Standard.al

Ndryshimi për pagesat/ Rregullat e reja për kontratat e shitjes së pronave dhe shërbimet

kredi shtepiNdryshojnë rregullat për kontratat e përdorimit me afat, të produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit. Vendimi më i fundit i qeverisë përcakton disa kritere shtesë për lidhjen e kontrata, duke i dhënë më shumë rëndësi informacionit. “Në llogaritjen e kohëzgjatjes së një kontrate të përdorimit me afat apo të produktit të pushimit afatgjatë do të merret në konsideratë çdo dispozitë e kontratës që mundëson rinovimin apo shtyrjen/zgjatjen e nënkuptuar. Nëse konsumatori është rezident në Republikën e Shqipërisë, kontrata hartohet në gjuhën shqipe. Nëse konsumatori ka kombësi tjetër, gjuha e përdorur në kontratë zgjidhet sipas preferencës së konsumatorit, me kusht që kjo gjuhë të jetë gjuhë zyrtare e BE-së. Në rastin e kontratës së përdorimit me afat për një pronë/pasuri specifike të paluajtshme, e cila gjendet në territorin e një vendi tjetër, tregtari i siguron konsumatorit një përkthim të certifikuar të kontratës në gjuhën e vendit ku gjendet prona/pasuria, me kusht që kjo gjuhë të jetë gjuhë zyrtare e BE-së”, – përcakton vendimi i qeverisë. Ndryshimet në kontratën e përdorimit me afat, të produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit do t’i komunikohen konsumatorit përpara lidhjes së kontratës në letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm lehtësisht të arritshëm dhe të disponueshëm prej tij.

 

Kontratat

Tregtari, përpara lidhjes së kontratës, në mënyrë të qartë njofton konsumatorin për ekzistencën e së drejtës së heqjes dorë nga kontrata, kohëzgjatjen e periudhës së heqjes dorë dhe ndalimin e parapagesave gjatë periudhës së heqjes dorë nga kontrata. Konsumatori në momentin e lidhjes së kontratës merr një ose disa kopje së saj. Në kontratë parashikohet edhe numri i kopjeve. Periudha e heqjes dorë nga kontrata e përdorimit me afat, e produktit të pushimit afatgjatë, rishitjes apo shkëmbimit përfundon sipas rastit:

– pas një viti e 14 ditësh në rast se tregtari nuk ka plotësuar formularin e veçantë standard të heqjes dorë nga kontrata dhe nuk ia ka siguruar atë konsumatorit me shkrim, në letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm

– pas tre muajsh e 14 ditësh në rast se tregtari nuk i ka siguruar konsumatorit me shkrim, në letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm, informacionin e përcaktuar të këtij vendimi, përfshirë formularin standard. Në rast se tregtari plotëson formularin e veçantë standard për heqjen dorë nga kontrata dhe ia siguron atë konsumatorit me shkrim, në letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm, brenda një viti nga dita e përcaktuar, periudha e heqjes dorë nga kontrata fillon nga data kur konsumatori merr formulari.

Në rast se kontrata e shkëmbimit i ofrohet konsumatorit bashkërisht dhe në të njëjtën kohë me kontratën e përdorimit me afat, vetëm një periudhë e heqjes dorë nga kontrata zbatohet për të dyja llojet e kontratave. Në rastin kur konsumatori ka qëllim të ushtrojë të drejtën e tij të heqjes dorë nga kontrata, konsumatori njofton tregtarin me letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm për vendimin e tij, përpara përfundimit të periudhës së heqjes dorë nga kontrata. Ushtrimi nga ana e konsumatorit i së drejtës së heqjes dorë nga kontrata i jep fund detyrimit të palëve për përmbushjen e kontratës. Në rastin kur konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata, konsumatori nuk ngarkohet me asnjë kosto dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për çfarëdo vlere që i korrespondon shërbimit, i cili mund të jetë kryer përpara heqjes dorë.

 

Pagesat

Në kontratat e përdorimit me afat, produktit të pushimit afatgjatë dhe atyre me shkëmbim është e ndaluar kryerja nga konsumatori e çdo parapagese, sigurim i garancive, rezervim parash në llogari, njohje e qartë/e shprehur e borxhit apo çdo pagesë/shpërblim tjetër për tregtarin apo një palë tjetër, përpara përfundimit të periudhës së heqjes dorë. Në kontratat e rishitjes është e ndaluar që tregtari ose një palë e tretë të kërkojë apo të marrë nga konsumatori çdo parapagesë, dhënie garancie, rezervim të parave në llogari, njohje të shprehur të borxhit apo çdo pagesë/shpërblim tjetër për tregtarin, përpara shitjes faktike apo përpara përfundimit të kontratës së rishitjes. Për kontratat e produktit të pushimit afatgjatë, pagesa bëhet me këste në përputhje me një kalendar pagesash. Çdo pagesë e çmimit të specifikuar në kontratë, e ndryshme nga parashikimi i këtij kalendari, është e ndaluar. Pagesat, përfshirë çdo tarifë anëtarësimi, do të ndahen në këste vjetore, ku secili këst ka të njëjtën vlerë. Tregtari i dërgon konsumatorit një kërkesë me shkrim për pagesën, me letër ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm, të paktën katërmbëdhjetë ditë kalendarike përpara çdo date të caktuar. Duke nisur nga kësti i dytë e në vijim, konsumatori mund ta përfundojë kontratën pa penalizim, përmes një njoftimi që i bën tregtarit, brenda katërmbëdhjetë ditëve nga data e marrjes së kërkesës së pagesës për çdo këst. Kjo e drejtë nuk ndikon te të drejtat për përfundimin e kontratës, sipas legjislacionit në fuqi. Në rastin kur konsumatori ushtron të drejtën e heqjes dorë nga kontrata e përdorimit me afat apo produktit të pushimit afatgjatë, çdo kontratë shkëmbimi që lidhet me të apo çdo kontratë tjetër ndihmëse konsiderohet automatikisht e përfunduar, pa asnjë kosto për konsumatorin.

 

Informacion mbi të drejtat e përftuara

Kushtet që përcaktojnë ushtrimin e së drejtës që është objekt i kontratës dhe informacion në lidhje me faktin nëse kushtet janë përmbushur apo jo, dhe në rast se nuk janë përmbushur, cilat kushte mbeten për t’u përmbushur. Rastin kur kontrata parashikon të drejta për strehim/akomodim, të përzgjedhur nga një sërë akomodimesh, informacion mbi kufizimet e aftësisë së konsumatorit për të përdorur në çdo kohë akomodimin nga kjo seri akomodimesh.

 

Informacion mbi pasuritë

Në rastet kur kontrata ka të bëjë me një pasuri specifike të paluajtshme, një përshkrim të saktë dhe të hollësishëm të asaj prone dhe vendndodhjes së saj; në rastin kur kontrata ka të bëjë me një numër pronash (multi-resort), një përshkrim të përshtatshëm të pasurive dhe vendndodhjes së tyre; në rastin kur kontrata ka të bëjë me akomodim, përveç pasurisë së paluajtshme, një përshkrim të përshtatshëm të akomodimit dhe komoditeteve. Shërbimet (si p.sh. energjia elektrike, uji, mirëmbajtja, mbledhja e mbeturinave), ndaj të cilave konsumatori ka apo do të ketë akses dhe sipas cilave kushteve. Sipas rastit kur është e zbatueshme, komoditetet e përbashkëta, si p.sh. pishina, sauna etj., ndaj të cilave konsumatori ka ose mund të ketë akses dhe sipas cilave kushte.

 

 Kërkesa shtesë për akomodimin/strehimin në ndërtim/të pa përfunduar

Gjendja e përfunduar e akomodimit/strehimit dhe shërbimeve që e bëjnë atë plotësisht funksionale (energji elektrike, ujë, lidhje telefonike dhe gaz) dhe çdo komoditet tjetër ku do të ketë akses konsumatori. Afati për përfundimin e strehimit /akomodimit dhe shërbimeve që do ta bëjnë atë plotësisht funksionale (energji elektrike, ujë, lidhje telefonike dhe gaz) dhe një afat i arsyeshëm për përfundimin e çdo komoditeti, në të cilin do të ketë akses konsumatori/ Numri i lejes së ndërtimit dhe emri dhe adresa e plotë e autoritetit apo autoriteteve kompetente;

Garancia në lidhje me përfundimin e akomodimit/strehimit ose një garanci në lidhje me rimbursimin e çdo pagese që bëhet nëse akomodimi/strehimi nuk përfundohet dhe kushtet që përcaktojnë funksionimin e këtyre garancive, në rastin kur është e përshtatshme.

 

Informacion mbi kostot

Një përshkrim i saktë dhe i përshtatshëm i të gjitha kostove që lidhen me kontratën e përdorimit me afat; mënyra sesi këto kosto do t’i caktohen konsumatorit dhe sesi dhe kur mund të rriten këto kosto; metoda për përllogaritjen e shumës së detyrimeve që lidhen me zotërimin e pronës, pagesat e detyrueshme ligjore (si p.sh. taksat dhe tarifat) dhe shpenzimet administrative (si p.sh. menaxhimi, mirëmbajtja dhe riparimet). Në rastin kur është e zbatueshme, informacion mbi faktin nëse ka ndonjë detyrim, hipoteke, barrë, apo ndonjë pengesë tjetër si garanci pagese e regjistruar, në lidhje me të drejtën e akomodimit/ strehimit.

 

Informacion mbi zgjidhjen e kontratës

Informacion, në rast së është e përshtatshme, mbi marrëveshjet/masat për zgjidhjen e kontratave ndihmëse dhe pasojat e kësaj zgjidhjeje. Kushtet e zgjidhjes së kontratës, pasojat e zgjidhjes dhe informacioni mbi çdo detyrim të konsumatorit mbi kostot që mund të lindin nga kjo zgjidhje.

 

 Informacion shtesë

Informacion mbi mënyrën sesi bëhet mirëmbajtja dhe riparimet e pronës, dhe si funksionon administrimi dhe menaxhimi i saj, duke përfshirë edhe faktin, nëse dhe si konsumatorët mund të ndikojnë dhe të marrin pjesë në vendimmarrje në lidhje me këto çështje. Informacion mbi faktin nëse është e mundur apo jo pjesëmarrja në një sistem për rishitjen e të drejtave kontraktuale. Informacion në lidhje me sistemin përkatës dhe të dhëna mbi kostot që lidhen me rishitjen përmes këtij sistemi. Informacion mbi gjuhën/gjuhët, për komunikim me tregtarin në lidhje me kontratën, si p.sh. në lidhje me vendimet për menaxhimin, rritjen e kostove dhe trajtimin e pyetjeve dhe ankesave. Mundësia për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë gjykatës, në rastin kur është zbatueshme.

 

Formulari standard i informacionit për kontratat e rishitjes

 Pjesa 1

Identiteti, vendbanimi dhe statusi juridik i tregtarit(ëve) që do të jenë pjesë e kontratës

Një përshkrim i shkurtër i shërbimeve (si p.sh. marketingu)

Kohëzgjatja e kontratës

Çmimi që do të paguhet nga konsumatori për përfitimin e shërbimeve

Një përshkrim i kostove të detyrueshme shtesë, që janë pjesë e kontratës; lloji i kostove dhe të dhëna për shumat (si p.sh. taksa lokale, tarifa të noterit, kosto publiciteti)

A ka nënshkruar tregtari një kod etik dhe në rast se “po” ku mund të gjendet ai?

 

Pjesa 2, informacion i përgjithshëm

Konsumatori ka të drejtën e heqjes dorë nga kontrata, pa dhënë arsye, brenda 14 ditëve kalendarike nga dita e lidhjes së kontratës ose çdo kontrate paraprake detyruese, apo nga marrja e këtyre kontratave, në rast se kjo ka ndodh më vonë.

Gjatë kësaj periudhe të heqjes dorë nga kontrata ndalohet çdo parapagese nga ana e konsumatorit. Ndalimi ka të bëjë me çdo lloj shpërblimi, duke përfshirë pagesën, dhënien e garancive, rezervim parash në llogari, njohjen e shprehur të borxhit etj. Këtu përfshihet jo vetëm pagesa për tregtarin, por edhe për palët e treta.

Konsumatori nuk përballet me asnjë kosto apo detyrim, përveç atyre të specifikuara në kontratë.

Në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar të së drejtës private, kontrata mund të zbatojë një ligj të ndryshëm nga ai shqiptar, që mund të jetë ligj i një shteti anëtar të BE-së, ose i një shteti tjetër. Në rastet e mosmarrëveshjeve të mundshme, konsumatori mund t’u drejtohet përveç gjykatave të shtetit shqiptar, ku ai banon apo është rezident, dhe gjykatave të shteteve të tjerë.

 

Pjesa 3, informacion shtesë

Informacionin të cilin konsumatori ka të drejtë ta ketë, si dhe ku ai mund të gjendet (kështu p.sh. në cilin kapitull të një broshure të përgjithshme), në rast se nuk parashikohet më poshtë:

Kushtet e zgjidhjes së kontratës, pasojat e zgjidhjes dhe informacioni mbi çdo detyrim të konsumatorit, mbi kostot që mund të lindin nga kjo zgjidhje;

Informacion mbi gjuhën/gjuhët, për komu-nikim me tregtarin në lidhje me kontratën, si p.sh. në lidhje me vendimet për menaxhimin, rritjen e kostove dhe trajtimin e pyetjeve dhe ankesave;

Mundësia për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë gjyqësorit, në rastin kur është zbatueshme.

Pranim i marrjes së informacionit.

 

Formular standard i informacionit për kontratat e shkëmbimit

 Pjesa 1

Identiteti, vendbanimi dhe statusi juridik i tregtarit që do të jetë palë e kontratës;

Një përshkrim i shkurtër i produktit;

Natyra ekzakte dhe përmbajtja e së drejtës/ drejtave;

Periudha e saktë, brenda së cilës mund të ushtrohet e drejta që është objekt i kontratës dhe nëse është e nevojshme dhe kohëzgjatja e saj;

Data në të cilin konsumatori mund të fillojë ushtrimin e të drejtës kontraktuale;

Çmimi që duhet të paguhet nga konsumatori për tarifat e anëtarësimit në kontratën e shkëmbimi;

Përshkrim i kostove shtesë të detyrueshme të përcaktuara në kontratë; lloji i kostove dhe të dhëna/tregues për shumat (si p.sh. tarifa për rinovim, tarifa të tjera korrente, taksa të posaçme, taksa lokale);

Një përmbledhje të shërbimeve kryesore që janë në dispozicion të konsumatorit;

A janë këto shërbime të përfshira në kostot e sipërpërmendura?

Në rast se “jo”, specifiko çfarë është e përfshirë dhe çfarë është për t’u paguar (lloji i kostove dhe të dhëna/tregues për shumat; si p.sh. një përllogaritje e çmimit për transaksionet individuale të shkëmbimit, duke përfshirë edhe çdo tarifë shtesë);

A ka firmosur tregtari kod etike dhe në rast se “po”, ku mund të gjendet?

 

Pjesa 2, informacion i përgjithshëm

Konsumatori ka të drejtën e heqjes dorë nga kontrata, pa dhënë arsye, brenda 14 ditëve kalendarike nga dita e lidhjes së kontratës ose çdo kontrate paraprake detyruese, apo nga marrja e këtyre kontratave, në rast se kjo ka ndodh më vonë. Në rastin kur kontrata e shkëmbimit ofrohet bashkërisht dhe në të njëjtën kohë me kontratën e përdorimit me afat, zbatohet vetëm një periudhë e vetme e heqjes dorë për të dyja kontratat.

Gjatë kësaj periudhe të heqjes dorë nga kontrata ndalohet çdo parapagese nga ana e konsumatorit. Ndalimi ka të bëjë me çdo lloj shpërblimi, duke përfshirë pagesën, dhënien e garancive, rezervim parash në llogari, njohjen e shprehur të borxhit etj. Këtu përfshihet jo vetëm pagesa për tregtarin, por edhe për palët e treta.

Konsumatori nuk përballet me asnjë kosto apo detyrim, përveç atyre të specifikuara në kontratë.

Në përputhje me jurisprudencën/legjislacionin ndërkombëtar të së drejtës private, kontrata mund të zbatojë një ligj të ndryshëm nga ai shqiptar. Në rastet e mosmarrëveshjeve të mundshme, konsumatori mund t’u drejtohet përveç gjykatave të shtetit shqiptar dhe gjykatave të shteteve të tjerë.

 

Pjesa 3, informacion shtesë

Informacion të cilin konsumatori ka të drejtë ta ketë, si dhe ku ai mund të gjendet (kështu p.sh. në cilin kapitull të një broshure të përgjithshme), në rast se nuk parashikohet më poshtë:

 

Informacion mbi të drejtat e përftuara

Shpjegim mbi mënyrën sesi funksionon sistemi i shkëmbimit; mundësitë dhe modalitetet e shkëmbimit; një e dhënë mbi vlerën që i caktohet konsumatorit të përdorimit me afat, në sistemin e shkëmbimit, dhe disa shembuj të mundësive për shkëmbim;

Të dhëna për numrin e resorteve të disponueshme dhe numrin e anëtarëve të sistemit të shkëmbimit, përfshirë çdo kufizim që lidhet me disponueshmërine e strehimit/akomodimit të posaçëm të zgjedhur nga konsumatori, p.sh. si rrjedhojë e pikut/kulmit të periudhave të kërkesës, nevoja potenciale për të rezervuar shumë kohë përpara dhe të dhëna mbi çdo kufizim që ka lidhje me zgjedhjen që rezulton nga të drejtat e përdorimit me afat të vendosura në sistemin e shkëmbimit nga konsumatori.

 

Informacion mbi pronat/ pasuritë

Në rastet kur kontrata, përveç pasurisë së paluajtshme, ka të bëjë me akomodimin/strehimin, një përshkrim i shkurtër dhe i saktë i pronave dhe vendndodhjes së tyre; përshkrim i saktë i akomodimit/strehimit dhe komoditeteve; një përshkrim se ku konsumatori mund të gjejë informacion shtesë.

 

Informacion mbi kostot

Informacion në lidhje me detyrimin e tregtarit për të dhënë hollësira/detaje përpara se shkëmbimit të jetë fiksuar, për çdo shkëmbim të propozuar, për çdo tarifë shtesë për të cilën konsumatori është përgjegjës, në zbatim të shkëmbimit.

 

Informacion mbi zgjidhjen e kontratës

Informacion, në rast së është e përshtatshme, mbi marrëveshjet/masat për zgjidhjen e kontratave ndihmëse dhe pasojat e kësaj zgjidhjeje;

Kushtet e zgjidhjes së kontratës, pasojat e zgjidhjes dhe informacioni mbi çdo detyrim të konsumatorit, mbi kostot që mund të lindin nga kjo zgjidhje.

 

 

Comments are closed.