Shkollat/ Mësuesit, pikët që u duhen për të fituar vendin e punës

0
156

Vendet e shpallura të lira në fillim u ofrohen mësuesve të të njëjtit profil dhe nivel, brenda së njëjtës njësi arsimore vendore

teacher Ata kandidatë që do të aplikojnë për një vend pune si mësues, do të duhet të kenë një dosje të pasur me kualifikime për të filluar punë. Me ndryshimet më të fundit të Ministrisë së Arsimit në ligjin për punësimin e mësuesve, do të jetë një komision i veçantë që do të shqyrtojë dosjet e çdo kandidati. “Shpallja e vendit të lirë dhe lëvizja paralele për mësues në institucionin publik të arsimit parauniversitar. Drejtori i institucionit publik të arsimit parauniversitar, brenda 2 ditëve nga dita kur vendi i një mësuesi lirohet, shpall vendin e lirë të punës. Shpallja i dërgohet fillimisht DAR/ZA-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet institucioni arsimor për njoftimin e kërkuesve për lëvizje paralele. Afati i njoftimit dhe dorëzimit të dokumentacionit për lëvizje paralele, nuk mund të jetë më shumë se 10 ditë. Vendet e shpallura të lira në fillim u ofrohen mësuesve të të njëjtit profil dhe nivel, brenda së njëjtës njësi arsimore vendore (DAR)”, – thuhet në udhëzimin më të fundit të MAS. Kërkesat për lëvizje paralele dhe dokumentacioni përkatës i paraqiten drejtorisë së institucionit publik të arsimit parauniversitar, ku është vendi i lirë i punës. Drejtoria e institucionit publik të arsimit parauniversitar, mbi bazën e kërkesave të paraqitura, ngre komisionin për shqyrtimin e kërkesave për lëvizje paralele të mësuesve nga një institucion arsimor në një tjetër, për të njëjtin profil dhe nivel dhe brenda së njëjtës njësi arsimore vendore (DAR). Komisioni shqyrton kërkesat për lëvizje paralele brenda 3 ditëve.

 

Pikët

Mbi bazën e pikëve të grumbulluara, komisioni liston kandidatët dhe ia paraqet drejtorit të institucionit arsimor për emërimin e mësuesit me më shumë pikë të grumbulluara. Në rast se nuk ka kërkesa për lëvizje paralele, për institucionin arsimor ku është shpallur vendi i lirë i punës, për profilin/nivelin përkatës brenda 2 ditëve nga përfundimi i afatit 10-ditor për paraqitjen e dokumentacionit, drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar, në bashkëpunim me DAR/ZA, shpallin vendin e lirë për konkurrim për kandidatë jashtë sistemit arsimor, në një mjedis publik të shkollës përkatëse ambientet e DAR/ZA dhe në faqet e internetit. Afati i njoftimit dhe dorëzimit të dokumentacionit për konkurrim nuk mund të jetë më shumë se 10 ditë.

 

Paketa e aplikimit

CV dhe kopje të dëshmive apo dokumente që vërtetojnë pohimet në CV. Tabelën e të dhënave për aplikant. Raportin mjekoligjor. Dëshminë e masave disiplinore në fuqi në ngarkim të tij (Nëse nuk ka, e deklaron me shkrim që nuk ka). Dëshminë e penalitetit, të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Aplikantët që nuk pranohen, njoftohen me shpallje në mjediset e institucionit arsimor. Aplikantët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimit brenda ditës pranë drejtuesit të DAR/ZA sipas juridiksionit të institucionit arsimor parauniversitar, i cili shqyrton ankimin.

 

Dosja e aplikimit

Arsimi

Diploma (diplomat) e shkollës së lartë. Licenca pas kalimit me sukses të Provimit të Shtetit (nëse i takon marrja e licencës)

 

Kualifikimi

Kategoria e kualifikimit si mësues dhe vlerësimi i kualifikimit (nëse ka pasur vlerësim)

 

Nota mesatare

Nota mesatare në shkollën e lartë (e rrumbullakosur në numër të plotë)

Certifikata për drejtimin e arsimit ose certifikata për aspekte të tjera arsimore

Certifikatat mund të jenë marrë brenda ose jashtë vendit. Ndër certifikatat e marra brenda vendit, vendosen vetëm ato që dëshmojnë marrjen e krediteve.

 

Punësimi

Renditen, njëra pas tjetrës, të gjitha punësimet, duke filluar nga e tanishmja deri te punësimi i parë. Për çdo punësim shkruhet:

– Viti i fillimit dhe i mbarimit të tij;

– Titulli i vendit të punës (mësues i matematikës në arsimin bazë, mësues i fillores, nëndrejtor, drejtor shkolle, inspektor etj.);

– Adresa e vendit të punës (shkolla e mesme “Kristoforidhi”, Elbasan; Inspektor, DAR Elbasan.)

P.sh.:

1997-2000 Inspektor, DAR Elbasan

1990-1997 Drejtor, shkolla e arsimit bazë “Naim Frashëri”, Elbasan

1990 – 1997 Mësues, shkolla e mesme “Kristoforidhi”, Elbasan

 

Botimet

Përmenden vetëm botime të cilat kanë të bëjnë me arsimin duke filluar nga 1 janar 1992. Për çdo botim shkruhet emri e mbiemri i bashkautorëve (nëse ka), titulli i botimit, institucioni botues dhe viti i botimit.

 

 Pikët për kandidatët

Kriteri Përvojë punë Shkallë kualifikimi Aftësi të veçanta, gjuhë të huaja Intervista me gojë
Pikët 10 12 8 10

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency