Nga rënia në peshë te hipertensioni, arsyet pse duhet të përdorni limonin

0
169

Shendetesi-hipertension_953426714

Lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit, sepse në këtë mënyrë do ta nxitni metabolizmin, ndërsa kaloritë nuk do të pozicionohen në zona kritike. Mirëpo, përveç te humbja në peshë, limoni ndihmon edhe te gjendjet serioze shëndetësore. Përveç se është zgjidhje më e mirë nëse duam të largojmë etjen dhe të mposhtim temperaturat e larta, limoni ndihmon edhe te një gamë e gjerë sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore.

Humbja në peshë

Me anë lëngut të limonit shumë më lehtë do t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe do të pengoni grumbullimin e tyre në vendet kritike. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit.

Gurët biliarë

Rreth 80 për qind e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të jenë të dobësuara. Në këtë mënyrë shpjegohet zbrazja e zvogëluar dhe e parregullt e lëngut biliar dhe mbetja e lëngut “të vjetër” biliar, i cili pastaj shtresohet në formë të gurëve kolesterolikë. Prandaj rekomandohet konsumimi i ushqimeve acidike përpara ushqimit, sepse ato mund ta imitojnë acidin biliar dhe e “inkurajon” fshikën biliare për tkurrje në mënyrë që të largojë gurët e vegjël. Prandaj, limoni është ushqim ideal për këtë!

Kollitja

Ky ushqim vepron si ekspektorans – nxit largimin e sekretit nga bronket, për këtë arsye limoni është i nevojshëm te ftohja dhe gripi. Për të lehtësuar kollitjen, pini limonadë ose priteni gjysmë limoni në copa të holla dhe qitni në një litër ujë së bashku me farat e lirit (që janë po ashtu ekspektoransë të njohur) dhe ngadalë lëreni të ziejë për 20 minuta, kullojeni dhe ftoheni me pakëz ujë.

Hipertensioni

Vitamina C nga një limon i vogël mund të shtojnë nivelin e oksidit nitrik, gaz i cili organizmit tonë i jep sinjal që të relaksohet dhe zgjerojë enët e gjakut. Po ashtu, lëngu i limonit u ngjan disa barnave të cilat përdoren për uljen e tensionit arterial – ACE inhibitorëve, sepse inhibon hormonin angistin në veshka (ky hormon rrit tensioni e gjakut duke ngushtuar enët e gjakut).

Infeksionet urinare

Ushqimi i pashëndetshëm i përkeqëson problemet me inflamacionin e fshikës urinare, sepse urina acidike vetëm sa i shton dhimbjet. Konsumoni lëng nga një gjysmë limoni, dy-tri herë në ditë. Limonin mund ta përdorni edhe si zëvendësim për uthull. Më i njohur është shfrytëzimi i limonit në specialitetet e peshkut. Lëngu i limonit në sallatën e pemëve jep shije të veçantë.

 

 

Të ngushtoni belin në cilëndo moshë

Sa herë keni dëgjuar se është e pamundur që ta ngushtoni belin në qoftë se jeni në moshën e mesme? Apo që nuk është e pamundur, por që do të duhet të hiqni dorë pothuajse nga çdo gjë? Duhet ta dini se jo vetëm që është e mundur, por edhe se nuk është e vështirë. Ngadalësimi i punës së metabolizmit është diçka me të cilën ballafaqohemi të gjithë. Përqindja e masës muskulore zvogëlohet rreth 8% për çdo dekadë pas moshës 30-vjeçare dhe rreth 10% për çdo dekadë pas moshës 50-vjeçare. Studiuesit theksojnë se ushtrimet e forcës 2 herë në javë për 25 minuta mund të bëjnë mrekulli për metabolizmin tuaj dhe ta parandalojnë ngadalësimin drastik në punën e tij, sipas “Womens Health Magazine”. Hulumtimi tregoi se më shumë se 1.600 persona, të moshës 21-80-vjeçare, pas 10 javësh të ushtrimeve të forcës kishin rreth 1.5 kg më shumë në masë muskulore. Pjesëmarrësit kishin bërë nga një set prej 12 ushtrimeve dhe rezultatet ishin të ngjashme në të gjitha grupmoshat. Nga të njëzetat deri në të pesëdhjetat, çdo vit e humbim rreth 250 g të masës muskulore. Nga të pesëdhjetat fillojmë ta humbim çdo vit rreth 500 g të masës muskulore. Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt se pse ndodh kjo, ata besojnë se trupi fillon ta tretë masën muskulore shumë më shpejt dhe se rikthimi i masës muskulore me kalimin e viteve është gjithnjë e më i vështirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency