Ndryshimet/ Farmacistët, kriteret e reja për të ushtruar profesionin, ja kush do të gjobitet

0
140

how-much-do-pharmacy-technicians-make“Asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e stomatologut dhe të ndihmës-stomatologut në sistemin e kujdesit shëndetësor, publik apo privat, në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Stomatologut dhe pa qenë i pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit”

 Urdhri i Farmacistëve me ndryshimet në ligj ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Farmacistët do të duhet të jenë anëtarë të Urdhrit për të ushtruar profesionin si dhe në rastet kur do të abuzohet do të ketë gjoba deri në heqje të licencës.

Janë anëtarë të Urdhrit të Stomatologut të gjithë stomatologët që ushtrojnë profesionin e stomatologut në Republikën e Shqipërisë, që kanë diplomën e stomatologut, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, i njohur nga Ministria përgjegjëse për arsimin; stomatologët duhet që në momentin e kërkesës për anëtarësim, të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale; gjithashtu duhet të njohin dhe të zotohen me shkrim që do të zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, statutin dhe Kodin Etik dhe Deontologjik Stomatologjik. Stomatologut, shtetas i huaj, që të ushtrojë profesionin si rezident në Shqipëri apo i atashuar në një institucion shëndetësor, ku vjen periodikisht për ushtrimin e profesionit, i duhet edhe leja e qëndrimit dhe leja e punës në Republikën e Shqipërisë.

 

Detyrimet

Asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e stomatologut dhe të ndihmësstomatologut në sistemin e kujdesit shëndetësor, publik apo privat, në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Stomatologut dhe pa qenë i pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga ky organizëm. Anëtari i Urdhrit ka këto detyrime:

-të ushtrojë profesionin dhe të ketë sjellje profesionale në përshtatje me kërkesat dhe standardet e legjislacionit shqiptar në fushën e shëndetësisë, Statutin e Urdhrit të Stomatologut dhe Kodin Etik Deontologjik Stomatologjik.

– të punojë pa ndërprerje për rritjen e standardeve profesionale dhe të cilësisë së kujdesit shëndetësor në institucionin ku punon dhe të marrë pjesë rregullisht në programet e edukimit në vazhdim mjekësor.

– të paguajë rregullisht kuotizacionet e anëtarësisë, tarifat e regjistrimit, të dhënies së të drejtës së ushtrimit të profesionit dhe shërbime të tjera administrative në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij.

 

Gjobat

Komisioni disiplinor heton dhe gjykon në bazë të fakteve dhe provave të administruara dhe seancës dëgjimore. Kur nuk kemi të bëjmë me një vepër penale dhe vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje të etikës, të Kodit Etik Deontologjik Stomatologjik ose ka bërë gabime teknike, komisioni jep këto masa:

-vërejtje me shkrim

– vërejtje me paralajmërim

– gjobë nga 15 000 lekë deri 100 000 lekë

– propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione shëndetësore, publike dhe private

– pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të Urdhrit të Stomatologut deri në 3 vjet

– përjashtim nga Urdhri i Stomatologut për një periudhë deri në 3 vjet

Përveç masave të parashikuar komisioni ka të drejtë t’u caktojë të ndëshkuarve, si masë plotësuese, kryerjen e një rikualifikimi ose të studimeve plotësuese, të barabarta me 20 kredite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency