të themi se ishte një fenomen teknologjik që nuk mund të lidhet me asgjë në Tokë”, thotë ai.  Dëshmitë, fotot, shkrimet e kohës pohojnë që të gjitha se ditën që u panë në qiell këto objekte, nga ajri nisi të bjerë në formë dëbore një lëndë e çuditshme, ngjyrë të argjendtë që me kontaktin e parë shpërbëhej, ashtu siç shkrin dëbora e parë.  Por pavarësisht gjithë këtyre dëshmive, skeptikët nuk janë të paktë. Njëri prej tyre është James McGaha, ish-pilot i ushtrisë amerikane i shndërruar në astronom.  “Gjithçka është një mit i zhvilluar mbi bazën e idesë së alienët po vijnë për të në shpëtuar ose për të na shkatërruar. Kur u njoha së pari me këtë rast mendova se mos ishte një meteor. Por kjo rrëzohej nga dëshmitë, ndaj ajo që mund të ketë ndodhur me të vërtetë është se mbi stadium nuk kanë fluturuar alienë, por merimanga emigratore që shfrytëzojnë rrymat e ajrit për të lëvizur. Këto merimanga janë regjistruar në 8 mijë metra lartësi. Ato shfrytëzojnë erën për të lëshuar rrjetat e tyre tejet të holla mbi të cilat lëvizin. Nëse bie dielli tek këto rrjeta atëherë krijohen disa efekte, që në këtë rast mund të kenë ngjasuar me UFO”, thotë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency