Skema/ Si ndahen në dy kategori Sigurimi shëndetësor, kategoritë që e përfitojnë falas. Masa e kotributeve 3.4%

0
135

sigurimi_shendetesorMasa e kontributit të sigurimit të detyruar shëndetësor është 3,4 % të bazës për llogaritjen e kontributeve për të gjitha kategoritë e mbuluar nga skema

Për të përfituar shërbimet shëndetësore nga skema e sigurimeve shëndetësore, duhet të pajiseni me  dokumentin që j’ua mundëson këtë, që aktualisht është, libreza e shëndetit. Për personat e punësuar apo të vetëpunësuar (fshat, qytet) duhet të paraqiten: Libreza e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, mjet identifikimi (pasaportë ose çertifikatë) dhe rekomandimi i mjekut. Për kategoritë joaktivë duhet të paraqitet vërtetimi i kategorisë përkatëse si psh:  Libreza e pensionit për pensionistët.  Vërtetim i lëshuar nga zyra e punës dhe përkrahjes sociale për të papunët dhe personat që trajtohen me  ndihmë ekonomike.  Vërtetim KMCAP për personat me aftësi të kufizuar.  Vërtetim i konsultorit Nëna dhe Fëmija për nënat me leje lindje.  Vërtetim i repartit ushtarak për ushtarët.  Çertifikatë lindjeje, vërtetim i shkollës për fëmijët, nxënësit dhe studentet me shkëputje nga puna.  Vërtetim i invaliditetit për invalidët e plotë, jo të plotë, të luftës.  Statusi përkatës për veteranët, jetimët, të verbrit.  Në të gjitha rastet e mësipërme është i nevojshëm edhe mjeti i identifikimit (pasaportë ose çertifikatë) si dhe  rekomandimi i mjekut për pajisjen me librezë shëndeti.   Libreza e shëndetit shpërndahet nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Në Tiranë mund  të pajiseni me librezë shëndetësore pranë Poliklinikave, ndërsa në rrethe pranë DRSKSH-ve përkatëse.

 

Sigurimi Shëndetsor

Duke synuar realizimin e një mbulimi universal të popullatës, ligji bën ndarjen e të siguruarve në dy kategori të  mëdha: persona ekonomikisht aktivë dhe persona ekonomikisht joaktive, ku gjejmë nëndarje sipas veçorive  ekonomike e sociale të seicilit grupim. Të dy kategoritë janë të siguruara në skemën e sigurimeve  shëndetesore, me ndryshimin e vetëm që kategoria e parë paguan vetë kontributet , ndërsa për kategorin e dytë  do të paguaje buxheti i shtetit.  Kategoria e popullsisë joaktive është trajtuar me kujdes në menyre që të jetë gjithëperfshirëse për të  gjitha shtresat në pamundesi ekonomike: Personat që përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ose pagesën për aftësinë e kufizuar në përputhje me legjislacionin përkatës. Personat e regjistruar si të papunë-punëkërkues në Shërbimin Kombëtar të Punësimit. Shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë. Fëmijët nën moshën 18 vjeç. Nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ardhura nga veprimtari ekonomike. Kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta si te verberit, jetimet etj.

 

Kontributete

Personat që nuk përfshihen në kategorine e parë dhe të dytë, për shkaqe të ndryshme, kanë të drejtë të  bashkohen vullnetarisht me skemën e detyrueshme. Në këtë kategori mund të jenë personat që jetojnë me të  ardhurat që vijnë nga emigrimi, ose shtepiaket që nuk kanë zgjedhur të punojnë, studentët shqiptarë jashtë  shtetit për kohën që kalojnë në Shqipëri etj. Personat e siguruar vullnetarisht kanë të njejtat të drejta dhe  detyrime si personat subjekte te esigurimit të detyruar nëse përmbushin kushtin e periudhës pritëse 6 mujore nga data e regjistrimit dhe derdhjes së kontributit deri në datën e lindjes së të drejtës për të përfituar. Modalitetet e ketij sigurimi parashikohen ne rregulloren dhe kontratat vullnetare te sigurimit shendetesor të cilat miratohen nga Keshilli administrativ i Fondit, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm. Për hëre të parë në këtë ligj është parashikuar realizimi i regjistrit te personave te siguruar identifikimi i tyre, pajisja e tyre me numrin e sigurimit. Gjithashtu është parashikuar ndërtimi i regjistrit të dhënësëve të sherbimit shendetesor. Ligji nderton një sistem raportimi që identifikon numrin e popullsisë ekonomikisht jo aktive, dhe përcakton saktësisht masën e kontributit që shteti duhet të paguajë për ta duke iu referuar pagës minimale të percaktuar nga Keshilli i Ministrave. Masa e kontributit të sigurimit të detyruar shëndetësor është 3,4 % të bazës për llogaritjen e kontributeve për të gjitha kategoritë e mbuluar nga skema. Për të punësuarit, kontributet paguhen në masën 50% nga punëdhënësi dhe në masën 50% nga i punësuari.Ligji nuk ka sjell ndryshime në masën e kontributit nderkohë që synon unifikimin e bazës mbi të cilin llogariten sigurimet për kategoritë e personave ekonomikisht joaktivë, për të vetpunësuarit dhe për sigurimin vullnetar. Baza për llogaritjen e kontributit për keto kategori është mesatarja mes pagës minimale dhe maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve.

 

 Në sheshin “Nënë Tereza”/ “Maratonës së Jetës”, qindra gra i bashkohen marshimit

Qindra pjesëmarrës iu bashkuan dje “Maratonës së Jetës”, aktivitet i cili u zhvillua në kryeqytet nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek Kodrat e Liqenit. Aktiviteti kishte si qëllim sensibilizimin dhe mbështetjen ndaj të gjitha grave dhe nënave shqiptare, me qëllim kryerjen e kontrolleve parandaluese për të fituar betejën ndaj kancerit të gjirit.  Në cilësinë e nënkryetares të Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi inkurajoi të gjitha gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle periodike. Xhindi theksoi faktin se Bashkia e Tiranës ka qenë në krye të fushatës së ndërgjegjësimit për luftën ndaj kësaj sëmundjeje.   Ky shesh që mban emrin e Nënë Terezës ndrin përherë e sot më shumë, në ditën e shenjtërimit të saj. “Jeta është një mundësi, – thoshte ajo,  ndaj duhet të përfitojmë e ta jetojmë atë të plotë,  ndonjëherë edhe duke luftuar për të. Çdo vit, shumë gra që i duam shumë u duhet të luftojnë me kancerin e gjirit, nëna, motra, kushërira,  mike, shoqe e të njohura. Ne, sot marshojmë për to dhe për një të ardhme ku kanceri i gjirit nuk mund të na i marrë ato. Ky marshim është një akt dhe një mundësi për të treguar dhe vepruar bashkë, burra e gra!  Të inspiruar nga ky vizion, Bashkia e Tiranës gjatë gjithë muajit ka qenë në krye të fushatës së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ka ofruar për gratë në pamundësi ekonomike dhe ka shumë të tilla në Tiranë e Shqipëri, në këto ditë krize ekonomike ekzaminime falas, në bashkëpunim me organizata e spitale private. Ne e dimë që kjo sëmundje kërkon ekzaminime të kujdesshme dhe të shtrenjta, ndaj u gjendemi pranë me kujdes e dashuri qytetarëve të Tiranës.   Do ta mbyll me një tjetër thënie tjetër të Nënë Terezës: “aty ku ka shumë dashuri, aty përherë mrekullia bën vend”. – u shpreh nënkryetarja e Bashkisë.

 

Sëmundja/ “New York Times”: Ebola u shpik nga SHBA

Nga Afrika Perëndimore, në pak muaj, virusi Ebola është përhapur në Europë e ka mbërritur deri në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Duke ngritur edhe një alarm të përkohëshëm për vendin tonë pas dyshimeve për një të sëmurë anglez në Maqedoninë fqinje. Më shumë se 4500 vetë duket se kanë humbur jetën deri tani nga virusi që sipas shpejgimeve të ekspertëve të mjekësisë, ka ardhur nga lakuriqët e natës dheë është përcjellë te njeriu pas kontakteve me gjakun e kafshëve të infektuara. Me përhapjen e virusit ka nisur sigurisht edhe një epidemi tjetër: ajo e teorive konspirative për prejardhjen e tij! Në fakt, Ebola është nxitsja klasike e këtyre teorive: një vrasës i heshtur që futet pa u kuptuar në trupin e njeriut dhe qendron i fshehtë për javë të tëra para se të godasë. Prestigjozja amerikane “The Neë York Times” ka renditur disa prej këtyre teorive, të cilat, sipas saj, kanë kaluar cakun e internetit dhe kannë zënë vend edhe në mediat më serioze amerikane. Një teori është e botuar që në shtator në një gazetë liberiane, e cila e konsideron Ebolën jo si një katastrofë mjekësore, por si një armë biologjike e ndërtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ulur numrin e popullsisë në botë. Nuk kaloi shumë dhe akuza të tjera u hodhën në drejtim të Qendrës Federale për Kontrollin e Sëmundjeve, me pretendimin se ajo kishte patentuar virusin dhe po përgatitej që të fitonte miliona nga bashkëpunimi me kompanitë farmaceutike që do të krijonin ilaçin. Ndërsa raportimet e teorisë klasike të Rendit të Ri Botëror që e ka përhapur virusin me qëllim krijimin e panikut për të çuar botën drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme tashmë është konsumuar. Sipas “The Neë York Times”-it ajo që habit është se figura të shquara amerikane të krahut konservator po i mbështesin herë pas here këto teori. Analistët politikë, Rash Limbau dhe Laura Ingraham, kanë arritur deri aty se kanë akuzuar Presidentin Barak Obama se po dërgon trupat amerikane në Afrikë, duke rrezikuar jetët e tyre, nga ndjenja e fajit për skllavërinë dhe kolonizimin e kontinentit. Teoritë konspirative kanë ecur gjithnjë paralel me ngjarjet, duke ofruar shpjegime të asaj që ndodh pas kuintave. Por për profesorin e Syracuse University në Nju Jork, Majkëll Barkun, nuk duhet të provohet që këto teori janë të vërteta për të kuptuar se ato pasqyrojnë frikën e vërtetë të shoqërisë. Ndërsa sipas profesorit të Universitetit të Floridas, Mark Fenster, edhe pse teoria që industria farmaceutike po komploton për të fituar miliona mund të duket si fabula e një thriller, ajo vërteton problemet reale që ka shërbimi shëndetësor në SHBA, ndërkohë që njerëzit ndihen të pafuqishëm përballë qeverisë dhe kanë tendencën të besojnë ato që thuhen kundër saj.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency