FSHF: Autori i banerit, i paverifikueshëm; nëse dënohemi, apelojmë

0
116

Federata Shqiptare ka deklaruar edhe shkeljet e kryera gjatë ndeshjes dhe gjithashtu kanë theksuar se nëse nuk marrin fitoren në tavolinë, atëherë kjo çështje mund të kalojë në Gjykatën e Arbitrazhit

autoktonFederata Shqiptare e Futbollit ka informuar dje në lidhje me hapat qe ka ndërmarrë për paraqitjen e dokumenteve në Komisionin e Kontrollit të Etikës dhe të Disiplinës pranë UEFA-s, i cili do të mblidhet në Zvicër. Me njoftimin e akuzave të ngritura kundër Shqipërisë, FSHF, nën drejtimin e zyrës së saj ligjore “Haxhia & Hajdari”, ka filluar mbledhjen e materialeve provuese dhe përgatitjen e mbrojtjes. Përpilimi i argumenteve juridike të mbrojtjes dhe këshillimi ligjor në lidhje me çështjen u është besuar dy zyrave të mirënjohura ligjore në fushën e të drejtës sportive: “Littleton Chambers” në Londër dhe “Levy Kaufmann-Kohler” me bazë në Gjenevë. FSHF kërkon gjithashtu të falënderojë të gjithë ata profesionistë, të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre dhe kanë qenë të gatshëm për përfaqësimin e çështjes. Një falënderim i veçantë u drejtohet gjithashtu të gjithë sportdashësve, të cilët kanë ndihmuar në mbledhjen e materialeve video dhe fotografike. Materiali i mbrojtjes, i cili është përmbledhur si më poshtë, ka përfunduar brenda kohës më të shkurtër të mundshme dhe është dorëzuar në UEFA ditën e martë, më datë 21.10.2014. Në material theksohet që në ndeshjen Serbi-Shqipëri të datës 14.10.2014, futbollistët e Shqipërisë kanë qenë viktimë e dhunës fizike dhe verbale e shoqëruar me thirrje raciste. Në lidhje me thirrjet raciste, një kërkesë e veçantë i është dërguar UEFA-s ditën e hënë për përfshirjen e tyre në procedurën e hapur dhe zgjerimin e akuzave kundër Serbisë. Të gjitha këto shkelje janë të provuara nëpërmjet pamjeve filmike dhe raporteve mjekësore, të cilat janë depozituar pranë UEFA-s. Futbollistët e Shqipërisë nuk kanë refuzuar të luajnë, por vazhdimi i lojës ka qenë i pamundur, si pasojë e drejtpërdrejtë e dëmtimeve fizike dhe psikologjike prej sulmeve të pakontrollueshme të tifozëve serbë, të punonjësve të sigurisë dhe, në disa raste të izoluara, edhe të vetë futbollistëve serbë.

 

Siç rezulton edhe prej raportit të delegatit të Sigurisë të UEFA-s janë evidentuar shkelje të rënda si:

 

  1. Mungesa e sigurisë së nevojshme të fushës së lojës;
  2. Sjellja shumë e keqe e tifozëve;
  3. Menaxhimi i dobët i stadiumit; dhe
  4. Gjendja e tij e keqe deri në konstatimin e faktit të rëndë që policia “nuk mund të mbrojë lojtarët dhe arbitrat”.
  5. Si pasojë e sa më sipër rezulton qartësisht që nuk janë siguruar kushtet e barabarta për vazhdimin e ndeshjes së futbollit.

Në mbështetje të neneve 21(1), 6(1) g) dhe 21 (4) a) të Rregullores së disiplinës, jo vetëm që shkelja për të cilën është akuzuar FSHF duhet të rrëzohet, por FSHF ka kërkuar edhe fitoren 3-0 në tavolinë.

Për sa i përket akuzës së banerit të paligjshëm që u shfaq mbi fushën e lojës, ajo duhet rrëzuar, ndër të tjera, për arsyet e mëposhtme:

  1. Në stadium nuk ka pasur tifozë të Shqipërisë, përveç futbollistëve dhe delegacionit;
  2. Si futbollistët ashtu edhe delagacioni janë kontrolluar nga policia pas ndeshjes dhe nuk është gjetur asnjë objekt për pilotimin e helikopterit;
  3. Baneri ka ardhur nga zona jugore prapa portës, zonë e cila ka qenë me tifozë serbë, të cilët nuk kanë qenë të kontrolluar nga policia meqenëse kanë mundur të fusin në stadium flamuj politikë, sende të forta si dhe një fuçi;
  4. Për të gjitha këto arsye është e pamundur të përcaktohet autori i incidentit dhe fakti që ky i fundit është Shqiptar (territori i hartës në baner është më i gjerë se territori i Republikës së Shqipërisë).

Si përfundim FSHF informon që vendimi i marrë nga UEFA mund të jetë objekt i apelimit pranë Gjykatës të Arbitrazhit të Sportit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency