Në dashtë Zoti…

0
172

Franz Xaver Winterhalter roman-genre-scene 1831Figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 dhe u nda nga jeta më 20 tetor 1900. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez

 

Naim Frasheri

                           Parajsa

                      (pjesa e parë)

 

O vëllezrë shqipëtarë!

Pa të zëm’ udhën e mbarë,

T’i bijem pas urtësisë

Dhe dritës e diturisë,

Të mos rrimë n’errësirë,

Se nuk është pun’ e mirë.

Neve që qemë njëherë

Në gjithë botët të ndjerë,

Dhe të par’ e të lëvduar,

E të rënd’ e të dëgjuar,

Trima të fort e të mirë,

Të rrimë sot n’errësirë.

. . . . . . . . . . . . .

Ishin trima prindit tanë,

Pa emrë përjetë lanë.

Aleksandr’i Math i ndjerë

Dhe shumë shokë të tjerë,

Q’ishinë me të të parë,

Qenë gjithë shqipëtarë.

Muntnë së pari Greqinë,

Pasdaj muntnë dhe Persinë.

Zunë dhe Hind e Afrikë

Burratë trima pa frikë.

Faqen e dheut e fituan,

Më çdo anë mbretëruan.

Selefqinjtë, Ptolemenjtë,

Gjithë ç’qenë të mbëdhenjtë,

S’qen’ as grekrë as bullgarë,

Ishin burra shqipëtarë.

Kombinë tën e nderuan

Dhe Evropën e shpëtuan

Nga kurt’ i zi i Persisë,

Dh’i dhanë nder Shqipërisë.

Pirrua romanët mundi

E gjithë jetën e tundi.

Kostandin’i Math, q’i thonë,

Dh’ajy ish nga fara jonë.

Gjithë njerëzit e mbarë,

Thua, qenë shqipëtarë.

Shqipëtari ka lëftuar,

Dhe ajy ka mbretëruar.

Aleksandr’ i Math Greqinë

E kishte bërë të tinë,

Me luft’ e kishin marë

Prindit tanë kordhëtarë,

Pa në Thivë njerës lanë,

Thivasit u ngren’ i vranë,

I vranë me të pabesë,

Pas zakonit të Moresë.

Shqipëtarët kordhëtarë

Thivësë i vunë zjarrë!

S’i kursyenë gjë zjarit,

Vetëm shtëpin’ e Pindarit,

Se ish vjershëtor i ndjerë

Dhe i parë mi të tjerë.

Shqipëtarët pas Greqisë

Iu lëshuanë Asisë,

Njeri kurrë nuk i mundi,

As u qëndroi dot gjëkundi,

Gjithë përpara i vunë,

Faqen e dheut gjith’ e zunë.

Burr’ i math i Shqipërisë

Ndënji në fron të Persisë,

E arratisnë Daranë,

Njerëzit e ti e vranë!

Aleksandri dha lirinë,

E shpëtoi nga zgjedh’ Asinë,

I dha nder dhe Shqipërisë,

Mëmës së ti, q’i dha sisë,

Përkujdesi njerëzinë

Dhe pruri qytetërinë,

Bëri udhë e qytetë,

Pru gëzim në gjithë jetë

Edhe sot Aleksandria

Na rrëfen punët e tija.

Evropën e ka shpëtuar

Nga një zgjedh e mallëkuar.

Këto punë shqipëtarët

I bënë, ata të parët,

Ata të parëtë tanë,

Edhe emërë na lanë.

Edhe Pirroja ish burrë,

Që s’ka pasur shokë kurrë.

Ay romasit i mundi,

Italinë tër’ e tundi;

Tekdo që kishte lëftuar,

Botën e kish tëmerruar.

Kështu edhe shumë të tjerë

Shqipëtar’ ishin të ndjerë.

Ishte mëm’ e trimërisë

Edh’ e zonj’ e urtësisë

Shqipëria kurdoherë,

Që nxirte burra të vlerë.

Trima burra të vërtetë

Sa kanë qënë në jetë

Të gjithë ajo i polli,

Trimëria soje dolli.

Qe dhe një koh’ e një ditë,

Që polli dhe perënditë,

I pat pjellë Shqipëria,

Pa u falej njerëzia,

Dhe besoninë qëmoti

Që në Shqipëri rrij zoti,

Vij rremet i njerëzisë,

E i falej Shqipërisë.

Tomori nuk ësht’ i pakë,

Që nxjer dhe sot zë pa flakë,

Se rrininë perënditë

Ndë atë natë e ditë!

Prindit tanë i besonin

Perëndit’ e s’i mërgonin.

Perëndi e trimërisë

Ishte mëm’ e Shqipërisë.

Shqipëtari trim me fletë

Rronte gjithënjë në jetë,

Shigjet’ e ti vrëngëllinte,

Vdekjenë me vet’ e shpinte!

Perëndi e bukurisë

Me shijët të gjithësisë,

Q’ësht’ e bardhë si dëborë

Nuk e lij kurrë Tomorë,

Flinte në shtratthit të artë

Shtat’ i bardhë posi kartë.

Leshërat i kish të arta

Edhe faqezët të zjarta,

Ballë, gushë, krahëruar,

Llërë, pulpë, këmbë, duar,

Prej drite ishinë bërë,

Sikundër dhe trup’ i tërë.

Si dëbor’ e kishte gjinë,

Pa sill nër mënt bukurinë!

Kur kthehej e të shikonte,

Zëmrënë ta përvëlonte.

Zën’ e kishte si bilbili,

Faqetë si trëndafili,

Diellin e urdhëronte,

Në gjit të saj perëndonte,

Në shtratthit të saj e vinte,

Edh’ e mbant’ e nuk e linte,

Tërë natën e pushtonte,

Pa në mëngjest e lëshonte.

Hëna këto duke parë,

Dhe duke tretur e tharë,

Ligej fort shum’ e drobitej,

Kahënitej e venitej,

Se i haj zëmrën nakari,

Që djek i shkreti si zjarri.

Perëndi e bukurisë,

Q’i ip dritë njerëzisë,

Nga gjir’ i saj dritë qitte,

Hënënë e përsëritte,

I ip pjesë bukurie

Edhe shij’ e drit’ e hije.

. . . . . . . . . . . . . . .

 

                  Në dashtë Zoti

 

Nastradini ish qetuar

Dhe po rrij duke mejtuar;

Po përnjëherë u zgjua,

Së shoqes i tha: “O grua,

Nesërë jam për në veshtë,

Se s’kam vatur këtë vjeshtë,

Sindëkur vinja qëmoti.”

Plaka tha: “Në dashtë zoti.”

Nastradini i tha: “Unë

S’e këllas zotnë në punë,

E shoh vetë punën time,

E nuk e vë nër mundime,

Që të doj’ a të mos dojë,

Se nukë më flet me gojë.”

Kështu the, o jetëgjatë!

Papo u ngrite me natë,

More shportat e gomarë,

Po s’të vate udha mbarë!

Për rrush del njeriu i mjerë

E sjell shkarpa shumë herë.

Gjithë bota po punonin

E udhëtë po ndrejtonin.

Nastradinë kur e panë,

E zun’ e më nuk e lanë:

Gjithë ditën gur’ i gjori

Mbajti edhe pagë s’mori.

I këputur, i drobitur,

I lodhur, i kahënitur,

Natën në t’errët u kthye,

Me pluhurë mbi qyrdye!

Erth më der’ e trokëlliti,

E shoqja nga shkalla zbriti,

Tha: “Kush ësht’ aty më derë?”

Pa tha Nastradin’ i mjerë:

“Në dashtë zoti, jam unë,

Që vajç’ e s’bëra dot punë!”

Pa më nesëret një fqinjë,

Q’ish i varfër e pa linjë,

Erth e i kërkoi gomarrë,

Duke thënë ca më parë:

“Jemi pa buk’ e pa ngrënë,

Në mulli drithë kam shpënë,

Gjer më tani është bluar,

Po s’kam kafsh’, o i uruar.”

Nastradini, pa mejtuar,

Tha: “Për dru e kam dërguar,

Ka vaturë që me natë,

I varfëri veshgjatë.”

Ajy tha “e kam dërguar”,

Gomari palli në quar!

Fqinja tha: “Pse më gënjeni,

Të drejtënë s’ma rrëfeni?

Ja se ku pëllet gomari,

Qysh e ka marë druvari!”

Nastradini tha: “S’kam parë

Kshu, të besojnë gomarë!

Me fjalën time s’je nginjur,

Që jam sot plak e i thinjur,

Po dëgjon gomarrë ç’thotë,

Q’është pa mënt e flet kotë.

Njeriu që dëgjon gomarrë,

S’e ka punën mbroth e mbarë.”

Kështu tha, po të vërtetën

E thosh gomari, të shkretën.

 

Dëshira

 

Zot!

Sot

Jam,

Kam,

Shoh,

Njoh,

Rronj,

Shkonj;

Kam gas

Dhe flas

E them

Të kem

Ditë,

Dritë,

Jetë,

Vetë,

Ah, dua,

Që thua,

Të mos vdes,

Po të mbes

Përjetë

Të ketë

Shpirti im

Pa mundim

Shëndenë

Të jenë

Me mua

Sa dua.

Sonte jam gjall’,

E jam mirë,

Po kam dhe mall

E dëshirë,

Zot i vërtetë

I gjithësisë!

Të rronj përjetë

Ndaj njerëzisë!

Ti ke në dorë,

Çdo gjë që të duash;

Nukë je i gjorë,

Arrin që të thuash;

Pa bëhenë gjithë ç’dua,

Po të më dëgjosh mua,

Le të bëhetë thua,

Dhe gjithë janë bërë!

Atë që thua ti vetë,

Zot i math e i vërtetë!

Ajo bënetë në jetë,

Edhe mbaronet’ e tërë!

Ti epi jetë njerëzisë,

Shto e beko dhe bagëtinë,

Se ti je Zot’ i gjithësisë,

Në dorëz’ e ke mirësinë

Njerëzis’ epi jetë të gjatë,

Mundimet fare nga jeta ngreji,

Djepinë shkret’ e lugënë thatë

Mos e shih kurrë, po mbushur leri.

Fal

Dhe ep

Gjithë ç’ke

Nga të mirat,

E të pështirat

Hidhi tutje,

A vari më ndonjë grep,

A mbuloji më ndonjë mal,

E lërë vetëm mirësitë,

Fal edhe dritë e jet’ e ditë

Le të prehet gjithë njerëzija

E të mos ketë kurrë të këqija;

Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë

Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë

Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,

Urdhëri yt, puna jote, Zotth’ i math e i vërtetë,

E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë

Bëj si të duash, ç’të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency