Ish-të dënuarit politikë/ Shpërndahet kësti për 293 ish-të përndjekur, brenda vitit do të paguhen 2700 persona

0
134

Ish-të dënuarit politikëMe ndryshimin e ligjit të ri në Kuvend për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, tashmë janë shlyer 41 prej tyre, nga 2700 që janë gjithsej. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shpërndau dje rreth 344 milion lekë për 293 ish-të përndjekur politikë, nga të cilët 41 ish-të burgosur që janë ende gjallë. Ministri i MSR-së, Erion Veliaj, u shpreh se ligji i ri shpërblen fillimisht ish-të përndjekurit që janë gjallë, duke u dhënë prioritet grave dhe burrave mbi 75 vjeç, si dhe atyre në nevojë. “Më vjen mirë që Kuvendi miratoi këtë ligj të arsyeshëm për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Deri në fund të vitit jemi gati të shpërndajmë rreth 15 milionë dollarë për 2700 ish-të burgosur që janë gjallë dhe trashëgimtarë të tjerë, çka do të thotë se shumë prej tyre do të kenë mundësi ta gëzojnë dëmshpërblimin që u takon dhe brenda mandatit të shlyejmë 100 për qind ish të burgosurit që jetojnë”, – tha Veliaj. Nga ana tjetër, ministri u bëri thirrje të gjithë ish-të burgosurve që jetojnë që të paraqesin pranë Ministrisë së Financave certifikatën e lindjes dhe një llogari bankare aktive, në mënyrë që fondi prej 10.5 milionë dollarësh i caktuar për ta sipas ligjit të ri, të shlyhet brenda këtij viti. “Nga 2700 persona që janë gjatë vetëm 1300 tashmë kanë sjellë certifikatat dhe një llogari bankare aktive, – theksoi Veliaj. – Është shumë e rëndësishme që të gjithë personat që janë gjallë, të 2700 duhet të paraqesin certifikatat për ta vërtetuar këtë, por dhe një llogari bankare aktive që ne të vazhdojmë të disbursojmë këstet me një sasi shumë të madhe”, – u shpreh Veliaj. Drejtori i Institutit për Integrimin e ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, përmendi se personat që jetojnë duhen trajtuar me përparësi dhe këtë bën ligji i ri: ata që janë gjallë do të marrin 70% të fondit që do të akordohet çdo vit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency