Vitamina C mund ta përforcojë kimioterapinë

0
141

Vitamin-C

Një studim i ri sugjeron se dhënia e dozave të mëdha të vitaminës C disa pacientëve në mënyrë intravenoze, së bashku me kimioterapinë konvencionale, mund të ndihmojë në eliminimin e qelizave të kancerit dhe po ashtu në reduktimin e disa efekteve të saj anësore toksike. Në raportimin e konstatimeve të tyre në “Science Translational Medicine”, hulumtuesit nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Kansasit (KU) përshkruajnë se si e testuan ata qasjen në qeliza, kafshë dhe njerëz. Ata konstatuan se dhënia infuzive e vitaminës C së bashku me carboplatinë dhe paclitaxel – dy ilaçe konvencionale të kimioterapisë – e ndal kancerin ovarian në laborator dhe gjithashtu redukton efektet toksike anësore të kimioterapisë në pacientët me kancer ovarian. Dhe me të vërtetë, ajo që ata zbuluan ishte se vitamina C mund të jetë efektive kundër kancerit, kur jepet në mënyrë intravenoze, siç shpjegon autori kryesor Prof. Qi Chen, përcjell “koha.net”. Për testin e tyre klinik, studiuesit rekrutuan 27 paciente të cilat sapo ishin diagnostikuar me fazën e tretë ose të katërt të kancerit ovarial.

 

 

Aspirina, dozat e përditshme janë me rrezik

Marrja e aspirinë-s çdo ditë për të reduktuar shansin e një ataku kardiak dhe të krizave në zemër mund të bëjë më shumë dëm se sa mirë. Një ekip britanik ka përdorur një teknikë statistikore që kombinon rezultatet e disa studimeve, ne rastin konkret 9 prej tyre për të shqyrtuar të dhënat e më shumë se 100 000 pacientëve. Studiuesit arritën në përfundimin që marrja e aspirinë-s nga personat që nuk janë të prekur nga sëmundje kardiovaskulare nuk çon në reduktimin e vdekjes kardiovaskulare dhe se përdorimi rutinë i aspirinës për parandalimin e një ataku të parë kardiak ose të një krize nuk është gjë e garantuar. Kjo sepse përfitimet kompensohen nga episode klinike të konsiderueshme të hemorragjisë. Ata tërhoqën vëmendjen se pacientë pa ndonjë histori të një sëmundje kardiovaskulare duhet të këshillohen me mjekun dhe jo të vetë mjekohen me aspirinë. Nga një ndjekje mesatare prej gjashtë vjetësh rezulton se aspirina redukton në total episodet e sëmundjes kardiovaskulare me 10%, kryesisht për hir të një reduktimi të atakut jo vdekjeprurës kardiak. Megjithatë, nuk u gjet ndonjë reduktim i konsiderueshëm për atakun kardiak vdekjeprurës, krizat e zemrës, vdekjeve nga sëmundja kardiovaskulare ose kanceri. Gjithashtu analiza tregoi një rrezik 70% më të madh të episodeve të hemorragjisë tek personat që e marrin aspirinën çdo ditë, dhe më shumë se 30% më tepër rrezik për episode jo triviale të hemorragjive tek personat që marrin për ditë aspirinë. Rreziku i tepërt është një masë e përdorur nga statisticienët për të krahasuar incidencën e diçkaje në një popullatë kundrejt një tjetre.

 

 

Ftohja dhe gripi, pini më shumë lëngje

Konsumimi i sa më shumë lëngjeve gjatë periudhës sa jeni të ftohur është hap shumë i rëndësishëm për të mposhtur sëmundjen. Mjekët thonë se të qenit i hidratuar, veçanërisht kur jeni sëmurë, është një veprim i rëndësishëm për t’u kthyer në gjendje të shëndetshme. Konsumimi i lëngjeve ndihmon edhe në rikuperimin nga sëmundjet sezonale të dimrit, si te ftohja ose dhimbja apo pezmatimi fytit. Lëngjet ndihmojnë membranat e mukozave tuaja (të fytit dhe hundës) të jenë më të lagështa dhe të jenë në gjendje më të mirë për të luftuar bakteret dhe agjentët tjerë irritues, siç janë alergjenët. Po ashtu ato e ndihmojnë organizmin tuaj të prodhojë qelizat mbrojtëse të cilat luftojnë bakteret dhe viruset të cilat i shkaktojnë sëmundjet infektive. Çfarë të konsumoni? Kjo varet nga shija dhe dëshira juaj. Por mjekët thonë të provoni diçka lehtësisht të ëmbël, siç janë lëngjet e pemëve, ose diçka të kripur, siç është supa e pulës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency