Standard.al

Vlorë/ I vihet flaka automjetit të kryeregjistrueses, dyshohet i qëllimshëm

makina-ne-flake-okkFlakët kanë përfshirë pak para mesnate automjetin në pronësi të kryeregjistrueses së Vlorës, Ina Luçi. Policia e Vlorës konfirmon se djegia e automjetit të drejtores së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, Ina Luçi, ka ardhur si pasojë e një zjarrvënieje të qëllimshme, me benzinë. Nga hetimet e para mësohet se pasi janë thyer me forcë xhamat e pasmë të automjetit tip “Toyota rav 4”, me targa AA 756 HP, është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Pavarësia” rreth orës 23:10 minuta të së hënës. Uniformat blu pas njoftimit shkuan në vendngjarje ku konstatuan djegien e automjetit në pronësi te shtetases, Ina Luçi me detyrë regjistruese e ZRPP Vlorë. E pyetur rreth kësaj ngjarjeje, mësohet se Luçi ka deklaruar se nuk ka konflikt persona me askënd ndaj dhe një ndër pistat kryesore është djegia për shkak të detyrës. Ndërkohë janë shoqëruar 5 persona që mund të kenë informacion mbi ngjarjen. Paraprakisht, mësohet se djegia e makinës që ndodhi në vendin e parkimit, poshtë pallatit ku jeton Luçi, dyshohet të jetë për shkak të detyrës.

 

 Vendimi i KLD-së/ Gjyqtari i Vlorës, Sokol Ngresi, pjesë e trupës gjykuese për Dajtin

KLD plotëson ngërçin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila nuk kishte gjyqtarë për gjykimin e dosjes së Dritan Dajtit. Pas shkresës së dërguar nga kreu i kësaj Gjykate, dje Këshilli i Lartë i Drejtësisë caktoi gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Sokol Ngresi, si pjesë e trupës në procesin ndaj Dajtit. Me caktimin e këtij gjyqtari, Apeli ka formuar trupën gjykuese që do të marrë në shqyrtim ankimin e Dajtit, i cili kërkon pafajësi lidhur me akuzën e vrasjes së 4 agjentëve të policisë në Durrës. Mësohet se bashkë me gjyqtarin Ngresi që do të jetë relatori i dosjes, janë caktuar edhe gjyqtarët Sokol Binaj, Dhimitër Lara, Saida Dollani dhe Nure Dreni. Muaj më parë, Dritan Dajti u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë, me 4 burgime të përjetshme.

 

Comments are closed.