Rrezik i nënvleftësuar

0
137

Nga Bernd Riegert

Ministrat e Jashtëm të BE-së të paktën mund të nxënë. Ata e nënvleftësuan shumë gjatë Ebolën. Me vonesë ata tregojnë tani angazhim, por koha nuk pret. Një “ ngarkuar” për këtë problem, nuk ka kuptim, mendon Bernd Riegert.

 ebola rrezikuRreziqet që vijnë prej rajoneve të prekura nga Ebola, BE duhet t’i ketë pasur të qarta më së voni në mars, kur në Bruksel u planifikuan takimet e para për koordinimin. Masat ndaj epidemisë në Afrikën e largët u vunë në lëvizje. U premtuan mjetet e para për ndihmat, u organizuan projektet e para në terren. Përgjatë verës përgjegjësit e organizatës së ndihmës së BE-së, ECHO, dhe në drejtorinë e përgjithshme konstatuan që nevojiten më shumë ndihma. Premtimet financiare u dhanë, por që nga gushti ka vështirësi me tërheqjen e personelit. Ky konstatim i shprehur hapur në Bruksel me sa duket tani ka mbërritur edhe tek ministrat e Jashtëm, që tashmë mes krizës së Ukrainës dhe luftës kundër terrorit në Siri gjetën kohë të merren me Afrikën. Me vetëkritikë ministrat e Jashtëm pranuan se e kanë nënvleftësuar krizën në Afrikën Perëndimore. Madje, edhe mund të thuash se kreu politik i BE-së ka fjetur shumë gjatë, sepse faktet i ishin parashtruar nga brenda, pra nga organizata ECHO.

Ministrat po veprojnë pikërisht tani, sepse brenda BE-së janë shfaqur infeksionet e para nga Ebola. I njëjti model veprimi vërehet edhe në SHBA. Pra, trokitja e rrezikut në shtëpi i vë ata në lëvizje. Deri tani Afrika ishte mjaft larg. Tani duhet të ndihmohet shpejt e me vrull, për t’i bërë ballë epidemisë së Ebolës në Liberi, Sierra Leone dhe në Guineja. BE-ja duhet të mbushë shpejt boshllëqet, që nuk mund t’i përballojnë qeveritë dhe sistemet e shëndetësisë së këtyre vendeve. Shumë gjëra janë bërë gabim edhe prej vet qeverive në Afrikën Perëndimore. Por që të qahesh tani për këtë nuk sjell gjë, e rëndësishme është aktualisht që të veprohet bashkërisht. Mjete financiare ka mjaft, por mungojnë ndihmësit vullnetarë të kualifikuar, të cilët nga Evropa të mund të shkojnë në Afrikë. Përpjekjet e mirëfillta për tërheqjen e këtij personeli kanë nisur vetëm tani në front të gjerë. Është shumë vonë, çdo ditë vlen, çdo ditë e më shumë njerëz infektohen me virusin vdekjeprurës. Këto detyra duhet t’i çojnë përpara shtetet e mëdha në BE, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Spanja. Varja e shpresave tek strukturat dhe orgjitë e koordinimit të BE-së dhe organizatave të tjera jo qeveritare, mund të zgjasin shumë.

BE fillimisht do të emërojë një “të ngarkuar” dhe të mendojë për një mision të vetin civil të BE-së. Por kohë nuk ka më. Ndërkohë ka një koordinim të angazhuar prej komisares së BE-së Georgieva, e cila qysh në mars tërheq vëmendjen për rreziqet e Ebolës. Se përse duhet edhe një nivel tjetër koordinimi në BE, ky mbetet një sekret i ministrave të jashtëm. Ideja e një “trupe të helmetave të bardha”, pra krijimi i një grupi nga Evropa me luftëtarë të epidemisë në gatishmëri, është mirë, por në krizën aktuale ai nuk mund të ndihmojë. Këta “helmet-bardhë” janë menduar për epidemitë e ardhshme. Për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Ebolës së tmerrshme, duhet të krijohen dhe të pajisen sistemet e shëndetësisë në shtetet e prekura. Veç kësaj duhet intensifikuar puna sqaruese me popullsinë në Afrikën Perëndimore. Kjo do të kërkojë vite dhe duhet të jetë një detyrë e rëndësishme për politikën e zhvillimit të BE-së. Qëndrimi indiferent ndaj epidemisë është i dëmshëm, sepse shumë shpejt ajo mund të prekë këdo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency