Pse duhet të prisni në lidhje me seksin gjatë një marrëdhënieje të re?

0
280

how-long-into-a-relationship-should-you-wait-before-having-sexSeksi i parakohshëm krijon një marrëdhënie imagjinare që shpesh nuk është mjaft e fortë që të rritet në një marrëdhënie serioze. Lidhja, e cila është premtuese, mund të shkatërrohet, nëse partnerët kanë marrëdhënie të hershme seksuale dhe janë në dilemën e të kuptuarit se a janë me të vërtetë kompatibël për njëri-tjetrin.

 

Kjo nuk është dashuri, por epsh

Seksi i parakohshëm u jep meshkujve shumë pak iniciativë për t’ju njohur juve më mirë. Kur mashkulli nuk ju njeh mirë, marrëdhëniet seksuale që do të kryeni do të jenë të bazuara në epsh e jo në dashuri të vërtetë. Çfarë është më keq, se femra pasi të kryejë marrëdhënie krijon lidhje emocionale megjithëse pa e njohur mirë partnerin. Nëse vazhdohet me seks, atëherë hormoni i shkëlqyer i oksitocinës do t’ju mashtrojë dhe bind se bëhet fjalë për dashuri të vërtetë. Për më tepër, nëse ju vazhdoni me marrëdhënie seksuale, ndjenjat tuaja do bëhen më të forta dhe do të krijoni varësi nga partneri. Edhe nëse jeni të sigurtë se e dëshironi, merrni në konsideratë faktin se në atë moshë, është vetëm lakmia për epsh.

 

Si vjen, ashtu edhe shkon

Partnerët që kanë marrëdhënie të hershme, janë të prirë për marrëdhënie të turbullta. Femrat që kanë pranuar të bëjnë seks, pas disa takimeve nuk janë më objekt apo garanci për martesë. Edhe nëse herët keni filluar me marrëdhënie seksuale dhe shpreheni para partnerit se ishte diçka jo e zakontë, pa dyshim që ai nuk do t’ju besojë pasi veprimet e juaja dëshmojnë të kundërtën.

 

Pushoni nga seksi

Nëse dëshironi të vërtetoni se keni një lidhje të vërtetë, ndërpritni marrëdhëniet seksuale dhe sigurohuni që me të vërtetë jeni të përshtatshëm. Në këtë mënyrë më së miri mund të vërtetoni nëse ai është i interesuar me të vërtetë ose thjeshtë është i interesuar vetëm për seks. Nëse mashkulli nuk ka interes për ju, pas ndërprerjes së marrëdhënieve ai thjeshtë do të largohet. Ndërsa nga ana tjetër, nëse gjatë kësaj periudhe arrini që të afroheni së bashku në një nivel mental, atëherë nuk ka asgjë të keqe nga marrëdhëniet e parakohshme seksuale.

 

Bëhuni i durueshëm

Për marrëdhënie serioze, duhet të përpiqeni që të anashkaloni seksin, deri sa të dy palët nuk jeni të vetëdijshëm për qëndrimet e juaja dhe të ndjeni lidhjen në nivelin normal fizik dhe mendor. Nëse keni sukses në këtë, atëherë në sytë e partnerit do të keni vlerë më shumë, dhe kjo do të thotë se keni arritur të tërheqni dhe përfitoni mashkullin i cili ju do dhe respekton.

 

 Jeni në lidhje me një narcist? Ja shenjat

Shumë femra kanë qenë në lidhje me ndonjë “gomar”, mirëpo lloji më i keq i mashkullit për lidhje është lartmadhëria e tij – narcisti. Ju sugjerojmë që t’u shmangeni sa më shumë tipave të tillë, edhe pse vështirë është të identifikohen dhe janë të rrallë.

 

Ata janë më të mirët

Janë dy lloje të narcistëve, por që të dy llojet janë inteligjentë, manipulues dhe dredharakë të motivuar nga madhështia e tyre. Lloji i parë është “legjendë” në kokën e tij, zakonisht përfundon në podrumin e prindërve të tij dhe fajëson tërë botën për dështimin e tij në jetë. Kurrë nuk u bindet rregullave dhe mendon se është i veçantë nga të tjerët. Lloji i dytë është “Super-ylli”, të cilin e përshkruajnë se luan sipas rregullave mirëpo shërbehet me mashtrime dhe manipulime për të arritur qëllimin e tij.

 

Kanë nevojë që ta ushqejnë egon

Sigurisht që çdo mashkulli do t`i bëjë mirë ndonjë kompliment kohë pas kohe, mirëpo narcisti kërkon komplimente tërë kohën. Atyre u pëlqen ideja se ju jeni duke e lavdëruar vazhdimisht, dhe duke e përsëritur se ata janë më të mirët.

 

Në fillim të lidhjes ata ua zënë frymën nga vëmendja

Sikurse një djalosh i mirë dhe i edukuar, ju komplimenton dhe ju blen dhurata që t`ua përfitojë zemrën. Do ju trajtojë si mbretëreshë mirëpo në fakt ai e ka vetëm vetveten në mendje, andaj kujdes sepse nuk mund të dallohen narcistët nga djelmoshat e rëndomtë që kanë sjellje dhe edukatë. Nëse ju komplimenton tepër, kuptojeni se ka ndonjë plan.

 

Nuk pranojnë “jo” për përgjigje

Në fillim do t’ju duket simpatike mënyra se si lutet që të dilni me të, mirëpo më vonë në lidhje do të keni më tepër problem nga kjo sjellje, sepse ai nuk do të marrë “jo” për përgjigje.

Ata njihen si manipulues, të mençur dhe dredharakë që janë të mirë në shpëlarjen e trurit. Nuk kanë miq të vërtetë, zakonisht i ndryshojnë miqtë sipas dëshirës së tyre dhe nuk kanë miq për periudha të gjata kohore. Janë në mënyrë ekstreme vetjakë, gjithmonë i vënë nevojat e tyre mbi nevojat e të tjerëve.

Nëse jeni në lidhje me një narcist, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoheni nga ai. Në fillim mund të ketë dramë, mirëpo mos u mashtroni me fjalët e tij – thjesht tregoni se keni përfunduar me të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency